Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Te marresh dashurine qe do, Harville Hendrix
  • Te marresh dashurine qe do, Harville Hendrix

Te marresh dashurine qe do, Harville Hendrix

2267
OMBRA GVG

I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri "Të marrësh dashurinë që do" ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Botimi i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të re

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 8,39 GBP Up to 25,18 GBP
8,50 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të marrësh dashurinë që do, një guidë për çiftet
Origjinali: Getting the love you want, a guide for couples
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Harville Hendrix
Shqipëroi: Mirela Sula, Fiorela Shalsi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2012
Fq. 402
Pesha: 0.407 kg
ISBN: 978-9928-06-030-3

Mbi librin

I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri "Të marrësh dashurinë që do" ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Botimi i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të reja dhe me një parathënie të detajuar.

Filozofia e përditësuar e Dr. Hendrix ndihmon për të eleminuar gjithë negativitetin e marrëdhënies së përditshme tek çiftet dhe lejon lexuesit e këtij botimi që të përfitojnë nga zbulimet e tij të vazhdueshme gjatë një pune prej dy dekadash.

Komente mbi librin

"Nuk njoh guidë më të mirë për çiftet se sa ata që dëshirojnë vërtetë një marrëdhënie të pjekur."

M. Scott Peck, autor

"Të marrësh dashurinë që do" është një libër i mrekullueshëm, libri më i mprehtë dhe bindës që kam lexuar ndonjëherë në problemet e ngatërruara të marrëdhënieve martesore."

Ann Roberts, presidente e fondit të familjes Rockfeller

"Ky libër do të ndihmojë të gjithë çiftet për të gjetur dashurinë që duan, të fshehur në konfuzionet e veta të një marrëdhënieje të ngushtë dhe intime. Nuk kam parë kurrë më parë parime të tilla të zbatueshme dhe në fakt funksionojnë."

James A. Hall

"Të marrësh dashurinë që do" siguron një hartë rrugësh për partnerët që kërkojnë një shteg për një marrëdhënie intime, pasionante dhe miqësore. Ky është libri më praktik që kam parë ndonjëherë për të kuptuar marrëdhëniet intime."

Marion Solomon

Mbi autorin

Harville Hendrix, Ph. D. në partneritet me bashkëshorten e tij, Helen Lakelly krijuan Terapinë e Marrëdhënies Imago, një proces unik shërues për çiftet, për ata që duan të krijojnë një lidhje afatgjatë në çift si dhe për prindërit. Të dy bashkë ata kanë më shumë se tridhjetë vjet përvojë si edukatorë dhe terapistë. Puna e tyre është përkthyer në më shumë se pesëdhjetë gjuhë të botës dhe metodën e tyre Imago e praktikojnë dymijë terapistë në mbarë botën.

Detajet e librit
2267
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Reklama

Fito atë për të cilën ti vlen, Brian Tracy

Këto strategji të testuara dhe të provuara do t'ju kursejnë vite punë të palodhur dhe mijëra dollarë të ardhura të humbura. Do të mësoni se si ta organizoni jetën tuaj për të siguruar që po fitoni maksimumin në çdo fazë të karrierës suaj.
10,20 GBP
More

Botuesi: Pema

Forca e faktit, Hans Rosling

E vërteta është se gjendja e botës, pavarësisht mangësive të shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne. E keqja është se duke u shqetësuar vazhdimisht për çdo vogëlsi, nuk u kushtojmë vëmendje fakteve mbi botën dhe anashkalojmë ato dukuri që me të vërtetë përbëjnë rrezik.
13,60 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Mendësia, Carol S. Dweck

Në fakt, Mendësia na ofron një teori shumë të thjeshtë, një teori që tashmë të gjithë mësuesit e zotë dhe prindërit e mrekullueshëm, atletët e shkëlqyer dhe drejtuesit e aftë të korporatave të mëdha e dinë: mendja jonë është në gjendje të mësojë dhe lulëzojë me lehtësi e efikasitet. Këto parime janë baza e arritjes në çdo fushë të dijes e sektor të...
11,90 GBP
More

Referenca: SKU001025

Botuesi: Dituria

Si të sillemi në mijëvjeçarin e ri, Komunikimi, Kristina Parodi

Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda. Por kohët kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe zakonet, madje edhe mjetet e komunikimit. Në këtë libër, Kristina Parodi, gazetarja dhe drejtuesja e emisioneve të mirënjohura në televizionin italian, përshkruan në një këndvështrim modern, të përditësuar rregullat e mirësjelljes.
3,83 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Arti i realizimit të shitjes, Brian Tracy

