• Banner

Murgu që shiti ferrarin, Robin Sharma

Duke njohur një kulturë të lashtë nga Të Urtit që jetonin në malet e Himalajeve, ai zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit. Gjithashtu, mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe në paqe me veten. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të rrepta të suksesit në Perëndim.

7,65 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Murgu që shiti ferrarin

Origjinali: The monk who sold his ferrari

Gjinia: Roman

Autori: Robin Sharma

Shqipëroi: Gent Sinani

Shtëpia botuese: Albas

Viti: 2020

Fq. 208

Pesha: 0.237 kg

ISBN: 978-9928-311-89-4

Mbi librin

MURGU QË SHITI FERRARIN është një tregim për avokatin e shkëlqyer Julian Mantëlli, të cilin mënyra e vështirë e jetës që bënte e çoi drejt një infarkti fatal, në mes të sallës së gjyqit mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi drejt krizës shpirtërore, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, ai niset drejt një udhëtimi të jashtëzakonshëm.

Duke njohur një kulturë të lashtë nga Të Urtit që jetonin në malet e Himalajeve, ai zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit. Gjithashtu, mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe në paqe me veten. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të rrepta të suksesit në Perëndim. Ky rrëfim na tregon hap pas hapi rrugën e një jete me më shumë guxim, begati dhe gëzim.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928311894
ean13
9789928311894
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001050

Botuesi: Dituria

Si të sillemi në mijëvjeçarin e ri, Arti i Mikpritjes, Kristina Parodi

Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda. Por kohët kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe zakonet, madje edhe mjetet e komunikimit. Në këtë libër, Kristina Parodi, gazetarja dhe drejtuesja e emisioneve të mirënjohura në televizionin italian, përshkruan në një këndvështrim modern, të përditësuar rregullat e mirësjelljes.

Çmimi 3,83 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Dashurologjia, Bruno Shimlesha

Vetëm atëherë kur dashurojmë arrijmë ta kuptojmë se kurrë nuk jemi ndarë nga thelbi jonë! Dashurologjia i kushtohet dashurisë dhe marrëdhënieve me të tjerët në të gjitha format e saj ngazëlluese.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Pse flemë?, Matthew Walker

Duke vepruar në trurin tonë, gjumi përmirëson aftësitë tona për të mësuar, për të kujtuar dhe për të marrë vendime racionale. Ai kalibron emocionet, fuqizon sistemin imunitar dhe rregullon metabolizmin. Ëndrrat lehtësojnë kujtimet tona të dhimbshme dhe krijojnë një realitet virtual që nxit kreativitetin.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Më mençur, më shpejt, më mirë, Charles Duhigg

Në "Më mençur, më shpejt, më mirë", ai vë në zbatim të njëjtën kërshëri të paepur, raportimet shteruese, si dhe stilin e pasur të narracionit për të shpjeguar se si mund të bëhemi më të mirë në bërjen e atyre gjërave që bëjmë. Rezultati është një eksplorim krejt novator i shkencës së frytshmërisë.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Mjaft gabuat, Olivier Sibony

Të gjithë ne marrim vendime tërë kohën. Është kaq e natyrshme sa që as nuk ndalemi të mendojmë kur i marrim. Dhe, përsëri, edhe më të mençurit dhe ata më me përvojë mes nesh bëjnë gabime të parashikueshme tërë kohës. Atëherë, si u bëhet vendimeve të mira? T'i besojmë intuitës dhe, nëse po, kur?

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Zen, Arti i të jetuarit në thjeshtësi, Shunmyo Masuno

Qëllimi i këtij libri, që është një thesar i vogël në duart e secilit prej nesh, është që të na tregojë se si ndryshimet e vogla në përditshmërinë e secilit mund të jenë burim lumturie dhe qetësie, gjë që do të ndikojë në punë dhe në shtëpi, ashtu sikundër në raportet me veten a të tjerët.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Të fitosh në çdo negociatë, Chris Voss, Tahl Raz

Libri 'Të fitosh në çdo negociatë' ju fut brenda botës së tij të negociatave të nivelit të lartë, duke përshfaqur nëntë parime themelore që e ndihmuan Voss-in dhe kolegët e tij t’ia dilnin mbanë pikërisht kur kjo kishte më shumë rëndësi: kur luhej me jetët e njerëzve.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)