• Banner

101 arsye se perse femrat arsyetojne me tru dhe meshkujt me..., Eva Clesis
  • 101 arsye se perse femrat arsyetojne me tru dhe meshkujt me..., Eva Clesis

101 arsye se përse femrat arsyetojnë me tru dhe meshkujt me..., Eva Clesis

Nëse mendoni se për të shpjeguar gjithçka mjafton teoria që meshkujt vijnë nga Marsi dhe femrat nga Afërdita, do ju duhet ta mendoni sërish. 101 arsye se përse femrat arsyetojnë me tru dhe meshkujt me...

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 101 arsye se përse femrat arsyetojnë me tru dhe meshkujt me...
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Eva Clesis
Shqipëroi: Xhimi Lazri
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2015
Fq. 248
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-00-139-9

Mbi librin

Nëse mendoni se për të shpjeguar gjithçka mjafton teoria që meshkujt vijnë nga Marsi dhe femrat nga Afërdita, do ju duhet ta mendoni sërish. 101 arsye se përse femrat arsyetojnë me tru dhe meshkujt me...

Vendi më i përbashkët dhe i abuzuar: femrat mendojnë, përpunojnë, reflektojnë, analizojnë (me pak fjalë, ndërtojnë një mal me paranoja) ndërkohë që meshkujt ndjekin instinktin (janë më kafshërorë). Me fjalë të tjera, organi që mbizotëron, varet nga gjinia e personit: Nëse për femrat është truri, që shpesh ushqehet dhe nxitet nga zemra, për meshkujt është në mënyrë të pamohueshme "rrushi".

Nëse si femra e mendoni veten mbi klasifikimet e thjeshta, atëherë mendoni pak të gjitha traktatet e psikologjisë që po prishni kur, duke parë me ankth telefonin, kërkoni shpjegime se përse ai nuk ju telefonon.

Nëse si meshkuj, mendoni se kjo nuk ju përket, tregohuni të sinqertë: do ju pëlqente më shumë të lexoni një libër, apo të ishit të pranishëm në përzgjedhjen e aktoreve për filmin e ardhshëm të Roko Sifredit?

Që nga "organi i mashkullit është një mjet matës universal" e deri tek kërkimi i princit të kaltër, ky manual argëtues do ju japë 101 argumente të pakundërshtueshme për të kuptuar se çfarë fshihet pas një mashkulli që thotë se "di të dëgjojë" dhe për të kuptuar se çfarë mendon një femër që thotë se vishet bukur "vetëm për t'u ndjerë mirë me veten". Për të vendosur nëse duhet t'ja mbathësh me të katra, apo të mundohesh të kuptosh personin e gjinisë së kundërt. Madje dhe të dashurohesh.

Mashkulli dhe femra mendojnë në mënyra dhe me organe – sipër dhe poshtë – të ndryshme: stereotip apo e vërtetë? 101 përgjigje në një libër që shpjegon të gjithë përsetë e këtyre ndryshimeve të pakalueshme mes gjinive.

Mbi autoren

Eva Clesis ka lindur më 1980 në Bari. Ka shkruar librat "Për darkë me Lolitën", "Guardrail", romanin "Vasco Rossi nuk gabon në asnjë disk" si dhe shumë artikuj dhe tregime që janë publikuar në revista dhe antologji.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928001399
ean13
9789928001399
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Si të jesh parisiane kudo që jeton, Grup Autorësh

Nga katër franceze të mahnitshme - më në fund një opinion i freskët dhe i guximshëm mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh parisiane: mënyra si vishen, si argëtohen dhe si përpiqen të jenë vetvetja. Në paragrafë të shkurtër hokatarë, këto gra parisiane sjellin pikëpamjet e tyre shumë origjinale mbi stilin, kulturën, sjelljen dhe burrat.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Shitësi i këpucëve, Phil Knight

I ri në moshë, kureshtar, dhe i sapo diplomuar në biznes, Phil Knight mori pesëdhjetë dollarë borxh nga babai dhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Gratë e padukshme, Caroline Criado Perez

Nga politikat publike te hulumtimet mjekësore, teknologjia, vendet e punës e mediat, Gratë e padukshme zbulon se si në një botë të ndërtuar për dhe nga burrat, jemi duke e injoruar në mënyrë sistematike gjysmën e popullsisë, shpesh me pasoja katastrofike. 

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Katër marrëveshjet, Don Miguel Ruiz

Në librin "Katër marrëveshjet", don Migel Ruiz, zbulon burimin e koncepteve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Si të zgjidhësh mosmarrëveshjet në jetë, Dale Carnegie

Çdo mosmarrëveshje me të cilën përballemi në jetën tonë ngërthen potencialem pozitive apo negative qofshin. Ato mund të jenë burim frymëzimi, sqarimi, mësimi, shndërrimi, rritjeje apo zemërimi, droje, turpërimi, mbylljeje në vetvete si dhe qëndrese. Zgjedhja nuk është në dorën e kundërshtarëve tanë, por në dorën tonë, si dhe në vullnetin tonë për t;u...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Damo

Menaxhimi, Brian Tracy

 I mbushur plot me mënyra dhe teknika praktike të sprovuara, ky libër thelbësor udhëzimesh ju rrëfen sesi të nxirrni në pah anët më të mira të njerëzve që drejtoni dhe të arrini lartësi të reja në karierrën tuaj.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ti je ajo çfarë vesh, Jennifer Baumgartner

Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Zëri në kokën tonë, Ethan Kross

Nëse i thua një të panjohuri se flet me veten, me siguri do të quajë anormal. Por e vërteta është se të gjithë ne kemi një zë në kokë. Kur i flasim vetes shpresojmë të gjejmë një instruktor, mirëpo përballemi qortuesin tonë të brendshëm.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)