• Banner

10X: rregulli i vetëm që bën dallimin ndërmjet suksesit dhe dështimit, Grant Cardone

Ekzistojnë katër nivele veprimi dhe në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja, duhet të mësoni të operoni në nivelin e katërt: Veprimi Masiv. Rregulli 10X do t'jua shpërbëjë frikën, do t'ju shtojë vetëbesimin, do të eliminojë zvarritjen dhe do t'ju japë një motiv të fortë. Rregulli 10X ju nxit ta shkëpusni veten prej çdokujt tjetër në treg - dhe këtë e arrini duke bërë atë çfarë të tjerët refuzojnë të bëjnë. Mjaft menduat për nevojat bazike dhe filloni të synoni bollëkun - në çdo fushë të jetës suaj. 

14,86 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 10X: rregulli i vetëm që bën dallimin ndërmjet suksesit dhe dështimit

Origjinali: The 10X rule: the only difference between success and failure

Gjinia: Udhërrëfyes praktik

Autori: Grant Cardone

Shqipëroi: David Hudhri

Shtëpia botuese: Minerva

Viti: 2020

Fq. 262

Pesha: 0.586 kg

ISBN: 978-9928-265-12-8

Mbi librin

Suksesi ekstrem, sipas përkufizimit, shtrihet përtej veprimit normal. Nëse dëshironi të arrini sukses ekstrem, nuk mund të operoni njësoj si të tjerët e të pranoni mediokritetin. Ju duhet ta eliminoni fatin dhe shansin nga ekuacioni i biznesit, e të siguroni arritjen e suksesit masiv. Rregulli 10X ju tregon si! Suksesi është detyra, obligimi dhe përgjegjësia juaj, ndaj ky libër ju udhëzon hap pas hapi se si të arrini sukses fenomenal! Me Rregullin 10X ju do të mësoni të përcaktoni sasinë e përpjekjes që nevojitet për garantimin e suksesit dhe do të siguroheni që të operoni në këtë nivel përgjatë jetës suaj. Shumica e njerëzve e dëshirojnë suksesin dhe kanë ide të shkëlqyera, por nuk arrijnë të veprojnë aq sa duhet për ta çuar jetën e tyre në ato nivele të jashtëzakonshme që meritojnë. 

Ekzistojnë katër nivele veprimi dhe në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja, duhet të mësoni të operoni në nivelin e katërt: Veprimi Masiv. Rregulli 10X do t'jua shpërbëjë frikën, do t'ju shtojë vetëbesimin, do të eliminojë zvarritjen dhe do t'ju japë një motiv të fortë. Rregulli 10X ju nxit ta shkëpusni veten prej çdokujt tjetër në treg - dhe këtë e arrini duke bërë atë çfarë të tjerët refuzojnë të bëjnë. Mjaft menduat për nevojat bazike dhe filloni të synoni bollëkun - në çdo fushë të jetës suaj. Rregulli 10X ju orienton drejt mendësisë të cilën e ndajnë të gjithë njerëzit e suksesshëm. Synoni dhjetë herë më lart sesa situata ku ndodheni tani -dhe nëse dështoni, sërish do të jeni shumë më përpara nga ç'do të ishit nëse do të ruanit gjendjen ekzistuese. 

Rregulli 10X ju mëson se si të: 

Arrini synime të cilat më parë i mendonit të pamundura

  Caktoni siç duhet synimet dhe të garantoni përmbushjen e tyre 

Krijoni nivele të jashtëzakonshme të lumturisë e të kënaqësisë në çdo fushë të jetës suaj

Përdorni frikën si motivim për të vepruar 

Merrni gjithçka që dëshironi e të mos kënaqeni kurrë me pak 

Dominoni konkurrencën dhe të bëheni një shembull i suksesit

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265128
ean13
9789928265128
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Vepro si grua, mendo si burrë, Steve Harvey

"Vepro si grua, Mendo si burrë" botimi i Stiv Harvei korri sukese në shumë vende të botës, aq sa regjizorët nuk hezituan për ta bërë pjesë të kinomatografisë. Botimi tashmë vjen në shqip ku burrat flasin dhe të drejtojnë për të dashurat, përshkruajnë intimitetin me to dhe premtimet.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Truri idiot, Dean Burnett

Dhe përse, pas ndarjes suaj të fundit, e gjeni veten të kruspullosur në divan për ditë të tëra, dhe lëvizni veç për t’i fshirë hundët e lotët që vërshimthi ju shkojnë fytyrës?

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Çdo gjë është e mundur, Marie Forleo

Le të jemi të sinqertë - askush prej nesh nuk ka marrë një manual kur lindëm. Nëse po has vështirësi për të zgjidhur një problem apo për të realizuar një ëndërr, problemi nuk je ti. Nuk është se s'je punëtor, inteligjent, apo i denjë, por nuk ke kultivuar ende besimin kyç që do të ndryshojë gjithçka.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Vetëbesimi, Charles Pepin

Për ta zgjidhur misterin e vetëbesimit, ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni, Niçe apo Bergsoni. Mendimtarë këta që, shpesh, e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë: ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë, guximin apo veçantinë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Manifesti i heroit të përditshmërisë, Robin Sharma

Për më shumë se njëzet e pesë vjet, udhëheqësi i legjendave dhe i elitës, virtuozi Robin Sharma, u ka dhënë mësime titanëve të biznesit, superyjeve të sportit dhe mbretërve të botës së spektaklit, bazuar në një sistem revolucionar që i ka ndihmuar këta njerëz të shquar, që ambiciet e tyre më të mëdha t'i përkthejnë në rezultate të përditshme.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Arti i joshjes, Robert Greene

"Arti i Joshjes" na shpie në nje rrugëtim përmes karaktereve dhe cilësive të dhjetë figurave tipike në joshje, krahas njëzet e katër mënyrave falë të cilave gjithkush mund ta mposhtë qëndresën e kotë të viktimës së vet, pikërisht duke zbatuar këtë formë to përhershme dhe të paepur arti.

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)