
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Nga katër franceze të mahnitshme - më në fund një opinion i freskët dhe i guximshëm mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh parisiane: mënyra si vishen, si argëtohen dhe si përpiqen të jenë vetvetja. Në paragrafë të shkurtër hokatarë, këto gra parisiane sjellin pikëpamjet e tyre shumë origjinale mbi stilin, kulturën, sjelljen dhe burrat.
Titulli: Si të jesh parisiane kudo që jeton: Dashuria, stili dhe zakonet e këqija
Origjinali: How to Be Parisian Wherever You Are: Love, Style, and Bad Habits
Gjinia: Modë, libër udhëzues
Autori: Anne Berest, Audrey Diwan, Caroline de Maigret, Sophie Mas
Shqipëroi: Margarita S. Skënderi
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2015
Fq. 272
Pesha: 0.454 kg.
ISBN: 978-9928-176-05-9
Nga katër franceze të mahnitshme - më në fund një opinion i freskët dhe i guximshëm mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh parisiane: mënyra si vishen, si argëtohen dhe si përpiqen të jenë vetvetja. Në paragrafë të shkurtër hokatarë, këto gra parisiane sjellin pikëpamjet e tyre shumë origjinale mbi stilin, kulturën, sjelljen dhe burrat.
Autoret: Anne Berest, Audreu Diwan, Caroline de Maigret dhe Sophie Mas, beqare, por të lidhura dhe me fëmijë, janë shoqe prej vitesh. Ikonoklaste bohemiane të talentuara, me karrierë në botën e muzikës, filmit, modës dhe botimeve, ato janë atipikisht të hapura dhe të sinqerta, ndërsa demaskojnë mitet rreth asaj se çfarë do të thotë sot të jesh franceze.
Duke ju lejuar të depërtoni në sekretet dhe të metat e tyre, ato gjithashtu tallen me sjelljen dhe ndjenjat e tyre të komplikuara dhe shpesh kontradiktore. E pranojnë që janë snobe, paksa të përqendruara te vetja, të paparashikueshme, por jo të pasigurta. Autoritare dhe kokëforta, ato dinë gjithashtu të jenë të ndjeshme dhe romantike.
Ato do t'ju çojnë në një takim të parë, në një festë, të provoni dhimbjen e kokës pas së pirës, në disa nga vendet më të pëlqyera të Parisit, ku hahet mirë. Në fshat, por dhe në një nga darkat e tyre që kanë sekrete gatimi, por që do t'i mashtrojnë të ftuarit duke i bërë të mendojnë se është diçka e kollajtë. Ndërsa të dalësh me to, është të provosh paksa dinakërinë dhe surprizat.
Ato do t'ju tregojnë si të jeni misterioze dhe sensuale, si të dukeni të natyrshme, si ta bëni të dashurin xheloz dhe si ndihen lidhur me fëmijët, martesat dhe frekuentimin e palestrës. Gjithashtu ato do të ndajnë me ju librin e tyre të adresave, se ku mund të shkohet në Paris: për ta gdhirë jashtë, për një festë ditëlindjeje, për një takim të atypëratyshëm, për artikuj të cilësisë së mirë e shumë më tepër se kaq.
"Si të jesh parisiane kudo që jeton" do t'ju bëjë të qeshni, ndërsa futeni në lëkurën e tyre, si dhe të guximshme dhe të lira të shfrytëzoni qetësinë tuaj të brendshme.
"Shumë, shumë zbavitës. Ndërsa e lexoja, u ndjeva në fakt më shik, më e mprehtë dhe très parisienne. Nga fundi kam qeshur fort me zë të lartë."
Plum Sykes, autore e "Biondet e Bergdrofit" dhe "E divorcuar rishtas"
Anne Berest është autore e dy romaneve dhe një biografie të Françoise Sagan, botuar këtë vit. Ajo shkruan gjithashtu për televizionin, kinemanë dhe teatrin.
Caroline de Maigret studioi për letërsi në Universitetin e Sorbonës, përpara se të shpërngulej në Nju-Jork për të punuar si modele. Në vitin 2006 u kthye në Paris për të themeluar markën saj muzikore. De Maigret është ambasadore e Chanel që prej vitit 2012. Ajo mbron të drejtat e grave me OJQ-në CARE dhe në vitin 2014 u bë ikona e Lancôme.
Sophie Mas ka lindur dhe është rritur në Paris. Pas studimeve për shkenca politike dhe studimet e larta komerciale HEC, ajo themeloi studion e saj të produksionit dhe sot punon mes Los Anxhelosit, Nju-Jorkut dhe San Paolos.
Audrey Diwan, pas studimeve për gazetari dhe shkenca politike, u bë skenariste. Ka shkruar skenarin për La French të Cédric Jimenez, me aktorin Jean Dujardin, si dhe po punon për filmin e saj të parë artistik me metrazh të gjatë si regjisore. Është gjithashtu drejtore editoriale e revistës Stylist.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: 2841
Botuesi: Onufri
Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë, ka filluar si një faqe e vetme në revistën Glamour pesëmbëdhjetë vite më parë dhe shpejt u shndërrua në një fenomen virusal. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara.
Botuesi: Onufri
Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.
Botuesi: Onufri
Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.
Reference: 2217
Brand: Onufri
Title: 200 Sekretet e SuksesitOriginal: The Top 200 Secrets of Success and the Pillars of Self – MasteryCategory: PsychologyAuthor: Robin S. SharmaAlbanian translator: David HudhriPublisher: OnufriYear: 2012Pgs. 94Weight: 0.155 kgISBN: 978-99956-87-84-7
Sa herë hipni në makinë, mbushuni njëherë thellë me frymë. Sa herë shtriheni në shtrat, fikeni telefonin. Përgëzojeni veten për këtë.
Brand: Pema
Përgjatë këtij rrugëtimi, ai na tregon histori frymëzuese të fituesve të medaljeve të arta olimpike, shefave të shquar ekzekutivë dhe shkencëtarëve të famshëm, të cilët e kanë përdorur shkencën e shprehive të vogla për të qenë produktivë, të motivuar dhe të lumtur.
Brand: Te tjere
Reference: 2841
Brand: Onufri
Reference: 2791
Brand: Toena
Trumpi na jep mundësinë të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t'i bëjmë e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrjmë një marrëveshje të caktuar dhe si të ruajmë emrin që kemi.
Nga katër franceze të mahnitshme - më në fund një opinion i freskët dhe i guximshëm mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh parisiane: mënyra si vishen, si argëtohen dhe si përpiqen të jenë vetvetja. Në paragrafë të shkurtër hokatarë, këto gra parisiane sjellin pikëpamjet e tyre shumë origjinale mbi stilin, kulturën, sjelljen dhe burrat.