• Banner

Vajza, lani fytyren, Rachel Hollis
  • Vajza, lani fytyren, Rachel Hollis

Vajza, lani fytyrën, Rachel Hollis

A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t'ju thënë: Kjo është gënjeshtër!

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajza, lani fytyrën
Origjinali: Girl, wash your face
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Rachel Hollis
Shqipëroi: Granit Zela
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2018
Fq. 268
Pesha: 0.409 kg.
ISBN: 978-9928-265-02-9

Mbi librin

A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t'ju thënë: Kjo është gënjeshtër!

Si themeluese e lifestyle website TheChicSite.com dhe CEO-ja e kompanisë së saj mediatike, Rachel Hollis ka krijuar një komunitet shumë të gjerë online, duke ndarë këshilla për një jetesë më të mirë dhe njëkohësisht, duke rrëfyer kaosin e jetës së saj.

Tani, në këtë libër të ri sfidues dhe frymëzues, Rachel zbulon njëzet gënjeshtrat dhe konceptet e gabuara të cilat shpesh na heqin gëzimin e jetës dhe dëshirën për të punuar, gënjeshtra të cilat ua kemi thënë kaq shpesh vetes, saqë nuk kemi nevojë t'i dëgjojmë më.

Me një sinqeritet të dhimbshëm dhe humor të guximshëm, Rachel zbulon dhe analizon gënjeshtrat të cilat dikur e bënin të ndihej e dobët dhe e pavlerë, si dhe zbulon strategjitë e veçanta dhe praktike që e ndihmuan t'i kapërcente.

Me këtë libër ajo inkurajon, argëton, nganjëherë edhe trondit, e të gjitha këto, vetëm për t'ju bindur të bëni gjithçka duhet që të pranoni të vërtetën dhe të bëheni ajo gruaja e lumtur dhe me vetëbesim që keni synuar.

Me besim të palëkundur dhe këmbëngulje të fortë, libri Vajza, lani fytyrën ju tregon si të jetoni me pasion dhe në lëvizje – dhe si ta falni veten, pa u dorëzuar

Komente mbi librin

"Nëse Rachel Hollis ju thotë të lani fytyrën, atëherë hapeni rubinetin! Ajo është udhërrëfyesja për të cilën çdo grua ka nevojë, nga mamatë e reja, e deri të gratë e kalitura në biznes."

Anna Todd

"Zëri i Rachel – it është kombinimi i përsosur i trajneres frymëzuese për jetën dhe mikeshës suaj më të ngushtë (dhe më me humor). Tmerrësisht i sinqertë dhe me këmbë në tokë, libri "Vajza, lani fytyrën" është një dhuratë për ato gra që duan të lulëzojnë e të jetojnë një jetë të guximshme dhe të vërtetë."

Megan Tamte

"Nuk ka mjaftueshëm gra udhëheqëse të cilat t'u thonë grave të tejra "Jepi, vepro". Ne zakonisht jemi kujdestare; rrallëherë na marrin për instruktore në kamp stërvitjeje. Rachel, me përzemërsi, por me vendosmëri, na thotë se është koha t'i ndalojmë gjërat e parëndësishme të na kontrollojnë dhe të nisim të jetojmë të shpenguara jetët tona të çmuara. Libri "Vajza, lani fytyrën" është një fjalim i sinqertë me një dozë të lartë oktani, i cili do t'ju shtyjë në anën tjetër, ku të ndiqni ëndrrat e lënë pezull prej kohësh. Më pëlqen kjo vajzë."

Jen Hatmaker

"Në librin e parë nonfiction të Rachel Hollis do të zbuloni se ajo është më pak nxitëse tifozësh dhe më shumë trajnere jete. Kjo do të thotë se lexueset jo vetëm do të frymëzohen; ato do të gjejnë mjetet e duhura për të realizuar ëndrrat e tyre. Rachel na ndihmon të ndjekim ëndrrat. Kështu do të bëni edhe ju, kur të lexoni librin e saj më të ri."

Jessica Honegger

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

48 ligjet e pushtetit, Robert Greene

Ligjet e pushtetit paraqiten dhe analizohen me thjeshtësi dhe qartësi, kryesisht, nëpërmjet zbatimit të metodave ushtarake, të fitoreve dhe humbjeve; nga historianë të njohur që prej atyre të Aleksandrit të Madh, të mbretëreshës Elisabet të Anglisë, të Napoleonit, të Bismarkut, të Rotshildit, të Kisingerit, të Makiavelit, të Klausevitzit, të Sun Tzusë por...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it, David Meerman Scott

Mësoni teknikat më të mira për të shkuar te blerësit në kohë reale, rritni shikueshmërinë e profileve dhe biznesit tuaj në internet dhe do të rritni edhe shitjet. Për profesionistët, sipërmarrësit, pronarët e një biznesi dhe profesorët e fushës, ky udhëzues ofron strategji të sigurta, që mund të zbatohen menjëherë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2267

Botuesi: OMBRA GVG

Te marresh dashurine qe do, Harville Hendrix

I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri "Të marrësh dashurinë që do" ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Botimi i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të re

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Shkenca e fatit, Hannah Critchlow

Neuroshkenca po sfidon çdo gjë që mendojmë se dimë rreth vetes, duke nxjerrë në pah mënyrën se si i marrim vendimet dhe formojmë realitetin tonë, të pavetëdijshëm për rolin e mendjes sonë të pandërgjegjshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001046

Botuesi: Dituria

Si të sillemi në mijëvjeçarin e ri, Stili dhe imazhi personal, Kristina Parodi

Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda. Por kohët kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe zakonet, madje edhe mjetet e komunikimit. Ky është i katërti i serisë me këta libra të vegjël, por të rëndësishëm që i kushtohen sjelljes së mirë, të ripara nga një kënd modern, aktual, i përditësuar.

Çmimi 450 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Të fitosh në çdo negociatë, Chris Voss, Tahl Raz

Libri 'Të fitosh në çdo negociatë' ju fut brenda botës së tij të negociatave të nivelit të lartë, duke përshfaqur nëntë parime themelore që e ndihmuan Voss-in dhe kolegët e tij t’ia dilnin mbanë pikërisht kur kjo kishte më shumë rëndësi: kur luhej me jetët e njerëzve.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Siç mendon njeriu, James Allen

Aforizmi "Siç mendon njeriu në zemër, i tillë është", jo vetëm që e përkthen tërësinë e qenies së një njeriu, por është aq gjithëpërfshirëse sa që arrin në secilën gjendje dhe rrethanë të jetës së tij. Një njeri është pikë për pikë ajo çka mendon, sepse karakteri është shuma e plotë e të gjitha mendimeve të tij.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Manual për goca, nga 13 deri 83 vjeç, Carol Livoti, Elizabeth Topp

Menstruacionet, gjinekologu, seksi, kontraceptivët, riprodhimi, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, aborti, menopauza. Të gjitha këto çështje si dhe shumë të tjera, vijnë në këtë libër – manual si një bisedë miqësore midis një mamaje gjinekologe dhe vajzës së saj gazetare. Stili praktik e bën këtë manual të nevojshëm për të gjithë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)