• Banner

Forca e faktit, Hans Rosling

E vërteta është se gjendja e botës, pavarësisht mangësive të shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne. E keqja është se duke u shqetësuar vazhdimisht për çdo vogëlsi, nuk u kushtojmë vëmendje fakteve mbi botën dhe anashkalojmë ato dukuri që me të vërtetë përbëjnë rrezik.

16,66 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Forca e faktit (kopertinë e trashë)

Origjinali: Factfulness

Gjinia: Psikologji

Autori: Hans Rosling

Shqipëroi: Vladimir Banushi

Shtëpia botuese: Pema

Viti: 2019

Fq. 356

Pesha: 0.480 kg

ISBN: 978-9951-721-64-6

Mbi librin

FORCA E FAKTIT – Do t’i kursenit vetes një dorë të mirë stresi sikur të gjitha bindjet t’i kishit të mbështetura në fakte.

Sado të thjeshta që të jenë pyetjet mbi zhvillimet kryesore në botë, si për shembull ato që kanë të bëjnë me përqindjen e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme, me arsyet e rritjes së popullsisë së botës apo me numrin e femrave që përfundojnë shkollën fillore, përgjigjet e dhëna janë vazhdimisht të gabuara. Përgjigje nga gazetarë të famshëm, fitues të çmimeve Nobel dhe bankierë të suksesshëm, nuk arrijnë as në nivelin e përgjigjeve të zgjedhura kuturu nga një majmun për nga saktësia.

Në librin “Forca e Faktit” profesori i Shëndetësisë Botërore dhe ligjëruesi me famë ndërkombëtare, Hans Rosling, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij besnikë, Anna dhe Ola, na jep një shpjegim të padëgjuar, rrënjësisht të ndryshëm nga të tjerët, të arsyeve pse kjo ndodh. Ai na zbulon dhjetë instinktet që na çojnë drejt përfundimeve të gabuara.

E vërteta është se gjendja e botës, pavarësisht mangësive të shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne. E keqja është se duke u shqetësuar vazhdimisht për çdo vogëlsi, nuk u kushtojmë vëmendje fakteve mbi botën dhe anashkalojmë ato dukuri që me të vërtetë përbëjnë rrezik.

Sa frymëzues, aq edhe syçelës, plot e përplot me ndodhi gazmore dhe përjetime prekëse, “Forca e Faktit” është një libër që duhet lexuar një orë e më parë, i cili do t`jua ndryshojë rrënjësisht këndvështrimin për botë.

Komente mbi librin

“Duke na hapur sytë para fakteve dhe duke na mbrojtur nga shumë paragjykime të trashëguara, ky libër na ngjall shpresën në zotësinë e njerëzimit për të ecur përpara.”                                                                                                                                                    Barack Obama

“Një prej librave më të rëndësishëm që kam lexuar. Një përmbledhje e pazëvendësueshme udhëzimesh që na ndihmojnë ta kuptojmë botën qartë dhe kthjellët.”                                                                                                                                                        Bill Gates

“Madhështor… vërtet frymëzues.”                                                                                                                                                                                                          Tim Harford

“Me stilin e tij të veçantë, Hans Rosling na rrëfen “historinë e mrekullueshme, pa bujë e pa pohe të zhvillimit të njerëzimit”. ‘Forca e Faktit’ bën edhe më tepër se kaq. Jo vetëm që na mëson ta dallojmë përparimin, por na shpjegon edhe arsyen se pse shpeshherë kalon pa u vënë re.”                                                                                                                            Melinda Gates

Detajet e librit
Pema

Referencat specifike

isbn
9789951721646
ean13
9789951721646
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botime Koliqi

Rregullat e arta, Napoleon Hill

Ai ishte autori i parë dhe më famshëm motivues i të gjitha kohërave, dhe në fakt, autorët më të suksesshëm të vetëndihmës së sotme i detyrohen shumë urtësisë largpamëse të Hill, duke përfshirë disa nga idetë e tyre më të mira.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bon Ton, Olesia Leço

Në një shoqëri ku marrëdhëniet, të cilitdo lloj qofshin ato, normat i kanë si rregullator të tyre, etiketa si një kod sjelljeje, mund të konsiderohet si vlerë e veçantë dhe e domosdoshme. Një vlerë, e cila vjen si një përsosje e këtyre normave në formën më të hollë dhe elegante.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001422

Botuesi: Botimet Dudaj

Sekreti, Rhonda Byrne

Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime, dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t`ia ndryshojë jetën kujtdo që ta përjetojë.

Çmimi 13,53 
More
Ne gjendje

Ligji i suksesit, Napoleon Hill

Përgatituni të mësoni nga përvoja e mjeshtrit… Këtu gjenden bazat e filozofisë së suksesit: Formula origjinale për arritje të mëtejshme, të paraqitura në pesëmbëdhjetë parime të jashtëzakonshme. Kjo është një punë e jashtëzakonshme, me të cilën e filloi karrierën e tij Napoleon Hilli.

Çmimi 29,15 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Si të bëhesh i lumtur, Milan Krajnc, Ana Kanina

Pse janë të suksesshëm? A ndihen edhe ata të pasuksesshëm, sikurse unë? Cili është qëllimi i tyre final? Pse po nxitojnë kaq shumë, nëse kanë arritur gjithçka për t’u quajtur të suksesshëm?  Pse shohin shumë larg dhe vendosin kufij përtej imagjinatës? 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Arti i realizimit të shitjes, Brian Tracy

Në fillim të karrierës së tij të shitjeve, eksperti i njohur botëror Brian Tracy nuk mundi të gjente një mënyrë si ta kapërcente këtë frazë kundërshtuese pesë fjalëshe dhe të realizonte shitjen. Pastaj, ai zbuloi një teknikë që i dha rezultat.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)