• Banner

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi.

230,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 12 rregulla për jetën (kopertinë e trashë)

Origjinali: 12 rules about life

Gjinia: Udhërrëfyes praktik

Autori: Jordan B. Peterson

Shqipëroi: Atena Bishka

Shtëpia botuese: Minerva

Viti: 2021

Fq. 480

Pesha: 0.835 kg

ISBN: 978-9928-265-37-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në vitin 2017 dr. Jordan B. Peterson u bë njëri prej mendimtarëve publikë më popullorë në botë, dekada pasi u kishte shërbyer klientëve të tij si psikolog klinik dhe kishte frymëzuar studentët e tij si profesor i dëgjuar në Universitetin e Harvardit dhe atë të Torontos. Leksionet e tij në YouTube që ravijëzojnë lidhjet e thella midis neuroshkencës, psikologjisë dhe rrëfenjave më të vjetra të njerëzimit tërheqin mbi njëqind milionë shikues prej mbarë botës, ashtu siç bëjnë edhe kumtet e tij sa të prera aq edhe të nuancuara për përgjegjësinë personale dhe kuptimin që ajo i dhuron jetës. Në një kohë ndryshimesh të papara, kur strukturat familjare vijnë e shkërmoqen, edukimi degjeneron në indoktrinim dhe shoqëria politike polarizohet rrezikshëm, 12 rregulla për jetën ofron një antidot: të vërtetën – atë të vërtetë tejet të moçme, që u ndih problemeve moderne të jetës.

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi. Peterson-i diskuton këtu për disiplinën, guximin dhe domosdoshmërinë e të menduarit të kthjellët e të sinqertë, duke i distiluar ashtu zbulimet e shkencës dhe kumtet e miteve të mëdha të botës në dymbëdhjetë udhëzime të thella, që të rrëfejnë si të jetosh për së mbari brenda rregullit dhe kaosit të jetëve tona.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265371
ean13
9789928265371
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Minerva

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Shkolla e jetës, Bruno Shimlesha

Juve jeni personi i vetëm i kualifikuar për mbajtjen e frerëve të jetës suaj! Kjo shkollë ka programin më ambicioz të mundshëm dhe synimin më madhor – ajo synon që t’ju mësojë si ta përjetoni vetveten! Si të jetoni vërtetë, dhe jo vetëm të mbijetoni.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Arti i oratorisë, Dale Carnegie

Gjithashtu do të mësoni kur dhe si ta përdorni humorin dhe si ta mbyllni fjalën duke u siguruar që ta keni shtjelluar idenë dhe se këto ide do të mbahen mend dhe do të vihen në jetë.ve të ishte edhe epoka e grave?

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2223

Botuesi: Elta BS

Hajeni këtë bretkosë, Brian Tracy

Brian Tracy është orator profesionist, trajnues dhe konsulent, si dhe është kryetari i firmës "Brian Tracy International", një kompani trajnimi dhe konsulence me bazë në Solana Beach, Kaliforni. Sot, programet dhe seminaret e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të botës dhe përdoren në 52 vende.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Të fitosh në çdo negociatë, Chris Voss, Tahl Raz

Libri 'Të fitosh në çdo negociatë' ju fut brenda botës së tij të negociatave të nivelit të lartë, duke përshfaqur nëntë parime themelore që e ndihmuan Voss-in dhe kolegët e tij t’ia dilnin mbanë pikërisht kur kjo kishte më shumë rëndësi: kur luhej me jetët e njerëzve.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kush do të qajë kur të vdesësh?, Robin Sharma

I gëzohem jetës për atë që është. Jeta nuk është qiri i shkurtër për mua. Ajo është një lloj pishtari i shndritshëm, që unë duhet ta mbaj për momentin në dorë dhe dua që të ndriçojë sa më fort që të mundet, përpara se t’ua kaloj brezave të ardhshëm.

Çmimi 92,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Bon Ton, Olesia Leço

Në një shoqëri ku marrëdhëniet, të cilitdo lloj qofshin ato, normat i kanë si rregullator të tyre, etiketa si një kod sjelljeje, mund të konsiderohet si vlerë e veçantë dhe e domosdoshme. Një vlerë, e cila vjen si një përsosje e këtyre normave në formën më të hollë dhe elegante.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Rregulloni krevatin, William H. McRaven

Nëse rregulloni krevatin çdo mëngjes, keni kryer detyrën e parë të ditës. Ky veprim ju jep një ndjesi të vogël krenarie dhe ju inkurajon të realizoni më pas edhe një detyrë tjetër, pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Në fund të ditës, detyra e parë e përfunduar, bëhet një seri detyrash të përfunduara.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)