• Banner

  • Ka mbaruar

100 teste për të stërvitur kujtesën, Bernard Croisle

Kujtesa është një aftësi e domosdoshme, por jo gjithmonë ajo na përgjigjet kur dhe si duam: kujt nuk i ka ndodhur ndonjëherë ta ketë fjalën "në majë të gjuhës", të ketë vështirësi për të kujtuar emrin e dikujt që sheh, apo të mos mbajë mend një numër telefoni?

7,93 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: 100 teste për të stërvitur kujtesën
Origjinali: 100 test pour entrainer sa memoire
Gjinia: Udhëzues praktik
Autori: Dr. Bernard Croisle
Shqipëroi:Eldina Nasufi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 128
Pesha: 0.311 kg
ISBN: 978-9928-162-46-5

Mbi librin

Kujtesa është një aftësi e domosdoshme, por jo gjithmonë ajo na përgjigjet kur dhe si duam: kujt nuk i ka ndodhur ndonjëherë ta ketë fjalën "në majë të gjuhës", të ketë vështirësi për të kujtuar emrin e dikujt që sheh, apo të mos mbajë mend një numër telefoni?

Nuk ka ndonjë recetë që bën mrekulli për problemet e kujtesës, por ama ka metoda që mund të përdoren në jetën e përditshme për ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj aftësie. Mirëpo, nëse për t'i përvetësuar këto metoda është e nevojshme t'i vëmë në praktikë, atëherë ku ka mënyrë më të mirë sesa loja?

• Për të nxitur kujtesën tuaj nëpërmjet zbavitjes, ky libër sugjeron 100 ushtrime të larmishme në formë loje, të cilat stërvitin llojet e ndryshme të kujtesës (pamore, semantike, episodike, logjike etj.)
• Për çdo ushtrim është treguar qëllimi dhe aftësitë që kërkohen e përmirësohen gjatë zhvillimit të tij: përqendrimi, nxjerrja e përfundimeve logjike, vëzhgimi pamor, aftësitë e përdorimit të imazheve mendore, aftësia për të krijuar lidhje etj.
• Ushtrimet janë organizuar në 3 nivele vështirësie për të përparuar sipas ritmit tuaj, meqenëse mund të përdoren nga kushdo.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928162465
ean13
9789928162465
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Si të dalloni një gënjeshtar, James W. Williams

Ky është një shpjegim paksa i zymtë, por nëse njerëzit janë të pamoralshëm ose thjesht u mungojnë aftësitë personale, do të përjetoni çaste në jetë kur njerëzit do t'ju gënjejnë dhe do të shtrembërojnë të vërtetën. Por çfarë do të ndodhte sikur të kishte një mënyrë për të parë shenjat dhe për të ditur saktësisht kur ndodh një gjë e tillë?

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Reklama

Fuqia e mendimit pozitiv, vol.1-2, Norman Vinsent Peale

Ky libër - i cili është shitur mbi 10 milionë ekzemplarë - tregon filozofinë e thjeshë, efelctive të jetës, të mendimit pozitiv, metodat dhe shembujt praktikë se si të tejkalohen vështirësitë, mossukseset, si arrihen vlerat krijuese të dobishme në jetë, për të arritur pagen shpirtërore, shëndetin e mirë, energjinë e plotë, famën, pasurinë, forcën.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dashurologjia, Bruno Shimlesha

Vetëm atëherë kur dashurojmë arrijmë ta kuptojmë se kurrë nuk jemi ndarë nga thelbi jonë! Dashurologjia i kushtohet dashurisë dhe marrëdhënieve me të tjerët në të gjitha format e saj ngazëlluese.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Autobusi i energjisë, Jon Gordon

Autobusi i Energjisë, një libër bestseller ndërkombëtar, i shoqëron lexuesit në një udhëtim frymëzues, i cili u hap mendjen dhe zbulon 10 sekrete për t’iu qasur jetës dhe punës me anën e të menduarit pozitiv e drejtpërdrejtë, që të çon drejt përmbushjes në punë dhe në shtëpi.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2848

Botuesi: Onufri

Nje vit drejt pasurimit, Napoleon Hill

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mendësia, Carol S. Dweck

Në fakt, Mendësia na ofron një teori shumë të thjeshtë, një teori që tashmë të gjithë mësuesit e zotë dhe prindërit e mrekullueshëm, atletët e shkëlqyer dhe drejtuesit e aftë të korporatave të mëdha e dinë: mendja jonë është në gjendje të mësojë dhe lulëzojë me lehtësi e efikasitet. Këto parime janë baza e arritjes në çdo fushë të dijes e sektor të...

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fuqia e mendimeve, Burbuqe Raufi

Kur diagnostikohesh me një sëmundje të pashërueshme, kupton se shumica e kokëçarjeve të përditshme nuk janë aspak të rëndësishme. Gjithçka fashitet kur kupton se jeta është dhurata më e çmuar. Atë çast, fillon t'i kushtosh vëmendje çdo frymëmarrjeje dhe çdo sekondë që kalon, mendimi i vetëm që të vërtitet në mendje, është: "Çfarë duhet të bëj"?

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Unë mund të të dobësoj, Paul McKenna

Paul McKenna ka zbuluar një sistem shumë të fuqishëm për t'u dobësuar, që ripërkufizon dhe modelon mendimet, sjelljen dhe besimin tuaj ndaj vetes, si dhe shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit dhe në këtë mënyrë ju ndihmon ta kontrolloni me shumë lehtësi dietën dhe të humbni peshë në mënyrë përfundimtare.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Pse flemë?, Matthew Walker

Duke vepruar në trurin tonë, gjumi përmirëson aftësitë tona për të mësuar, për të kujtuar dhe për të marrë vendime racionale. Ai kalibron emocionet, fuqizon sistemin imunitar dhe rregullon metabolizmin. Ëndrrat lehtësojnë kujtimet tona të dhimbshme dhe krijojnë një realitet virtual që nxit kreativitetin.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Jeta e mirë dhe si ta jetosh, Robert Waldinger, Marc Schulz

I mbështetur te zbulimet e Studimit tetëdhjetëvjeçar të Harvardit për Zhvillimin e të Rriturve, ky libër historik nxjerr në pah të vërtetën e thjeshtë, e megjithatë befasuese: sa më të forta të jenë marrëdhëniet tona, aq më të shumta janë  gjasat që ne të kemi jetë të lumtura, të kënaqshme dhe në përgjithësi më të shëndetshme.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Puna e thellë, Cal Newport

E, megjithatë, shumica e njerëzve – qofshin ata punonjës njohurish në zyra të zhurmshme me plan të hapur apo krijues që stërmundohen për ta qartësuar vizionin e tyre – e kanë humbur aftësinë e tyre për të hyrë thellë, duke e shpenzuar në të kundërt kohën e tyre me një turbullirë të furishme mesazhesh të postës elektronike dhe me median shoqërore, duke mos...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)