• Banner

Miti i karizmes, Olivia Fox Cabane
  • Miti i karizmes, Olivia Fox Cabane

Miti i karizmës, Olivia Fox Cabane

Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur – ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, siç Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Miti i karizmës (kopertina e trashë)
Origjinali: The Charisma Myth
Gjinia: Psikologji
Autori: Olivia Fox Cabane
Shqipëroi: David Hudhri
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2016
Fq. 288
Pesha: 0.593 kg.
ISBN: 978-9928-4227-4-3

Mbi librin

Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur – ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, siç Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo.

Duke marrë nga teknikat të cilat fillimisht i krijoi për Harvardin dhe MIT, Cabane e ndan karizmën në përbërësit e saj. Që të bëheni më karizmatik, nuk do të thotë të ndryshoni personalitetin tuaj.

Por, ka të bëjë me përshtatjen e një serie praktikash të caktuara, të cilat shkojnë me personalitetin që keni. Miti i karizmës ju tregon si të jeni më ndikues, më bindës dhe më frymëzues.

Fragment nga libri

Marilyn Monroe donte të vërtetonte diçka. Ishte një nga ditët me diell të verës së vitit 1955, në qytetin e New York-ut. E shoqëruar nga një redaktor reviste dhe fotografi i saj personal, Marilyn po ecte përgjatë Grand Central Terminal.

Megjithëse kulmi i një dite pune dhe platforma gumëzhinte nga turma e njerëzve, askush nuk e vuri re, teksa ajo priste trenin elektrik. Pasi aparati fotografik u shkrep, ajo hyri në kabinë dhe qetësisht zuri vend në një kënd. Askush nuk e njohu.

Marilyn donte të demonstronte se, vetëm po të vendoste ajo, mund të shndërrohej në magjepsësja Marilyn Monroe apo e zakonshmja Norma Jean Baker. Në metro, ajo ishte Norma Jean. Por kur u ngjit në trotuarët e zhurmshëm të New York-ut, ajo vendosi të shndërrohej përsëri në Marilyn.

Vështroi rreth e rrotull dhe e ngacmoi fotografin e saj: "A do ta shohësh atë?" Dhe nuk bëri ndonjë gjest kushedi – vetëm sa "gufoi flokët dhe mori pozën e saj." Me këtë ndryshim të thjeshtë, befas, si magnet, ajo tërhoqi njerëzit që e rrethonin. Sikur një aurë magjike rridhte prej saj dhe gjithçka përreth ngriu.

Koha po ashtu ndaloi, sikundër njerëzit rrotull saj, të cilët u shtangën të mahnitur, kur befas njohën midis tyre yllin e kinemasë. Në çast adhuruesit u derdhën drejt Marilyn-it, dhe "u deshën disa minuta shtytje dhe frike" që fotografi ta ndihmonte t'i largohej turmës që shtohej.
Karizma ka qenë gjithmonë një temë intriguese dhe e diskutueshme.

Kur u tregoj njerëzve, në konferenca apo festa, se unë "u mësoj karizmën të tjerëve", ata menjëherë gjallërohen dhe shpeshherë, me zë të lartë, thonë: "Por unë kam menduar se karizma, është diçka e tillë të cilën ti e ke ose jo." Disa e shohin si një avantazh të padrejtë, të tjerë janë të etur për ta mësuar, por të gjithë mahniten. Dhe me të drejtë. Njerëzit karizmatikë kanë ndikim në botë, qoftë kur nisin projekte, kompani apo perandori të reja.

E keni pyetur ndonjëherë veten si do të ndiheshit po të ishit aq tërheqës sa Bill Clinton apo magjepsës sa ç'ishte Steve Jobs? Nëse mendoni se jeni pak karizmatik dhe doni ta ngrini në një nivel më të lartë? Apo nëse keni dëshiruar në fshehtësi të kishit pak nga kjo cilësi por mendoni se nuk i përkisni tipave karizmatikë? Atëherë, kam lajme të mira për ju: karizma është një aftësi që mund ta mësoni dhe ta përvetësoni me praktikë.

Në verën përvëluese të Londrës së vitit 1886, William Gladstone garonte kundër Benjamin Disraelit për vendin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Ishte Epoka Viktoriane dhe fituesi do të sundonte gjysmën e botës.

Në javën e fundit para zgjedhjeve, të dy këta burra rastisën të ftonin për darkë të njëjtën grua të re. Siç pritej, shtypi e pyeti këtë grua se çfarë përshtypje i kishin lënë të dy kundërshtarët.

