• Banner

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi. 

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 12 rregulla për jetën

Origjinali: 12 rules about life

Gjinia: Udhërrëfyes praktik

Autori: Jordan B. Peterson

Shqipëroi: Atena Bishka

Shtëpia botuese: Minerva

Viti: 2021

Fq. 480

Pesha: 0.786 kg

ISBN: 978-9928-265-37-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në vitin 2017 dr. Jordan B. Peterson u bë njëri prej mendimtarëve publikë më popullorë në botë, dekada pasi u kishte shërbyer klientëve të tij si psikolog klinik dhe kishte frymëzuar studentët e tij si profesor i dëgjuar në Universitetin e Harvardit dhe atë të Torontos. Leksionet e tij në YouTube që ravijëzojnë lidhjet e thella midis neuroshkencës, psikologjisë dhe rrëfenjave më të vjetra të njerëzimit tërheqin mbi njëqind milionë shikues prej mbarë botës, ashtu siç bëjnë edhe kumtet e tij sa të prera aq edhe të nuancuara për përgjegjësinë personale dhe kuptimin që ajo i dhuron jetës. Në një kohë ndryshimesh të papara, kur strukturat familjare vijnë e shkërmoqen, edukimi degjeneron në indoktrinim dhe shoqëria politike polarizohet rrezikshëm, 12 rregulla për jetën ofron një antidot: të vërtetën – atë të vërtetë tejet të moçme, që u ndih problemeve moderne të jetës.

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi. Peterson-i diskuton këtu për disiplinën, guximin dhe domosdoshmërinë e të menduarit të kthjellët e të sinqertë, duke i distiluar ashtu zbulimet e shkencës dhe kumtet e miteve të mëdha të botës në dymbëdhjetë udhëzime të thella, që të rrëfejnë si të jetosh për së mbari brenda rregullit dhe kaosit të jetëve tona.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265371
ean13
9789928265371
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Mendimi pozitiv, Sue Hadfield

Nëse arrin të mprehësh fuqinë e mendimit pozitiv, ti do të kesh më shumë lumturi, shëndet, zhdërvjelltësi, sukses dhe pamje më të mirë. Epo mirë, kjo e fundit mund të jetë disi e ekzagjeruar, mirëpo është e vërtetë që mendimi pozitiv të bën të kesh jetën nën kontroll. Ky libër të tregon se si.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Manifesti i heroit të përditshmërisë, Robin Sharma

Për më shumë se njëzet e pesë vjet, udhëheqësi i legjendave dhe i elitës, virtuozi Robin Sharma, u ka dhënë mësime titanëve të biznesit, superyjeve të sportit dhe mbretërve të botës së spektaklit, bazuar në një sistem revolucionar që i ka ndihmuar këta njerëz të shquar, që ambiciet e tyre më të mëdha t'i përkthejnë në rezultate të përditshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Parime, Ray Dalio

Libri gjithashtu paraqet një model për krijimin e “një meritokracie idesh që synon punë kuptimplotë dhe marrëdhënie kuptimplota përmes së vërtetës radikale dhe transparencës radikale”, e cila është arsyeja e suksesit të Bridgewater-it.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

5 gjuhët e dashurisë, Gary Chapman

Ide të thjeshta për një dashuri të përjetshme... Shumë stres dhe pak dashuri! Kjo është përditshmëria jonë, rutina jonë ndaj ndaloni pak dhe reflektoni.... Sa pak thoni "TË DUA", sa rrallë e dëgjoni "TË DUA"!

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Suksesi në shitje, Brian Tracy

Në secilën kompani, 20 përqind e shitësve realizojnë 80 përqind të shitjeve. Ata janë të dalluar, sepse performojnë pak më mirë në disa sfera të rëndësishme... edhe ti mund t’ia dalësh, nëse ke vullnet të mësosh. Edhe ti mund të fitosh më shumë para dhe të jesh më i kënaqur me karrierën nga sa ke ëndërruar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Dekada përcaktuese, Meg Jay

Dekadën përcaktuese e rekomandoj posaçërisht për këdo që është në të njëzetat dhe po përpiqet të kuptojë ç'drejtim të marrë në jetë. Do të mësoni si të kërkoni në mënyrë të frytshme, si të mos jeni tolerantë dhe si t'i ktheni mundësitë e mira në të shkëlqyera.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Puna e thellë, Cal Newport

E, megjithatë, shumica e njerëzve – qofshin ata punonjës njohurish në zyra të zhurmshme me plan të hapur apo krijues që stërmundohen për ta qartësuar vizionin e tyre – e kanë humbur aftësinë e tyre për të hyrë thellë, duke e shpenzuar në të kundërt kohën e tyre me një turbullirë të furishme mesazhesh të postës elektronike dhe me median shoqërore, duke mos...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Të jetosh më mirë me pak, Alicia Arrizabalaga, Daniel Wagman

Mua më kënaq një shishe wiski dhe një kuti e mirë me puro, më kënaq sallami pikant, një Libër dhe një film i mirë, që e zgjerojnë botën time mendore. Por kënaqësia për ti përdorur këto gjëra, nuk bazohet në zotërimin e tyre- shprehet filozofi Fernando Savater, duke argumentuar pastaj që zotërimi i diçkaje është baza e kënaqësisë së konsumit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)