Në fillim të karrierës së tij të shitjeve, eksperti i njohur botëror Brian Tracy nuk mundi të gjente një mënyrë si ta kapërcente këtë frazë kundërshtuese pesë fjalëshe dhe të realizonte shitjen. Pastaj, ai zbuloi një teknikë që i dha rezultat.
8,50 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Lumturohuni, Anthony Gunn

A përsërisni vazhdimisht të njëjtat gabime? A pranoni parashikimet negative që bëni për veten, përpara se t'i provoni? A ndieni se presionet në jetën tuaj po ju shpërqendrojnë nga gjërat e rëndësishme?
5,95 GBP
More

Jetëgjatësia, Dr. David A. Sinclair

Fakti se plakja është diçka e pashmangshme, duket si një e vërtetë absolute. Po sikur gjithçka që na kanë thënë të besojmë, në lidhje me plakjen, të jetë e gabuar?
12,75 GBP
More

Botuesi: Pema

Jeta e mirë dhe si ta jetosh, Robert Waldinger, Marc Schulz

I mbështetur te zbulimet e Studimit tetëdhjetëvjeçar të Harvardit për Zhvillimin e të Rriturve, ky libër historik nxjerr në pah të vërtetën e thjeshtë, e megjithatë befasuese: sa më të forta të jenë marrëdhëniet tona, aq më të shumta janë  gjasat që ne të kemi jetë të lumtura, të kënaqshme dhe në përgjithësi më të shëndetshme.
11,90 GBP
More

Botuesi: Jeta

Si ta përdorim mendjen, William Walker Atkinson

Si ta përdorim mendjen është një libër ku autori ia ka dalë mbanë me sukses të plotë, të ndërthurë shkencoren me praktiken, anën thelbësisht mendore, me gjasat e shkëlqyera për t'in zbatuar në jetën e përditshme këshillate ofruara bujarisht prej tij, duke na e shpjeguar sakaq funskionimin e mendjes tonë në çdo tipar dhe veprim të saj hollësisht, me një...
8,50 GBP
More

Botuesi: Botart

Të jetosh më mirë me pak, Alicia Arrizabalaga, Daniel Wagman

Mua më kënaq një shishe wiski dhe një kuti e mirë me puro, më kënaq sallami pikant, një Libër dhe një film i mirë, që e zgjerojnë botën time mendore. Por kënaqësia për ti përdorur këto gjëra, nuk bazohet në zotërimin e tyre- shprehet filozofi Fernando Savater, duke argumentuar pastaj që zotërimi i diçkaje është baza e kënaqësisë së konsumit.
6,80 GBP
More

Botuesi: Minerva

Vepro si ujku, Jordan Belfort

Për herë të parë, Jordan Belfort, me stilin e tij të paimitueshëm, u shpjegon lexuesve fije për pe, Sistemin e Linjës së Drejtë – atë sistem që përdori për të krijuar pasuri për veten, klientët dhe bashkëpunëtorët e tij.
11,05 GBP
More

Botuesi: Botart

Akti krijues: Një mënyrë e të qenit, Rick Rubin

Ata që nuk merren me artet tradicionale ndoshta ngurrojnë ta quajnë veten artistë. Ata mund ta perceptojnë krijimtarinë si diçka të jashtëzakonshme ose përtej mundësive të tyre. Një thirrje për të gjithë ata pak njerëz që janë lindur me këto dhunti.
12,75 GBP
More

Udhëtimi i shpirtrave, Michael Newton

Michael Newton, hipnoterapisti që shpiku teknikën origjinale të Regresionit të Moshës në hipnozë, sjellë historitë e jashtëzakonshme të 29 njerëzve në jetët e tyre përtej vdekjes.
8,50 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi, Roza Sjabitova

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.
5,95 GBP
More

Botuesi: Minerva

Sekreti i shpirtit binjak, Arielle Ford

Arielle Ford ofron, në terma frymëzues dhe inkurajues, përvojën e saj direkte se si të përgatiteni në vetëdije, zemër dhe shpirt për të tërhequr, njohur dhe për t'iu përgjigjur thirrjes së shpirtit, për një lidhje dashurore të vërtetë dhe të vetëdijshme.
6,80 GBP
More