• Banner

Mjetet, Phil Stutz, Barry Michels
  • Mjetet, Phil Stutz, Barry Michels

Mjetet, Phil Stutz, Barry Michels

Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.

8,42 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mjetet që do t'i shndërrojnë problemet tuaja në krijueshmëri, vetëbesim dhe kurajë
Origjinali: The tools
Gjinia: Psikologji
Autori: Phil Stutz, Barry Michels
Shqipëroi: Aida Musai
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 274
Pesha: 0.321 kg
ISBN: 978-9928-162-01-4

Mbi librin

Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.

Modeli terapeutik tradicional bazohet në lëvrimin e së kaluarës, ndërsa Phil Stutz dhe Barry Michels përdorin një arsenal teknikash, pikërisht mjetet, që i lejon pacientët të përdorin problemet e tyre për të arritur te forcat e nënvetëdijes dhe, për pasojë, për t'u vënë në lëvizje.

Papritur, falë kësaj qasjeje revolucionare, problemet shndërrohen në mundësi për të gjetur kurajën dhe disiplinën, për t'u shprehur e për të krijuar. Për vite me radhë, Stutz dhe Michels ia kanë mësuar këto mjete një grupi shumë ekskluziv pacientësh dhe tani, Mjetet, metoda e tyre revolucionare dhe fuqizuese, është e gatshme për çdo lexues që ka dëshirë të përmbushë gjithë potencialin e tij.

Qëllimi i autorëve është pikërisht që jeta juaj të bëhet e jashtëzakonshme, e jashtëzakonshme në qëndrueshmërinë e saj, në përjetimin e lumturisë, në kuptimin e shpirtit njerëzor.

Komente mbi librin

"Një libër që të bën të mendohesh thellë dhe të jep një shtysë të fortë për të ndryshuar jetën tënde."

Kirkus Review

"Të gjithë lexuesit do të ndihen me siguri të fuqizuar nga lehtësia e përdorimit të ushtrimeve. Qasja e qartë dhe e thjeshtë bashkë me besimin që "fuqitë madhore janë të vërteta" është një kombinim fitimtar. Ky është një nga ata libra të rrallë vetëndihmues që ndihmon me të vërtetë."

Publishers Weekly

"Një nga sekretet më të famshme të Hollivudit... Stutz dhe Michels kanë krijuar një metodë që të ndihmon të përdorësh forcën krijuese të nënvetëdijes."

The New Yorker

"Sëmundjet që Michels ka parë shpeshherë në profesionin e tij? Shmangie. Inat i pakontrollueshëm. Ndjesi bllokimi. Përmbytje me shqetësime (ankth, veturrejtje). Ndjenjë dorëzimi dhe braktisjeje.
-Nuk po them që kjo metodë do të funksionojë me të gjithë, - pranon Michels nga fundi i një interviste, - por ne jemi të bindur dhe e kemi përjetuar që, kur dikush i përdor me të vërtetë mjetet, atëherë ai / ajo bëhet një shembull i shkëlqyer i asaj që çdo qenie njerëzore ka për qëllim të jetë."

TheStar.com

Mbi autorët

Phil Stutz u diplomua në City College në New York dhe më pas studioi mjekësi në New York University. Ai punoi si psikiatër burgu në ishullin Rikers dhe më pas privatisht në New York, para se të shpërngulte studion e tij në Los Angeles në 1982.

Barry Michels ka një diplomë nga Harvard, ka mbaruar për jurisprudencë në Berkeley, Universiteti i Kalifornisë dhe ka një Master në Punë Sociale nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut. Ai ka punuar si psikoterapist me studion e tij private në Los Angeles që në 1986.

