12 rregulla për jetën,  Jordan B. Peterson
  • 12 rregulla për jetën,  Jordan B. Peterson

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Minerva

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi.

17,00 GBP
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: 12 rregulla për jetën (kopertinë e trashë)

Origjinali: 12 rules about life

Gjinia: Udhërrëfyes praktik

Autori: Jordan B. Peterson

Shqipëroi: Atena Bishka

Shtëpia botuese: Minerva

Viti: 2021

Fq. 480

Pesha: 0.835 kg

ISBN: 978-9928-265-37-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në vitin 2017 dr. Jordan B. Peterson u bë njëri prej mendimtarëve publikë më popullorë në botë, dekada pasi u kishte shërbyer klientëve të tij si psikolog klinik dhe kishte frymëzuar studentët e tij si profesor i dëgjuar në Universitetin e Harvardit dhe atë të Torontos. Leksionet e tij në YouTube që ravijëzojnë lidhjet e thella midis neuroshkencës, psikologjisë dhe rrëfenjave më të vjetra të njerëzimit tërheqin mbi njëqind milionë shikues prej mbarë botës, ashtu siç bëjnë edhe kumtet e tij sa të prera aq edhe të nuancuara për përgjegjësinë personale dhe kuptimin që ajo i dhuron jetës. Në një kohë ndryshimesh të papara, kur strukturat familjare vijnë e shkërmoqen, edukimi degjeneron në indoktrinim dhe shoqëria politike polarizohet rrezikshëm, 12 rregulla për jetën ofron një antidot: të vërtetën – atë të vërtetë tejet të moçme, që u ndih problemeve moderne të jetës.

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi. Peterson-i diskuton këtu për disiplinën, guximin dhe domosdoshmërinë e të menduarit të kthjellët e të sinqertë, duke i distiluar ashtu zbulimet e shkencës dhe kumtet e miteve të mëdha të botës në dymbëdhjetë udhëzime të thella, që të rrëfejnë si të jetosh për së mbari brenda rregullit dhe kaosit të jetëve tona.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265371
ean13
9789928265371
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2848

Botuesi: Onufri

Nje vit drejt pasurimit, Napoleon Hill

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur.
5,95 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Për miqësinë, Ciceroni

Marcus Tullius Cicero, lindi më 3 janar të vitit 106 p.e.s dhe vdiq më 7 dhjetor të vitit 43 p.e.s. Ishte historian, filozof, politikan, orator dhe teoricien i Romës antike i lindur pranë Arpinos. Studioi në Romë për drejtësi dhe retorikë. Njohuritë e tij në artin e oratorisë dhe të filozofisë i plotësoi veçanërisht pas një udhëtimi që kishte bërë në...
6,80 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Humb në peshë tani, mënyra e lehtë, Allen Carr

Me anë të kësaj metode ju: Hani nga ushqimet tuaja të preferuara sa të doni, kur të doni dhe sa herë të doni dhe do të keni peshën e duhur, pa mbajtur dietë, pa u ushtruar në palestër, pa përdorur forcën e vullnetit dhe pa u ndier të privuar.
10,20 GBP
More

Botuesi: Minerva

E shoh çfarë po mendon, Joe Navarro, Marvin Karlins

Nëse doni të rrisni në kulm inteligjencën tuaj joverbale, atëherë lexoni këtë libër. Joe Navarro, një ish-agjent i kundërzbulimit në FBI dhe një ekspert i mirënjohur për sjelljen joverbale, shpjegon se si të lexoni shpejt njerëzit.
10,20 GBP
More

Botuesi: Onufri

Libri i Vogël i Hygge, Meik Wiking

Shpesh thuhet se Danimarka është shteti më i lumtur në botë. Dhe kjo vjen prej një gjëje: hygge. Hygge është përkufizuar në disa mënyra, që nga "arti i krijimit të intimitetit", "rehatia e shpirtit" dhe "mungesa e mërzisë", deri te "Kënaqësia nga prania e gjërave qetësuese" dhe, e preferuara ime, "kakao nën dritën e qirinjve".
12,75 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Magjia, Rhonda Byrne

E mbani mend kohën kur ishit fëmijë dhe besonit se jeta ishte e magjishme? E pra, jeta magjike është diçka reale, madje edhe më ngazëllyese, më frymëzuese e më interesante nga sa e imagjinonit kur ishin fëmijë.
11,05 GBP
More

Referenca: 2233

Botuesi: Elta BS

Na ishte nje here nje lope, Camilo Cruz

Me porositë e librave të vet dr. Kruz, pa dyshim, do të ushtrojë ndikim të fuqishëm në botë. Ai është një nga autoritetet e prezantimit në opinion. Kamiloja në librat e vet paraqet urtinë, urtinë brilante, dhe një det njohurish me të cilët nxit njerëzit për të bërë ndryshime të shpejta dhe të dobishme.
5,10 GBP
More

Botuesi: Pegi

Plani B, Sheryl Sandberg, Adam Grant

Pas vdekjes së papritur të bashkëshortit, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. “Isha zhytur në boshllëk”, shkruan ajo, “një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh, apo qoftë edhe të marrësh frymë.”
8,50 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Lumturohuni, Anthony Gunn

A përsërisni vazhdimisht të njëjtat gabime? A pranoni parashikimet negative që bëni për veten, përpara se t'i provoni? A ndieni se presionet në jetën tuaj po ju shpërqendrojnë nga gjërat e rëndësishme?
5,95 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Minerva

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort...
12,75 GBP
More