Ja si u përgjigj, "Pasi darkova me Z. Gladstone, mendova se ai ishte personi më i zgjuar në Angli. Por, pasi darkova me Z. Disrael, mendova se isha unë personi më i zgjuar në Angli." E gjeni se kush i fitoi zgjedhjet? Ishte që i bënte të tjerët të ndiheshin të zgjuar, mbresëlënës dhe mahnitës: Benjamin Disraeli.

Komente mbi librin

"Cabane u ofron këshilla të zbatueshme dhe një guidë praktike liderëve që duan të përmirësohen, pa kompromentuar integritetin apo autoritetin."

Laura Tang, CEO, Time Inc.

"Cabane na ka bërë një nder të madh. Ajo ka ndërthurur shkencën e palëkundshme me rrëfimin përfshirës duke sjellë një trajtim udhëzues, të rolit të karizmës në lidership – një temë të cilën (deri tani) e kuptonim shumë pak."

Robert B. Cialdini, autor i librit "Influence"

""Miti i karizmës" është i lehtë për t'u lexuar. Ai bashkon historitë dhe studimet, strategjitë dhe zbatimet, teknikat dhe praktikat."

New York Journal of Books

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928422743
ean13
9789928422743
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Më lehtë nga se mendoni, Richard Carlson

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Bijtë e gënjeshtrës, M. Scott Peck

Ata persona që janë të këqij sulmojnë të tjerët, në vend që të përballen me dështimin e tyre. Peck pasqyron rrënimin dhe shkatërrimin ku këta bij të gënjeshtrës ndërveprojnë dhe ndikojnë në jetët e atyre që kanë përreth. Ai paraqet, bazuar në raste konkrete të ndeshura gjatë punës së tij si psikiatër, shembuj të së keqes në jetën e përditshme.

Çmimi 1 060 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Muza

Fuqia e zemrës, Baptist de Pape

Që nga fillimi i historisë, mjeshtërit e mëdhenj të traditave shpirtërore botërore e kanë përshkruar zemrën si një burim mirëkuptimi dhe fuqie të vërtetë. Tani, në librin     Fuqia e zemrës, me ndihmën e liderëve shpirtërorë më të rëndësishëm të aktualitetit, do të zbulosh si të lidhesh me potencialin tënd maksimal.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Jeta

Çelësi Magjik, Charles F.Haanel

Në jetë janë disa njerëz që duket sikur vetvetiu bëhen të suksesshëm, të fuqishëm, të kamur, dhe që arrijnë gjithçka që duan, madje edhe duke bërë shumë pak përpjekje në mënyrë të vetëdijshme

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Të jetosh më mirë me pak, Alicia Arrizabalaga, Daniel Wagman

Mua më kënaq një shishe wiski dhe një kuti e mirë me puro, më kënaq sallami pikant, një Libër dhe një film i mirë, që e zgjerojnë botën time mendore. Por kënaqësia për ti përdorur këto gjëra, nuk bazohet në zotërimin e tyre- shprehet filozofi Fernando Savater, duke argumentuar pastaj që zotërimi i diçkaje është baza e kënaqësisë së konsumit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: EDFA Botime

Gra që dashurojë me shpirt, Robin Norwood

Gra që dashurojnë me shpirt”, një libër shumë i kërkuar, që jep plot raste, ku janë vënë në dukje me shumë qartësi arsyet për të cilat shumë femra bien në dashuri me një mashkull të përshtatshëm për to dhe harxhojmë më kot energjitë e veta për ta ndryshuar. Dhe ndërkohë që shpresojmë që “ai” të ndryshojë, në të vërtetë janë femrat që përfshihen gjithnjë e...

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Si të flasim me këdo, Leil Lowndes

A nuk i admironi edhe ju njerëzit e suksesshëm që duket se "kanë gjithçka në dorë"? i shihni teksa flasin plot vetëbesim nëpër takime biznesi, ose qetë – qetë nëpër festa me shoqërinë. Ata gëzojnë punët më të mira, partnerët më të bukur, miqtë më të spikatur, llogaritë bankare më të majme e vendbanimet më në modë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

The Beauty Myth, Naomi Wolf

Alongside the evident progress of the women's movement, however, writer and journalist Naomi Wolf is troubled by a different kind of social control, which, she argues, may prove just as restrictive as the traditional image of homemaker and wife.

Çmimi 820 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Më pak stres, Jasmin Kirkbride

Kur ju thonë "më shtruar" apo "mos u shqetësoni", a ju vjen t'ua ktheni "qepeni gojën"? Sepse, po të ishte aq e lehtë, do ta bënit vetë, kështu? Nuk jeni vetëm, për më tepër, ka edhe një mënyrë për ta hequr qafe stresin. I pajisur me udhëzime, sugjerime dhe citate, ky libër do t'ju japë forcën për të mposhtur në qoftë se-të dhe çdo ditë do ta jetoni pak...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)