Detajet e librit
2516

Referencat specifike

isbn
9789928162014
ean13
9789928162014
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001518

Botuesi: Pegi

Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh, Dale Carnegie

Ky libër mund t'ju ndryshojë jetën. Libri më i shitur i Deil Karnegit, plot gjashtë milionë kopje, i ripunuar kohët e fundit, ka ndihmuar miliona njerëz që të mposhtin ndjesinë e shqetësimit. Deil Karnegi ofron një grup formulash praktike që ju mund t'i vini në jetë sot, formula të vlefshmepër gjithë jetën!

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2267

Botuesi: OMBRA GVG

Te marresh dashurine qe do, Harville Hendrix

I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri "Të marrësh dashurinë që do" ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Botimi i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të re

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2848

Botuesi: Onufri

Nje vit drejt pasurimit, Napoleon Hill

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Dashurologjia, Bruno Shimlesha

Vetëm atëherë kur dashurojmë arrijmë ta kuptojmë se kurrë nuk jemi ndarë nga thelbi jonë! Dashurologjia i kushtohet dashurisë dhe marrëdhënieve me të tjerët në të gjitha format e saj ngazëlluese.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mendësia, Carol S. Dweck

Në fakt, Mendësia na ofron një teori shumë të thjeshtë, një teori që tashmë të gjithë mësuesit e zotë dhe prindërit e mrekullueshëm, atletët e shkëlqyer dhe drejtuesit e aftë të korporatave të mëdha e dinë: mendja jonë është në gjendje të mësojë dhe lulëzojë me lehtësi e efikasitet. Këto parime janë baza e arritjes në çdo fushë të dijes e sektor të...

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000249

Botuesi: Ideart

22 ligje te pandryshueshme te marketingut, Al Ries, Jack Trout

Çdo ligj në këtë libër, i jepet lexuesit përmes shumë shembujve dhe përvojave bindëse, përmes rasteve që u kanë ndodhur të tjerëve por që mund të të ndodhin edhe ty. Libri tregon se ç'ndodh sot në bizneset e niveleve të ndryshme, se si funksionojnë këto ligje në kompanitë e sotme dhe strategjitë e tyre të marketingut.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Namaste, Frances Miralles, Hector Garcia

Për të filluar rrugën drejt Namasté-së, që mes të tjerash është një përshëndetje për hyjninë që ekziston brenda jush, kërkojmë t'u japim përgjigje në botëne sotme pyetjeve që mistikët e Indisë i kanë shtruar vetes në pesë mijë vjetët e fundit.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort...

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Çdo gjë është e mundur, Marie Forleo

Le të jemi të sinqertë - askush prej nesh nuk ka marrë një manual kur lindëm. Nëse po has vështirësi për të zgjidhur një problem apo për të realizuar një ëndërr, problemi nuk je ti. Nuk është se s'je punëtor, inteligjent, apo i denjë, por nuk ke kultivuar ende besimin kyç që do të ndryshojë gjithçka.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001818

Botuesi: Pegi

Sekretet e suksesit, Malcolm Gladwell

Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?...Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty...

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Miti i karizmës, Olivia Fox Cabane

Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur – ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, siç Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Ja familja ime!, Evi Crotti, Alberto Magni

Familja nuk eshte nje tablo e persosur, por as siç mund te mendoje dikush, nje vend inatesh e tensionesh te pafundme. Perkundrazi, ajo eshte nje grup i vogel shoqeror, nga ku burojne emocionet e sinqerta, bashkeveprimet, ruajtja e ekuilibrave, mirekuptimi reciprok dhe durimi, te cilat shpesh jane te veshtira per t’u arritur.

Çmimi 5,45 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Më mençur, më shpejt, më mirë, Charles Duhigg

Në "Më mençur, më shpejt, më mirë", ai vë në zbatim të njëjtën kërshëri të paepur, raportimet shteruese, si dhe stilin e pasur të narracionit për të shpjeguar se si mund të bëhemi më të mirë në bërjen e atyre gjërave që bëjmë. Rezultati është një eksplorim krejt novator i shkencës së frytshmërisë.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)