Titulli: Konfuci nga zemra
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Yu Dan
Shqipëroi:Valbona Nathanaili
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2018
Fq. 194
Pesha: 0.377 kg.
ISBN: 978-9928-4440-8-0
Mbi librin
Në vjeshtën e vitit 2006, Yu Dan, profesoreshë për studimet mediatike në Beijing Normal University, dha një seri leksionesh të titulluara, "Njohuritë e Yu Dan mbi Analektet", të cilat, u transmetuan për shtatë ditë në Televizionin Qendror Kinez. Interpretimi i saj personal mbi mendësinë e Konfucit u prit me entuziazëm.
Në ditën që një version i redaktuar i leksioneve u botua si libër, u shitën 10,000 kopje dhe deri në shtatorin e vitit tjetër, u shitën 4.2 milion kopje legale, si dhe 6 milion kopje të përllogaritura si pirate, duke mbetur edhe sot, në krye të listave të librave më të shitur në Kinë.
Shkruar thjesht me synimin për ta bërë të lehtë për lexuesin e gjerë, Konfuci nga zemra e paraqet Konfucin bashkëkohor. Ai mund të na mësojë si të arrijmë lumturi shpirtërore, si të rregullojmë rutinën ditore dhe si të gjejmë vendin tonë në këtë jetë moderne.
Yu Dan argumenton se mësimet e tij, ose Analektet, nuk janë thjesht citime interesante nga dija e lashtë që nuk kanë vlerë në botën tonë të vrullshme dhe plot stres, por, janë të vërteta të thjeshta të cilat i drejtohen secilit prej nesh dhe na ndihmojnë të jetojmë më mirë, më të lumtur dhe më të qetë.