12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson
  • 12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Minerva

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi. 

15,62 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 12 rregulla për jetën

Origjinali: 12 rules about life

Gjinia: Udhërrëfyes praktik

Autori: Jordan B. Peterson

Shqipëroi: Atena Bishka

Shtëpia botuese: Minerva

Viti: 2021

Fq. 480

Pesha: 0.786 kg

ISBN: 978-9928-265-37-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në vitin 2017 dr. Jordan B. Peterson u bë njëri prej mendimtarëve publikë më popullorë në botë, dekada pasi u kishte shërbyer klientëve të tij si psikolog klinik dhe kishte frymëzuar studentët e tij si profesor i dëgjuar në Universitetin e Harvardit dhe atë të Torontos. Leksionet e tij në YouTube që ravijëzojnë lidhjet e thella midis neuroshkencës, psikologjisë dhe rrëfenjave më të vjetra të njerëzimit tërheqin mbi njëqind milionë shikues prej mbarë botës, ashtu siç bëjnë edhe kumtet e tij sa të prera aq edhe të nuancuara për përgjegjësinë personale dhe kuptimin që ajo i dhuron jetës. Në një kohë ndryshimesh të papara, kur strukturat familjare vijnë e shkërmoqen, edukimi degjeneron në indoktrinim dhe shoqëria politike polarizohet rrezikshëm, 12 rregulla për jetën ofron një antidot: të vërtetën – atë të vërtetë tejet të moçme, që u ndih problemeve moderne të jetës.

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi. Peterson-i diskuton këtu për disiplinën, guximin dhe domosdoshmërinë e të menduarit të kthjellët e të sinqertë, duke i distiluar ashtu zbulimet e shkencës dhe kumtet e miteve të mëdha të botës në dymbëdhjetë udhëzime të thella, që të rrëfejnë si të jetosh për së mbari brenda rregullit dhe kaosit të jetëve tona.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265371
ean13
9789928265371
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Zemra e meditimit, Dalai Lama

 Ky libër është tepër i pasur dhe pasqyron thellësinë e kulturës medituese dhe reflektuese, të mbushur plot me mirësi dhe prakticitet.
8,33 
More

Botuesi: Onufri

Shitësi i këpucëve, Phil Knight

I ri në moshë, kureshtar, dhe i sapo diplomuar në biznes, Phil Knight mori pesëdhjetë dollarë borxh nga babai dhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia.
15,62 
More

Botuesi: Pema

Si të mposhtësh shqetësimet dhe stresin, Dale Carnegie

“Në zyrën time nuk do ta shihni kurrë të varur diplomën nga Universiteti i Nebraska-s. Nuk do ta shihni të varur as diplomën nga Universiteti i Columbia-s. Në zyrën time do ta shihni të varur certifikatën e diplomimit “Dale Carnegie”, të cilën e mbaj me shumë krenari.
7,29 
More

Referenca: 2516

Botuesi: Pegi

Mjetet, Phil Stutz, Barry Michels

Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.
8,85 
More

Botuesi: Minerva

Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit, Deepak Chopra

Ky është një libër të cilin do ta çmoni për të gjithë jetën, pasi në faqet e tij, gjenden sekretet për realizimin e të gjitha ëndrrave tuaja. Në librin "Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit", Deepak Chopra nxjerr thelbin e mësimeve të tij në shtatë parime të thjeshta dhe të fuqishme, të cilat mund të zbatohen lehtësisht për krijimin e suksesit në çdo...
7,29 
More

Referenca: 2233

Botuesi: Elta BS

Na ishte nje here nje lope, Camilo Cruz

Me porositë e librave të vet dr. Kruz, pa dyshim, do të ushtrojë ndikim të fuqishëm në botë. Ai është një nga autoritetet e prezantimit në opinion. Kamiloja në librat e vet paraqet urtinë, urtinë brilante, dhe një det njohurish me të cilët nxit njerëzit për të bërë ndryshime të shpejta dhe të dobishme.
6,25 
More

Botuesi: Pema

Sekreti më i madh në botë , Od Mandino

Një libër i jashtëzakonshëm që çliron një otë plot potencial lumturie dhe arritjesh personale për ju. Përmban grafikun e suksesit që do t’ju shoqërojë në transformimin e jetës tuaj.
9,37 
More

Botuesi: Pema

Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita, John Gray, Ph.D.

Ky libër brilant ka qenë për shumë vjet në qendër të një suksesi të jashtëzakonshëm mbarëbotëror. Ky libër, bestseller numër një në Amerikë, me 4 milionë kopje të shitura, është botuar në 34 vende të botës dhe është bërë bestseller kudo që është lexuar.
11,45 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Unë mund të të dobësoj, Paul McKenna

Paul McKenna ka zbuluar një sistem shumë të fuqishëm për t'u dobësuar, që ripërkufizon dhe modelon mendimet, sjelljen dhe besimin tuaj ndaj vetes, si dhe shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit dhe në këtë mënyrë ju ndihmon ta kontrolloni me shumë lehtësi dietën dhe të humbni peshë në mënyrë përfundimtare.
10,41 
More

Të zotërosh komunikimin, Saim Koç

Një libër brilant nga Saim Koç mbi magjinë e komunikimit të shëndoshë dhe human – një komunikimi që i bënë marrëdhëniet njerëzore më të shëndosha dhe më humane.
7,29 
More

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.
10,41 
More

Botuesi: Pegi

Bon Ton, Olesia Leço

Në një shoqëri ku marrëdhëniet, të cilitdo lloj qofshin ato, normat i kanë si rregullator të tyre, etiketa si një kod sjelljeje, mund të konsiderohet si vlerë e veçantë dhe e domosdoshme. Një vlerë, e cila vjen si një përsosje e këtyre normave në formën më të hollë dhe elegante.
8,33 
More

Botuesi: Pema

Forca e faktit, Hans Rosling

E vërteta është se gjendja e botës, pavarësisht mangësive të shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne. E keqja është se duke u shqetësuar vazhdimisht për çdo vogëlsi, nuk u kushtojmë vëmendje fakteve mbi botën dhe anashkalojmë ato dukuri që me të vërtetë përbëjnë rrezik.
16,66 
More