• Banner

  • Ka mbaruar

Nje vit drejt pasurimit, Napoleon Hill

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur.

7,29 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Një vit drejt pasurimit, 52 hapa për të arritur shpërblimet e jetës
Origjinali: A year of growing rich
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Napoleon Hill
Shqipëroi: David Hudhri
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2013
Fq. 148
Pesha: 0.251 kg
ISBN: 978-9928-164-32-2

Mbi librin

Zgjohu dhe tako anën tënde pozitive. Përse disa kanë sukses dhe të tjerë dështojnë. Disiplinoje veten për të arritur sukses. Rrit fëmijë të suksesshëm e të lumtur. Merr punën që do. Lëri të tjerët të të ndihmojnë të arrish sukses. Përdor magnetizmin tënd personal. Mposhte frikën për të arritur synimin tënd. Merr ngritje në detyrë. Jeto jetën tënde.

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur, të famshëm dhe kanë gjetur lumturinë duke përdorur burimet e fuqisë personale, të cilat ai i pasqyron shumë qartë.

E organizuar në mësime të përjavshme, që të mund të përfitoni nga këshillat e Napoleon Hill – it gjatë gjithë vitit, kjo vepër jashtëzakonisht motivuese dhe filozofike, ju ofron njohuri të reja dhe frymëzim të pashtershëm për ta plotësuar jetën tuaj në mënyrat më të fuqishme të mundshme. Duhen vetëm disa minuta çdo javë për të korrur një jetë të tërë me shpërblime.

Pasuria, pushteti, shëndeti, lumturia dhe përmbushja e tyre varen nga një person: vetja jote. Tashmë, Napoleon Hill, autor bestseller dhe njeri i mençur e milioner i përjetshëm, të ofron mjetin e parë dhe të vetëm që të duhet për t'u bërë ai që ti dëshiron, të bësh atë që do dhe të kesh atë që do. Në këtë vepër të tij frymëzuese dhe që të jep mundësi, do të gjesh një mesazh për çdo javë që do të të mundësojë ta shohësh veten dhe botën përreth teje në një mënyrë krejtësisht të re.

Do të mësosh të kuptosh të gjitha pikat e forta brenda teje dhe të dallosh edhe pasurinë e madhe të mundësive që ke në duart e tua teksa fikson këto fjalë. Lëri ligjëratat javore të Napoleon Hill – it të të ndihmojnë që të korrësh shpërblime, që mund të të jenë dukur përtej ëndrrave të tua, por që tashmë janë kaq të thjeshta në zotërimin tënd.

Mbi autorin

Napoleon Hill lindi në varfëri më 1883 dhe arriti sukses të madh si avokat dhe gazetar. Ai ishte këshilltar i Franklin Roosevelt – it dhe njeri i besuar i Andrew Carnegie. Vitet e fundit, Fondacioni Napoleon Hill ka botuar shkrimet e tij duke i sjellë një publik gjigant ndërkombëtar për libra të tillë: "Think and Grow Rich" (Mendo dhe pasurohu) dhe "Think and Grow Rich Action Pack" (Plani i veprimit i mendo dhe pasurohu) dhe "Succeed and Grow Rich through persuasion" (Kij sukses dhe pasurohu përmes bindjes).

Detajet e librit
2848
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001818

Botuesi: Pegi

Sekretet e suksesit, Malcolm Gladwell

Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?...Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty...

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Dekada përcaktuese, Meg Jay

Dekadën përcaktuese e rekomandoj posaçërisht për këdo që është në të njëzetat dhe po përpiqet të kuptojë ç'drejtim të marrë në jetë. Do të mësoni si të kërkoni në mënyrë të frytshme, si të mos jeni tolerantë dhe si t'i ktheni mundësitë e mira në të shkëlqyera.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje

Botuesi: Damo

Menaxhimi, Brian Tracy

 I mbushur plot me mënyra dhe teknika praktike të sprovuara, ky libër thelbësor udhëzimesh ju rrëfen sesi të nxirrni në pah anët më të mira të njerëzve që drejtoni dhe të arrini lartësi të reja në karierrën tuaj.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Jetart

Si të gjesh personin vitaminë, Marian Rojas Estapé

Pse disa njerëz na bëjnë të vuajmë shumë, ndërsa të tjerë na ngjallin besim në mënyrë instiktive? Pse ka njerëz që priren të kenë marrdhënie të ndërlikuara e të dhimbshme? Një libër që të nxit të gjesh personat vitaminë, ata që nxjerrin më të mirën nga ty, që të frymëzojnë, të mbështesin dhe, në këtë mënyrë, përmirësojnë sistemin tënd imunitar.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Gratë e padukshme, Caroline Criado Perez

Nga politikat publike te hulumtimet mjekësore, teknologjia, vendet e punës e mediat, Gratë e padukshme zbulon se si në një botë të ndërtuar për dhe nga burrat, jemi duke e injoruar në mënyrë sistematike gjysmën e popullsisë, shpesh me pasoja katastrofike. 

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Jack Ma & Alibaba, Yan Qicheng

Sot, Jack Ma (Ma Yun) është një prej gjigantëve të botës së internetit. Kompania e tij, Alibaba, është bërë platforma më e madhe në botë për tregtinë online. Ngritja e Jack Ma-së dhe Alibaba-s ka qenë integrale për zhvillimin e ekonomisë së stërmadhe të internetit në Kinë.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Biseda rreth seksit, Vannesa Marin, Xander Marin

Komunikimi është i rëndësishëm në një marrëdhënie, por njerëzit nuk dinë si t'i qasen e të flasin për një temë kaq delikate. Ka njerëz që nuk kanë folur kurrë për seksin dhe vetëm nga mendimi i një bisede të tillë, mund të mbulohen me djersë të ftohta.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2238

Botuesi: Te tjere

Tregtari më i madh në botë, Og Mandino

Kam lexuar të gjithë librat që ndonjëherë janë shkruar për shkathtësinë e të shiturit, por mendoj se Og Mandino i ka tejkaluar të gjithë me "Tregtari më i madh në botë". Askush që do t'i ndjekë këto parime nuk ka për të dështuar kurrë si tregtar dhe askush nuk ka për të qenë vërtet i madh pa këto.

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)