• Banner

  • Ka mbaruar

Zbrita nga autobusi hipa në BMW, Baybars Altuntas

Jam rritur nga një nënë mësuese dhe një baba ushtarak në pension. Nëse do t'i shihja në ëndërr shumë gjëra nuk do t'i besoja. Por, pa asnjë lek në xhep, korporata që themelova do të bëhej një nga 100 françaising më të rëndësishëm në Turqi.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Zbrita nga autobusi hipa në BMW
Origjinali: Otobűsten indim, BMW'ye bindim
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Baybars Altuntas
Shqipëroi: Edmond Qenani
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2012
Fq. 280
Pesha: 0.402 kg
ISBN: 978-9928-06-041-9

Koment nga autori

Jam rritur nga një nënë mësuese dhe një baba ushtarak në pension. Nëse do t'i shihja në ëndërr shumë gjëra nuk do t'i besoja. Por, pa asnjë lek në xhep, korporata që themelova do të bëhej një nga 100 françaising më të rëndësishëm në Turqi dhe më vonë do të më ftonte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetit ku gjenden epiqendra e ekonomisë botërore, për të biseduar rreth sipërmarrjeve në Shtëpinë e Bardhë.

Njeriu i cili është kryeministri dhe lideri në krye të shtetit që ka ekonominë e 16 – të më të madhe në botë, dërgoi letrën e tij përmes meje për presidentin Obama. Televizioni CNN International do të vlerësonte ecurinë dhe rëndësinë e samitit direk nga Washingtoni.

Gjithashtu, u bëra një nga 110 dragonjtë në botë në Dragon's Den Show të transmetuar në 22 shtete. Nuk kisha ndërmjetës, nuk kisha para dhe nuk kisha rreth. Por ja dola mbanë. Tek një gjë besoj me gjithë zemër: Vendi ynë i bukur është vendi ku të gjithë sipërmarrësit mund të realizojnë ëndrrat e tyre.

Mjafton që ta duam një gjë të tillë. Unë dua që të gjithë të shohin botën nga e njëjta dritare që e shoh edhe unë. Sepse ashtu si unë, djalë i një mësueseje, ia dola mbanë të bëj diçka dhe të kem sukses, jam i sigurtë që dhe ju mund të bëni më shumë se kaq. Në këtë libër, çdo gjë që kam shkruar e treguar me ndershmëri dhe sinqeritet. Jam i sigurtë që do ta lexoni me një frymë.

Mbi autorin

Baybars Altuntas lindi në vitin 1970 në Stamboll. Ai është diplomuar në degën e Mësuesisë për Gjuhën Angleze në Universitetin e Bosforit. Në 1991 ka themeluar "Shoqatën e Francaising të Turqisë", ndërsa në 1992 ka themeluar kompaninë Deulcom International. Deulcom ka marrë çmimin prestigjioz të "Eurowards".

Altuntas është zgjedhur një nga 40 biznesmenët që krijojnë inovacion. Historia e jetës së tij është transmetuar si dokumentar në televizionin shtetëror TRT. Ka qenë kryetar i Konsullit të Sipërmarrësve dhe më vonë kryetari i shoqatës së "Zbukurimit dhe Rregullimit" të Beyoglusë.

Projekti i tij "Qendra e Sipërmarrësve në Beyoglu" ka marrë çmimin e "Sipërmarrjes së Shoqërisë Civile" nga gazeta "Dynya". Është shpallur Guru në sipërmarrje në Turqi. Ndërsa në Qipro është zgjedhur si "Sipërmarrës i Vitit". Ai ishte një nga 150 biznesmenët e botës, të ftuar në Samitin Presidencial të SHBA – së mbi Sipërmarrjet, të organizuar në vitin 2010 nga Presidenti Obama.

Ky samit konsiderohet si hapi më i rëndësishëm i shek. XXI në sipërmarrje. U zgjodh mes 150 pjesmarrësve në një takim të veçantë nga Presidenti Obama, ndërsa televizioni CNN International e ftoi për të bërë vlerësimin e samitit. Kjo bisedë u transmetua në të gjitha mediat e botës.

Në Dragon's Den Show të transmetuar për herë të parë nga Sony Picture Television në 22 shtete, Baybars Altuntas arriti të ishte në listën e 110 Dragonjve botërorë, në versioni turk. Libri që keni në duar kur u botua për herë të parë në Turqi arriti një rekord shitjesh brenda një kohe shumë të shkurtër. Ai qëndroi për shumë kohë në krye të listës së shitjeve në Turqi, duke lënë mbrapa edhe librin e Steve Jobs. Baybars Altuntas është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Detajet e librit
2901

Referencat specifike

isbn
9789928060419
ean13
9789928060419
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

15 ligjet themelore të rritjes, John C. Maxwell

Ky libër i tretë, në serinë e Ligjeve të John Maxwell-it (pas librit 21 ligjet e padiskutueshme të lidershipit, me katër milionë kopje të shitura dhe librit 17 ligjet e padiskutueshme të punës në grup, me dy milionë kopje të shitura), do të të ndihmojë të bëhesh nxënës i përhershëm, potenciali i të cilit rritet vazhdimisht dhe nuk “shteron” kurrë: Zbatoji...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Jeta

Çelësi Magjik, Charles F.Haanel

Në jetë janë disa njerëz që duket sikur vetvetiu bëhen të suksesshëm, të fuqishëm, të kamur, dhe që arrijnë gjithçka që duan, madje edhe duke bërë shumë pak përpjekje në mënyrë të vetëdijshme

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Si të punosh me veten, Dr. Nicole Lepera

Gjatë gjithë këtij procesi, lexuesit mund të njohin ndikimin e qëndrueshëm të përvojave dhe traumave të kaluara në marrëdhëniet, besimet dhe sjelljet aktuale. Këto sjellje mund t'i mbajnë njerëzit të mbërthyer në modele zhgënjyese, të dhimbshme bashkëvarësie dhe tradhtie ndaj vetvetes.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001050

Botuesi: Dituria

Si të sillemi në mijëvjeçarin e ri, Arti i Mikpritjes, Kristina Parodi

Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda. Por kohët kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe zakonet, madje edhe mjetet e komunikimit. Në këtë libër, Kristina Parodi, gazetarja dhe drejtuesja e emisioneve të mirënjohura në televizionin italian, përshkruan në një këndvështrim modern, të përditësuar rregullat e mirësjelljes.

Çmimi 450 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)