Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Vidhni si artist, Austin Kleon
  • Vidhni si artist, Austin Kleon
  • Vidhni si artist, Austin Kleon
  • Vidhni si artist, Austin Kleon
  • Vidhni si artist, Austin Kleon

Vidhni si artist, Austin Kleon

Te tjere

Një guidë frymëzuese drejt kreativitetit në epokën dixhitale, Vidhni si artist paraqet dhjetë parime transformuese të cilat do t'i ndihmojnë lexuesit të zbulojnë anën e tyre artistike dhe të ndërtojnë një jetë më kreative.

800 Lekë
720 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vidhni si artist, 10 gjëra që askush nuk ju tregon si të jeni kreativ
Origjinali: Steal like an artist: 10 things nobody told you about being creative
Gjinia: Udhërrëfyes praktik, psikologji
Autori: Austin Kleon
Shqipëroi: David Hudhri
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2017
Fq. 152
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-9928-4227-7-4

Mbi librin

Një guidë frymëzuese drejt kreativitetit në epokën dixhitale, Vidhni si artist paraqet dhjetë parime transformuese të cilat do t'i ndihmojnë lexuesit të zbulojnë anën e tyre artistike dhe të ndërtojnë një jetë më kreative.

Asgjë nuk është origjinale, kështu që përqafoni ndikimet, edukohuni përmes punës së të tjerëve, bëni remix dhe ripërfytyroni që të zbuloni rrugën tuaj. Ndiqni interesat tuaja kudo që t'ju shpien ato – çka mund t'ju duket argëtim, mund të shndërrohet në punën e jetës suaj.

Harrojeni klishenë e vjetër, të shkruani atë që dini: Ndaj, shkruani librin që doni të lexoni, xhironi filmin që doni të shihni. Dhe së fundmi, qëndroni inteligjentë, qëndroni larg borxheve dhe rrezikoni të mërziteni në jetën e përditshme, që të jeni aventurierë dhe guximtarë në imagjinatën dhe punën tuaj.

Çlironi kreativitetin tuaj:

1. Vidhni si artist.
2. Mos prisni sa të njihni veten. Filloni.
3. Shkruani librin që do të dëshironit ta lexonit.
4. Bëjeni me duart tuaja.
5. Projektet anësore dhe argëtimet janë të rëndësishme.
6. Sekreti: Bëni punë të mirë dhe ndajeni me të tjerët.
7. Gjeografia nuk është më pronari ynë.
8. Silluni mirë (Bota është një fshat i madh).
9. Bëhuni i mërzitshëm (Është e vetmja mënyrë për të bërë punë).
10. Kreativitet do të thotë zbritje.

Mbi autorin

Austin Kleon është shkrimtar dhe artist. Ai është autori i koleksionit të poezive "Newspaper Blackout" dhe puna e tij është shfaqur në emisionin Morning Edition të NPR, PBS NewsHour, The Wall Street Journal dhe faqja e artit, 20x200.com. Ai jeton në Austin, Teksas dhe online në faqen austinkleon.com.

Detajet e librit
Te tjere
9789928422774
9789928422774
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Një gjë e vetme, Gary Keller, Jay Papasan

Të duhet më pak shpërqendrim, më pak ngarkesë. Lumi i madh i e-maileve, teksteve, mesazheve e takimeve të përditshme të shpërqendron dhe të streson. Kërkesat e njëkohshme nga puna dhe familja sa vijnë e shtohen. Me çfarë kostoje? Punë e dorës së dytë, afate që nuk i kap dot, pagesa më të ulëta, përparim më i ngadaltë në karrierë dhe shumë stres.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2238

Botuesi: Te tjere

Tregtari më i madh në botë, Og Mandino

Kam lexuar të gjithë librat që ndonjëherë janë shkruar për shkathtësinë e të shiturit, por mendoj se Og Mandino i ka tejkaluar të gjithë me "Tregtari më i madh në botë". Askush që do t'i ndjekë këto parime nuk ka për të dështuar kurrë si tregtar dhe askush nuk ka për të qenë vërtet i madh pa këto.
360 Lekë 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Origjinalët, Adam Grant

Origjinalët na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke u mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na mëson hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë, si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca, të...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Si të bëhesh i pasur, Donald Trump

Trumpi na jep mundësinë të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t'i bëjmë e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrjmë një marrëveshje të caktuar dhe si të ruajmë emrin që kemi.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Jetart

Rruga e mashkullit superior, David Deida

Përmes këtij autori bestseller dhe eksperti të mirënjohur ndërkombëtarisht mbi spiritualitetin seksual, do të mund të merrni këshilla të drejtpërdrejta, aftësi fuqizuese, praktika trupore dhe shumë më tepër, në mënyrë që t'ju ndihmojë që të mishëroni një jetë plot përmbushje, në mënyrë të menjëhershme dhe pa kompromise.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Vetëbesimi, Charles Pepin

Për ta zgjidhur misterin e vetëbesimit, ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni, Niçe apo Bergsoni. Mendimtarë këta që, shpesh, e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë: ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë, guximin apo veçantinë.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Menopuza, Davina McCall, Dr. Naomi Potter

Ky libër synon të krijojë një komunitet të fuqishëm dhe mbështetës, të aftë për të thyer njëherë e mirë heshtjen shekullore. Duke eksploruar dhe duke shpjeguar shkencën, duke zhbërë mitet keqinformuese dhe duke thyer tabutë e paramenopauzës dhe menopauzës.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001818

Botuesi: Pegi

Sekretet e suksesit, Malcolm Gladwell

Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?...Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty...
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2230

Botuesi: Elta BS

Ligji i Tërheqjes, Esther Hicks, Jerry Hicks

Abrahami, një grup mësuesish jofizikë, që duket se janë të zhvilluar, flasin për perspektivën e tyre më të gjerë nëpërmjet gojës së Esterit. E ndërsa na flasin në nivelin e të kuptuarit tonë nëpërmjet trajtesash gjithë dashuri, të shkëlqyera, e megjithatë mjaft të thjeshta si të shtypura, ashtu edhe kur dëgjohen, ata na udhëheqin te një Lidhje e qartë me...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001818

Botuesi: Pegi

Sekretet e suksesit, Malcolm Gladwell

Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?...Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty...
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mjaft menduat, filloni të jetoni, Richard Carlson

Si mund të largoni mendimet negative dhe si mund ta bëni lumturinë një zakon? Richard Carlson, autori i librit të famshëm "Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla..." ju tregon çelësin si mund ta arrini këtë. Çlironi fuqinë e pozitivitetit dhe hapni dyert që të shijoni gëzimin në çdo ditë të jetës suaj.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje