• Banner

  • Arti per t'u bere i paharrueshem, Dale Carnegie

Arti për t'u bërë i paharrueshëm, Dale Carnegie

Ky libër, krijuar nga një prej markave më të besueshme dhe të suksesshme në trajnimet e biznesit, nxjerr në pah dhjetë teknikat thelbësore për të zhvilluar dhe përvetësuar disa cilësi e aftësi për t'u bërë njeri i dashur dhe i suksesshëm me njerëzit.

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Arti për t'u bërë i paharrueshëm
Origjinali: Make Yourself Unforgettable
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Dale Carnegie
Shqipëroi: Erion Kristo
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 214
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-233-24-0

Mbi librin

Ky libër, krijuar nga një prej markave më të besueshme dhe të suksesshme në trajnimet e biznesit, nxjerr në pah dhjetë teknikat thelbësore për të zhvilluar dhe përvetësuar disa cilësi e aftësi për t'u bërë njeri i dashur dhe i suksesshëm me njerëzit.

Çfarë do të thotë "klas"? Si mund të spikatësh mes të tjerëve dhe të bëhesh një lider i vërtetë? Kur është koha e duhur për t'i lënë udhë të lirë intuitës në vendimet e rëndësishme? Kushdo që kërkon t'i japë një kuptim më të madh jetës së vet dhe të bëhet i zoti të ndikojë mbi të tjerët, mund të gjejë ndihmë të vlefshme në këtë libër dinamik e frymëzues.

Në këtë libër, mund të mësoni edhe të fshehtat për të lënë mbresa pozitive dhe ndikuese mbi këdo, mes të tjerash: 6 hapat për manaxhimin e problemeve të komunikimit, katër pengesat e paparashikuara në sjelljen etike dhe si t'i shmangni ato, një mënyrë të re për të kuptuar dhe për të qenë i sigurt në vetvete, teknika për të përballuar sfidat dhe parandaluar frikën, pesë aftësitë shoqërore kyçe që dallohen te një individ me klas.

Me të zbuluar si mund të spikatni në mënyrë të natyrshme dhe pa asnjë sforcim, shpejt, në të gjitha fushat e jetës, do të rrethoheni nga njerëz që do t'ju përgjigjen pozitivisht dhe me bujari të plotë.

Koment mbi librin

"Në këtë libër dinamik, do të mësoni e do të merrni për vete të fshehtat e sistemit të Dale Carnegie-s."

Goodreads

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233240
ean13
9789928233240
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000659

Botuesi: Elta BS

Psikologjia e suksesit, Dale Carnegie, vol. 3

Libri i tretë në mënyrë tematike e përmbledh problematikën me të cilën merret kjo trilogji dhe me udhëzimet e tij na drejton kah piedestalet e përsosmërisë individuale, deri te arritja e vetëbesimit dhe përfitimit të mjeshtërisë së oratorisë.

Çmimi 6,77 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001228

Botuesi: Elta BS

Psikologjia e suksesit, Dale Carnegie, vol. 1

Libri i parë nga ky cikël ka për qëllim t'ju mësojë se si të krijoni raporte të afërta emocionale me njerëz, t'ju zhvillojë dhe t'ju nxisë për përdorimin e aftësive të pashfrytëzuara të shoqërimit. Lidhur me këtë, autori niset nga njohuria se mënyra e komunikimit të njerëzve në çdo shoqëri ndikon në mënyrën e jetesës dhe edukimit.

Çmimi 6,77 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

rrethuar nga idiotë, Thomas Erikson

 Duke filluar nga gjuha e trupit e deri te trajtimi i konflikteve, ky lexim argëtues do t’ju pajisë me të gjitha instrumentet që ju nevojiten për t’i kuptuar dhe për të ndikuar tek ata që keni rrotull- brenda dhe jashtë zyrës- dhe për të garantuar që idioti mes tyre të mos jeni ju!

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Strategjia e biznesit, Brian Tracy

Përcaktimi i strategjisë së biznesit të mundëson të zhvillosh qartësi absolute për produktet, të organizosh burimet dhe të arrish rezultate edhe më të mira se më parë. Mund të tingëlloj si diçka e ndërlikuar, por Brian Tracy njeh mënyrën si ta thjeshtojë.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Si ta ndryshoni jetën tuaj, Benjamin Bonetti

Zbulo qëllimin tënd. Bëj një ndryshim. Nëse nuk je i lumtur, nëse ndihesh i paplotësuar, i zbrazët dhe të mungon motivacioni, bëj një ndryshim. Mos ekzisto. Jeto! Përmbysi gjërat dhe bëj një jetë të lumtur, një jetë të suksesshme dhe të plotësuar. Fillo, nisja kësaj, ti e meriton këtë.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Siç mendon njeriu, James Allen

Aforizmi "Siç mendon njeriu në zemër, i tillë është", jo vetëm që e përkthen tërësinë e qenies së një njeriu, por është aq gjithëpërfshirëse sa që arrin në secilën gjendje dhe rrethanë të jetës së tij. Një njeri është pikë për pikë ajo çka mendon, sepse karakteri është shuma e plotë e të gjitha mendimeve të tij.

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Davidi dhe Goliati, Malcolm Gladwell

Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me "gjigantë" unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha llojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)