• Banner

Vajza, lani fytyren, Rachel Hollis
  • Vajza, lani fytyren, Rachel Hollis

Vajza, lani fytyrën, Rachel Hollis

A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t'ju thënë: Kjo është gënjeshtër!

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajza, lani fytyrën
Origjinali: Girl, wash your face
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Rachel Hollis
Shqipëroi: Granit Zela
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2018
Fq. 268
Pesha: 0.409 kg.
ISBN: 978-9928-265-02-9

Mbi librin

A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t'ju thënë: Kjo është gënjeshtër!

Si themeluese e lifestyle website TheChicSite.com dhe CEO-ja e kompanisë së saj mediatike, Rachel Hollis ka krijuar një komunitet shumë të gjerë online, duke ndarë këshilla për një jetesë më të mirë dhe njëkohësisht, duke rrëfyer kaosin e jetës së saj.

Tani, në këtë libër të ri sfidues dhe frymëzues, Rachel zbulon njëzet gënjeshtrat dhe konceptet e gabuara të cilat shpesh na heqin gëzimin e jetës dhe dëshirën për të punuar, gënjeshtra të cilat ua kemi thënë kaq shpesh vetes, saqë nuk kemi nevojë t'i dëgjojmë më.

Me një sinqeritet të dhimbshëm dhe humor të guximshëm, Rachel zbulon dhe analizon gënjeshtrat të cilat dikur e bënin të ndihej e dobët dhe e pavlerë, si dhe zbulon strategjitë e veçanta dhe praktike që e ndihmuan t'i kapërcente.

Me këtë libër ajo inkurajon, argëton, nganjëherë edhe trondit, e të gjitha këto, vetëm për t'ju bindur të bëni gjithçka duhet që të pranoni të vërtetën dhe të bëheni ajo gruaja e lumtur dhe me vetëbesim që keni synuar.

Me besim të palëkundur dhe këmbëngulje të fortë, libri Vajza, lani fytyrën ju tregon si të jetoni me pasion dhe në lëvizje – dhe si ta falni veten, pa u dorëzuar

Komente mbi librin

"Nëse Rachel Hollis ju thotë të lani fytyrën, atëherë hapeni rubinetin! Ajo është udhërrëfyesja për të cilën çdo grua ka nevojë, nga mamatë e reja, e deri të gratë e kalitura në biznes."

Anna Todd

"Zëri i Rachel – it është kombinimi i përsosur i trajneres frymëzuese për jetën dhe mikeshës suaj më të ngushtë (dhe më me humor). Tmerrësisht i sinqertë dhe me këmbë në tokë, libri "Vajza, lani fytyrën" është një dhuratë për ato gra që duan të lulëzojnë e të jetojnë një jetë të guximshme dhe të vërtetë."

Megan Tamte

"Nuk ka mjaftueshëm gra udhëheqëse të cilat t'u thonë grave të tejra "Jepi, vepro". Ne zakonisht jemi kujdestare; rrallëherë na marrin për instruktore në kamp stërvitjeje. Rachel, me përzemërsi, por me vendosmëri, na thotë se është koha t'i ndalojmë gjërat e parëndësishme të na kontrollojnë dhe të nisim të jetojmë të shpenguara jetët tona të çmuara. Libri "Vajza, lani fytyrën" është një fjalim i sinqertë me një dozë të lartë oktani, i cili do t'ju shtyjë në anën tjetër, ku të ndiqni ëndrrat e lënë pezull prej kohësh. Më pëlqen kjo vajzë."

Jen Hatmaker

"Në librin e parë nonfiction të Rachel Hollis do të zbuloni se ajo është më pak nxitëse tifozësh dhe më shumë trajnere jete. Kjo do të thotë se lexueset jo vetëm do të frymëzohen; ato do të gjejnë mjetet e duhura për të realizuar ëndrrat e tyre. Rachel na ndihmon të ndjekim ëndrrat. Kështu do të bëni edhe ju, kur të lexoni librin e saj më të ri."

Jessica Honegger

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265029
ean13
9789928265029
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Shkenca e fatit, Hannah Critchlow

Neuroshkenca po sfidon çdo gjë që mendojmë se dimë rreth vetes, duke nxjerrë në pah mënyrën se si i marrim vendimet dhe formojmë realitetin tonë, të pavetëdijshëm për rolin e mendjes sonë të pandërgjegjshme.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mendësia, Carol S. Dweck

Në fakt, Mendësia na ofron një teori shumë të thjeshtë, një teori që tashmë të gjithë mësuesit e zotë dhe prindërit e mrekullueshëm, atletët e shkëlqyer dhe drejtuesit e aftë të korporatave të mëdha e dinë: mendja jonë është në gjendje të mësojë dhe lulëzojë me lehtësi e efikasitet. Këto parime janë baza e arritjes në çdo fushë të dijes e sektor të...

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Namaste, Frances Miralles, Hector Garcia

Për të filluar rrugën drejt Namasté-së, që mes të tjerash është një përshëndetje për hyjninë që ekziston brenda jush, kërkojmë t'u japim përgjigje në botëne sotme pyetjeve që mistikët e Indisë i kanë shtruar vetes në pesë mijë vjetët e fundit.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)