• Banner

Vajza, lani fytyren, Rachel Hollis
  • Vajza, lani fytyren, Rachel Hollis

Vajza, lani fytyrën, Rachel Hollis

A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t'ju thënë: Kjo është gënjeshtër!

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajza, lani fytyrën
Origjinali: Girl, wash your face
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Rachel Hollis
Shqipëroi: Granit Zela
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2018
Fq. 268
Pesha: 0.409 kg.
ISBN: 978-9928-265-02-9

Mbi librin

A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t'ju thënë: Kjo është gënjeshtër!

Si themeluese e lifestyle website TheChicSite.com dhe CEO-ja e kompanisë së saj mediatike, Rachel Hollis ka krijuar një komunitet shumë të gjerë online, duke ndarë këshilla për një jetesë më të mirë dhe njëkohësisht, duke rrëfyer kaosin e jetës së saj.

Tani, në këtë libër të ri sfidues dhe frymëzues, Rachel zbulon njëzet gënjeshtrat dhe konceptet e gabuara të cilat shpesh na heqin gëzimin e jetës dhe dëshirën për të punuar, gënjeshtra të cilat ua kemi thënë kaq shpesh vetes, saqë nuk kemi nevojë t'i dëgjojmë më.

Me një sinqeritet të dhimbshëm dhe humor të guximshëm, Rachel zbulon dhe analizon gënjeshtrat të cilat dikur e bënin të ndihej e dobët dhe e pavlerë, si dhe zbulon strategjitë e veçanta dhe praktike që e ndihmuan t'i kapërcente.

Me këtë libër ajo inkurajon, argëton, nganjëherë edhe trondit, e të gjitha këto, vetëm për t'ju bindur të bëni gjithçka duhet që të pranoni të vërtetën dhe të bëheni ajo gruaja e lumtur dhe me vetëbesim që keni synuar.

Me besim të palëkundur dhe këmbëngulje të fortë, libri Vajza, lani fytyrën ju tregon si të jetoni me pasion dhe në lëvizje – dhe si ta falni veten, pa u dorëzuar

Komente mbi librin

"Nëse Rachel Hollis ju thotë të lani fytyrën, atëherë hapeni rubinetin! Ajo është udhërrëfyesja për të cilën çdo grua ka nevojë, nga mamatë e reja, e deri të gratë e kalitura në biznes."

Anna Todd

"Zëri i Rachel – it është kombinimi i përsosur i trajneres frymëzuese për jetën dhe mikeshës suaj më të ngushtë (dhe më me humor). Tmerrësisht i sinqertë dhe me këmbë në tokë, libri "Vajza, lani fytyrën" është një dhuratë për ato gra që duan të lulëzojnë e të jetojnë një jetë të guximshme dhe të vërtetë."

Megan Tamte

"Nuk ka mjaftueshëm gra udhëheqëse të cilat t'u thonë grave të tejra "Jepi, vepro". Ne zakonisht jemi kujdestare; rrallëherë na marrin për instruktore në kamp stërvitjeje. Rachel, me përzemërsi, por me vendosmëri, na thotë se është koha t'i ndalojmë gjërat e parëndësishme të na kontrollojnë dhe të nisim të jetojmë të shpenguara jetët tona të çmuara. Libri "Vajza, lani fytyrën" është një fjalim i sinqertë me një dozë të lartë oktani, i cili do t'ju shtyjë në anën tjetër, ku të ndiqni ëndrrat e lënë pezull prej kohësh. Më pëlqen kjo vajzë."

Jen Hatmaker

"Në librin e parë nonfiction të Rachel Hollis do të zbuloni se ajo është më pak nxitëse tifozësh dhe më shumë trajnere jete. Kjo do të thotë se lexueset jo vetëm do të frymëzohen; ato do të gjejnë mjetet e duhura për të realizuar ëndrrat e tyre. Rachel na ndihmon të ndjekim ëndrrat. Kështu do të bëni edhe ju, kur të lexoni librin e saj më të ri."

Jessica Honegger

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265029
ean13
9789928265029
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

The Beauty Myth, Naomi Wolf

Alongside the evident progress of the women's movement, however, writer and journalist Naomi Wolf is troubled by a different kind of social control, which, she argues, may prove just as restrictive as the traditional image of homemaker and wife.

Çmimi 8,13 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mendo si murg, Jay Shetty

• Si të kapërcesh negativitetin • Si të ndalosh shtjellën e mendimeve të tepërta • Pse mëshira e vret dashurinë • Si ta përdorësh frikën • Pse nuk e gjen lumturinë duke e kërkuar • Si të mësosh nga të gjithë • Pse nuk barazohet vetja me mendimet që ke

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2508

Botuesi: Plejad

Zbulimi i fëmijës, Maria Montesori

Kohët kanë ndryshuar, shkenca ka bërë përparime të mëdha, po ashtu edhe puna jonë; por parimet tona nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë ripohuar, siç janë ripohuar bashkë me to edhe bindja jonë: njerëzimi mund të shpresojë në një zgjidhje të problemeve të tij, ndër të cilat më të rëndësishmet janë ato të paqes dhe të bashkimit.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Suksesi në shitje, Brian Tracy

Në secilën kompani, 20 përqind e shitësve realizojnë 80 përqind të shitjeve. Ata janë të dalluar, sepse performojnë pak më mirë në disa sfera të rëndësishme... edhe ti mund t’ia dalësh, nëse ke vullnet të mësosh. Edhe ti mund të fitosh më shumë para dhe të jesh më i kënaqur me karrierën nga sa ke ëndërruar.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Si të flasim me këdo, Leil Lowndes

A nuk i admironi edhe ju njerëzit e suksesshëm që duket se "kanë gjithçka në dorë"? i shihni teksa flasin plot vetëbesim nëpër takime biznesi, ose qetë – qetë nëpër festa me shoqërinë. Ata gëzojnë punët më të mira, partnerët më të bukur, miqtë më të spikatur, llogaritë bankare më të majme e vendbanimet më në modë.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001518

Botuesi: Pegi

Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh, Dale Carnegie

Ky libër mund t'ju ndryshojë jetën. Libri më i shitur i Deil Karnegit, plot gjashtë milionë kopje, i ripunuar kohët e fundit, ka ndihmuar miliona njerëz që të mposhtin ndjesinë e shqetësimit. Deil Karnegi ofron një grup formulash praktike që ju mund t'i vini në jetë sot, formula të vlefshmepër gjithë jetën!

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Vidhni si artist, Austin Kleon

Një guidë frymëzuese drejt kreativitetit në epokën dixhitale, Vidhni si artist paraqet dhjetë parime transformuese të cilat do t'i ndihmojnë lexuesit të zbulojnë anën e tyre artistike dhe të ndërtojnë një jetë më kreative.

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Shtrati martesor, na ndan a na bashkon, Bebe Mihaescu

Na ishte njëherë një lexues shumë kureshtar, ashtu si puna jote: fuste hundët në gjithçka të shkruar në letër, nuk ekzistonte asgjë që të lëvizte e ti të mos e vije re. Ose që të ndodhte e të mos e dëgjoje. Ishe një shejtan e gjysmë ose një shejtankë e më shumë gjysma. Si lexues, e kaloje jetën edhe në ferr, edhe në parajsë. Në të njëjtën masë.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)