Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Si te jetojme me mire, Og Mandino
  • Si te jetojme me mire, Og Mandino

Si te jetojme me mire, Og Mandino

2226
Elta BS

Si mund të përfitosh më së miri nga 17 rregullat për të jetuar? Lehtë. Vetëm kujto se të gjithë ne kemi një koleksion të madh të shprehive të këqija, të cilat e dobësojnë mundësinë të arrijmë sukses në jetë. Secila nga rregullat që do të mësosh do të ndihmojnë të çlirohesh nga shprehitë e këqija, duke i zëvendësuar ato me më të mira.

80,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Si të jetojmë më mirë, 17 rregulla për një jetë më të mirë
Origjinali: A better way to live
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Og Mandino
Shqipëroi: Azem Zogaj
Shtëpia botuese: Elta BS
Viti: 2011
Fq. 140
Pesha: 0.164 kg

Mbi librin

Si mund të përfitosh më së miri nga 17 rregullat për të jetuar? Lehtë. Vetëm kujto se të gjithë ne kemi një koleksion të madh të shprehive të këqija, të cilat e dobësojnë mundësinë të arrijmë sukses në jetë. Secila nga rregullat që do të mësosh do të ndihmojnë të çlirohesh nga shprehitë e këqija, duke i zëvendësuar ato me më të mira.

Ky është çelësi yt për për një jetë më të mirë. Përqendrohu vetëm në një rregull për ditë. Asnjë prej rregullave nuk është tepër e gjatë. Jetëgjatësia nuk është kërkesë e domosdoshme për vlerë apo vërtetësi. Lexoje rregullën në mëngjes, ndiqe porosinë e saj gjatë ditës, vendos një shenjë verifikimi në faqe dhe pastaj kalo në rregullën tjetër mëngjesin vijues.

Pasi të kesh kaluar nëpërmjet 17 rregullave, mund të vendosësh të shkosh prapë nëpër to. Mrekulli! Plani është i thjeshtë, por e tëra varet nga ti. Këmbëngul dhe do të vini re se shprehitë e tua të këqija janë zëvendësuar me më të mira.

Çfarë të bësh pastaj? Bashkëndaj atë që ke mësuar, sikurse unë e kam bashkëndarë veten dhe jetën time me ty. Vetëm atëherë do të mësosh se çfarë do të thotë me të vërtetë suksesi dhe një mënyrë më e mirë për të jetuar.

Detajet e librit
Elta BS
2226
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Si të jesh parisiane kudo që jeton, Grup Autorësh

Nga katër franceze të mahnitshme - më në fund një opinion i freskët dhe i guximshëm mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh parisiane: mënyra si vishen, si argëtohen dhe si përpiqen të jenë vetvetja. Në paragrafë të shkurtër hokatarë, këto gra parisiane sjellin pikëpamjet e tyre shumë origjinale mbi stilin, kulturën, sjelljen dhe burrat.
138,00 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Fuqia e mendimeve, Burbuqe Raufi

Kur diagnostikohesh me një sëmundje të pashërueshme, kupton se shumica e kokëçarjeve të përditshme nuk janë aspak të rëndësishme. Gjithçka fashitet kur kupton se jeta është dhurata më e çmuar. Atë çast, fillon t'i kushtosh vëmendje çdo frymëmarrjeje dhe çdo sekondë që kalon, mendimi i vetëm që të vërtitet në mendje, është: "Çfarë duhet të bëj"?
115,00 SEK
More

Botuesi: Onufri

Libri i Vogël i Hygge, Meik Wiking

Shpesh thuhet se Danimarka është shteti më i lumtur në botë. Dhe kjo vjen prej një gjëje: hygge. Hygge është përkufizuar në disa mënyra, që nga "arti i krijimit të intimitetit", "rehatia e shpirtit" dhe "mungesa e mërzisë", deri te "Kënaqësia nga prania e gjërave qetësuese" dhe, e preferuara ime, "kakao nën dritën e qirinjve".
172,50 SEK
More

Botuesi: Minerva

Si të bëhesh magnet njerëzish, Marc Reklau

Në librin e tij të ri, ‘Si të bëhesh magnet njerëzish’, autori bestseller ndërkombëtar dhe konsulenti i zhvillimit vetjak, Marc Reklau, zbulon sekretet dhe psikologjinë pas marrë- dhënieve të suksesshme me njerëzit e tjerë.
115,00 SEK
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Për miqësinë, Ciceroni

Marcus Tullius Cicero, lindi më 3 janar të vitit 106 p.e.s dhe vdiq më 7 dhjetor të vitit 43 p.e.s. Ishte historian, filozof, politikan, orator dhe teoricien i Romës antike i lindur pranë Arpinos. Studioi në Romë për drejtësi dhe retorikë. Njohuritë e tij në artin e oratorisë dhe të filozofisë i plotësoi veçanërisht pas një udhëtimi që kishte bërë në...
92,00 SEK
More

Botuesi: Botart

Akti krijues: Një mënyrë e të qenit, Rick Rubin

Ata që nuk merren me artet tradicionale ndoshta ngurrojnë ta quajnë veten artistë. Ata mund ta perceptojnë krijimtarinë si diçka të jashtëzakonshme ose përtej mundësive të tyre. Një thirrje për të gjithë ata pak njerëz që janë lindur me këto dhunti.
172,50 SEK
More

Botuesi: Minerva

Vepro si ujku, Jordan Belfort

Për herë të parë, Jordan Belfort, me stilin e tij të paimitueshëm, u shpjegon lexuesve fije për pe, Sistemin e Linjës së Drejtë – atë sistem që përdori për të krijuar pasuri për veten, klientët dhe bashkëpunëtorët e tij.
149,50 SEK
More

Botuesi: Damo

Takimet që sjellin rezultat, Brian Tracy

Tani në këtë udhëzues konciz, ai zbulon idetë për ti bërë takimet një mjet më të fuqishëm për të zgjidhur problemet, marr vendimet, shkëmbyer ide dhe për të arritur rezultate shpejt.
69,00 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Humb në peshë tani, mënyra e lehtë, Allen Carr

Me anë të kësaj metode ju: Hani nga ushqimet tuaja të preferuara sa të doni, kur të doni dhe sa herë të doni dhe do të keni peshën e duhur, pa mbajtur dietë, pa u ushtruar në palestër, pa përdorur forcën e vullnetit dhe pa u ndier të privuar.
138,00 SEK
More

Botuesi: Minerva

Miti i karizmës, Olivia Fox Cabane

Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur – ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, siç Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo.
172,50 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2238

Botuesi: Te tjere

Tregtari më i madh në botë, Og Mandino

Kam lexuar të gjithë librat që ndonjëherë janë shkruar për shkathtësinë e të shiturit, por mendoj se Og Mandino i ka tejkaluar të gjithë me "Tregtari më i madh në botë". Askush që do t'i ndjekë këto parime nuk ka për të dështuar kurrë si tregtar dhe askush nuk ka për të qenë vërtet i madh pa këto.
46,00 SEK
More