• Banner

Shitësi i këpucëve, Phil Knight
  • Shitësi i këpucëve, Phil Knight

Shitësi i këpucëve, Phil Knight

I ri në moshë, kureshtar, dhe i sapo diplomuar në biznes, Phil Knight mori pesëdhjetë dollarë borxh nga babai dhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia.

172,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shitësi i këpucëve
Origjinali: Shoe Dog: A memoir by the creator of Nike
Gjinia: Kujtime
Autori: Phil Knight
Shqipëroi: Gjergj Kaftani
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2019
Fq. 454
Pesha: 0.726 kg.
ISBN: 978-9928-265-17-3

Mbi librin

I ri në moshë, kureshtar, dhe i sapo diplomuar në biznes, Phil Knight mori pesëdhjetë dollarë borxh nga babai dhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia.

Knight i shiti këpucët nga bagazhi i makinës së tij Plymouth Valiant, dhe në vitin e parë, në 1964-ën, arriti të ardhura bruto prej tetëmijë dollarësh. Sot, shitjet e kompanisë Nike e kalojnë vlerën $30 miliard.

Në këtë epokë start-up-esh, kompania Nike e Knight-it është standardi i artë, dhe logoja e saj është simbol i elegantes dhe madhështisë, një nga ikonat e pakta që njihen menjëherë në çdo cep të botës.

Por Knight ka qenë gjithnjë misterioz. Tani, në këtë autobiografi të habitshme, modeste, pa filtra, me humor, dhe të gdhendur bukur, ai tregon më në fund historinë e tij. Gjithçka nis me një moment tipik udhëkryqi.

Njëzetekatër vjeç, duke udhëtuar me një çantë shpine përmes Azisë, Europës dhe Afrikës, në luftë me Pyetjet e Mëdha të jetës, Knight vendos se rruga e pashkelur është e duhura për të. Në vend që të punojë për një korporatë të madhe, ai do të krijojë diçka të tijën, diçka të re, dinamike, dhe ndryshe.

Knight tregon në detaj rreziqet tmerruese me të cilat është përballur përgjatë rrugëtimit, vështirësitë dërrmuese, konkurrentët e pamëshirshëm, ata që hidhnin hije dyshimi dhe e kritikonin, bankierët armiqësorë, si dhe triumfet emocionuese.

Mbi të gjitha, ai kujton marrëdhëniet themelore që krijuan zemrën dhe shpirtin e kompanisë Nike, me ish-trajnerin e tij gjaknxehtë dhe karizmatik, Bill Bowerman, dhe me punonjësit e tij të parë, një grup i çorganizuar jokonformistësh dhe intelektualësh, që shpejt u kthyen në vëllezër të çmendur pas kompanisë.

Së bashku, duke shfrytëzuar fuqinë elektrizuese të një vizioni guximtar dhe besimin e përbashkët te fuqia shpëtuese dhe transformuese e sporteve, krijuan një brand dhe një kulturë, që ndryshoi gjithçka.

Komente mbi librin

“Një kujtesë e sinqertë se si duket në të vërtetë rruga drejt suksesit në biznes... një rrëfim i mahnitshëm.”

Bill Gates, një nga librat e tij të preferuar të vitit 2016

“Libri më i mirë që kam lexuar vjet... Phil është një tregimtar i talentuar.”

Warren Buffett

“Një sagë e mrekullueshme e inovacionit, mbijetesës, dhe triumfit.”

Aandre Agassi

“Udhëtimi i një heroi të jashtëzakonshëm, një rrëfim epik për besimin, vendosmërinë e pashembullt, ekselencën, dështimin, triumfin, mençurinë e fituar me mund, dhe dashurinë. Është veçse një mrekulli që Nike ekziston.”

Lisa Genova, autore bestseller e “New York Times” për librat “Still Alice” dhe “Inside the O’Briens”

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265173
ean13
9789928265173
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Katër marrëveshjet, Don Miguel Ruiz

Në librin "Katër marrëveshjet", don Migel Ruiz, zbulon burimin e koncepteve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001046

Botuesi: Dituria

Si të sillemi në mijëvjeçarin e ri, Stili dhe imazhi personal, Kristina Parodi

Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda. Por kohët kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe zakonet, madje edhe mjetet e komunikimit. Ky është i katërti i serisë me këta libra të vegjël, por të rëndësishëm që i kushtohen sjelljes së mirë, të ripara nga një kënd modern, aktual, i përditësuar.

Çmimi 51,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Pika e Kthesës, Malcolm Gladwell

Pika e Kthesës është biografia e një ideje dhe ideja është shumë e thjeshtë. Është mënyra më e mirë për të kuptuar shfaqjen e tendencave të modës, baticën dhe zbaticën e valëve të krimit, ose, transformimin e librave të panjohur në bestsellerë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Të jetosh më mirë me pak, Alicia Arrizabalaga, Daniel Wagman

Mua më kënaq një shishe wiski dhe një kuti e mirë me puro, më kënaq sallami pikant, një Libër dhe një film i mirë, që e zgjerojnë botën time mendore. Por kënaqësia për ti përdorur këto gjëra, nuk bazohet në zotërimin e tyre- shprehet filozofi Fernando Savater, duke argumentuar pastaj që zotërimi i diçkaje është baza e kënaqësisë së konsumit.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

10X: rregulli i vetëm që bën dallimin ndërmjet suksesit dhe dështimit, Grant Cardone

Ekzistojnë katër nivele veprimi dhe në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja, duhet të mësoni të operoni në nivelin e katërt: Veprimi Masiv. Rregulli 10X do t'jua shpërbëjë frikën, do t'ju shtojë vetëbesimin, do të eliminojë zvarritjen dhe do t'ju japë një motiv të fortë. Rregulli 10X ju nxit ta shkëpusni veten prej çdokujt tjetër në treg - dhe këtë e...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001818

Botuesi: Pegi

Sekretet e suksesit, Malcolm Gladwell

Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?...Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty...

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Më pak stres, Jasmin Kirkbride

Kur ju thonë "më shtruar" apo "mos u shqetësoni", a ju vjen t'ua ktheni "qepeni gojën"? Sepse, po të ishte aq e lehtë, do ta bënit vetë, kështu? Nuk jeni vetëm, për më tepër, ka edhe një mënyrë për ta hequr qafe stresin. I pajisur me udhëzime, sugjerime dhe citate, ky libër do t'ju japë forcën për të mposhtur në qoftë se-të dhe çdo ditë do ta jetoni pak...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)