Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Si te mposhtesh shqetesimet dhe te fillosh te jetosh, D Carnegie
  • Si te mposhtesh shqetesimet dhe te fillosh te jetosh, D Carnegie

Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh, Dale Carnegie

SKU001518
Pegi

Ky libër mund t'ju ndryshojë jetën. Libri më i shitur i Deil Karnegit, plot gjashtë milionë kopje, i ripunuar kohët e fundit, ka ndihmuar miliona njerëz që të mposhtin ndjesinë e shqetësimit. Deil Karnegi ofron një grup formulash praktike që ju mund t'i vini në jetë sot, formula të vlefshmepër gjithë jetën!

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh
Origjinali: How to stop worrying and start living
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autor: Dale Carnegie
Shqipëroi: Pranvera Xhelo
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2010
Fq. 384
Pesha: 0.413 kg
ISBN: 978-99956-58-51-9

Mbi librin

Ky libër mund t'ju ndryshojë jetënLibri më i shitur i Deil Karnegit, plot gjashtë milionë kopje, i ripunuar kohët e fundit, ka ndihmuar miliona njerëz që të mposhtin ndjesinë e shqetësimit. Deil Karnegi ofron një grup formulash praktike që ju mund t'i vini në jetë sot, formula të vlefshmepër gjithë jetën!

Mësoni si: Të eleminoni menjëherë 50% të shqetësimeve që lidhen me biznesin Të pakësoni shqetësimet financiare Ta ktheni kritikën në avantazhin tuaj Të shmangni lodhjen dhe të vazhdoni të dukenio të rinj T'i shtoni një orë në ditë orëve që rrini zgjuar Të gjeni veten dhe të jeni vetvetja: Mos harroni se nuk ka të dytë si ju në botë!

"Si te mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh" tajton emocione dhe ide shumë të vlefshme. Kz libër është tërheqës për t'u lexuar dhe i thjeshtë për t'u zbatuar. Le t'ju ndryshojë dhe t'ju përmirësojë edhe ju. Nuk keni pse të jetoni me shqetësimin dhe ankthin që ju pengon të bëni një jetë të plotë, aktive dhe të lumtur!

Detajet e librit
SKU001518

Referencat specifike

isbn
9789995658519
ean13
9789995658519
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Pika e Kthesës, Malcolm Gladwell

Pika e Kthesës është biografia e një ideje dhe ideja është shumë e thjeshtë. Është mënyra më e mirë për të kuptuar shfaqjen e tendencave të modës, baticën dhe zbaticën e valëve të krimit, ose, transformimin e librave të panjohur në bestsellerë.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2848

Botuesi: Onufri

Nje vit drejt pasurimit, Napoleon Hill

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Si të bëhesh i lumtur, Milan Krajnc, Ana Kanina

Pse janë të suksesshëm? A ndihen edhe ata të pasuksesshëm, sikurse unë? Cili është qëllimi i tyre final? Pse po nxitojnë kaq shumë, nëse kanë arritur gjithçka për t’u quajtur të suksesshëm?  Pse shohin shumë larg dhe vendosin kufij përtej imagjinatës? 
1 000 Lekë
More

Libri i vogël i lidershipit, Stefan Söderfjäll

Objektivi i këtij libri të vogël është që të interpretojë pothuajse të gjithë punën shumëvjeçare të autorit, i cili i ka kushtuar qindra faqe shkrime lidershipit. Këtu, autori na sjell shumë shkurtimisht dhe sa më lehtë që është e mundur, gjithçka që duhet të dimë rreth lider shipit. Cfarë është lidershipi dhe cili është funksioni që përmbush? Si duhen...
700 Lekë
More

Referenca: 2735

Botuesi: Onufri

Si te dukesh 10 vjet me e re, Patrick Bowler, Jennifer Christie

Qëllimi i këtij libri është njohja me procedurat estetike bashkëkohore, me mënyrat e veprimit të tyre dhe efektivitetin, pa i mërzitur lexueset me terma mjekësorë. Kapitujt e pjesës së parë u kushtohen pjesëve të veçanta të fytyrës dhe trupit. Ju mund të gjeni lehtë pikërisht atë çka ju duhet dhe të mësoni cilat procedura jokirurgjike ju përshtaten.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pema

Arti i joshjes, Robert Greene

"Arti i Joshjes" na shpie në nje rrugëtim përmes karaktereve dhe cilësive të dhjetë figurave tipike në joshje, krahas njëzet e katër mënyrave falë të cilave gjithkush mund ta mposhtë qëndresën e kotë të viktimës së vet, pikërisht duke zbatuar këtë formë to përhershme dhe të paepur arti.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Pema

rrethuar nga idiotë, Thomas Erikson

 Duke filluar nga gjuha e trupit e deri te trajtimi i konflikteve, ky lexim argëtues do t’ju pajisë me të gjitha instrumentet që ju nevojiten për t’i kuptuar dhe për të ndikuar tek ata që keni rrotull- brenda dhe jashtë zyrës- dhe për të garantuar që idioti mes tyre të mos jeni ju!
1 400 Lekë
More

Si të jesh i lirë, Joe Blow

Si mund ta zhbllokojmë atë që poeti William Blake i quajti "manaklet e falsifikuara nga mendja" - ato zakone të padobishme, të pabazuara dhe jofleksibile të mendimit që na pengojnë të arrijmë potencialin tonë të vërtetë krijues?
500 Lekë
More

Botuesi: Jetart

Rruga e mashkullit superior, David Deida

Përmes këtij autori bestseller dhe eksperti të mirënjohur ndërkombëtarisht mbi spiritualitetin seksual, do të mund të merrni këshilla të drejtpërdrejta, aftësi fuqizuese, praktika trupore dhe shumë më tepër, në mënyrë që t'ju ndihmojë që të mishëroni një jetë plot përmbushje, në mënyrë të menjëhershme dhe pa kompromise.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Katër marrëveshjet, Don Miguel Ruiz

Në librin "Katër marrëveshjet", don Migel Ruiz, zbulon burimin e koncepteve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.
700 Lekë
More

Botuesi: Albas

Ja familja ime!, Evi Crotti, Alberto Magni

Familja nuk eshte nje tablo e persosur, por as siç mund te mendoje dikush, nje vend inatesh e tensionesh te pafundme. Perkundrazi, ajo eshte nje grup i vogel shoqeror, nga ku burojne emocionet e sinqerta, bashkeveprimet, ruajtja e ekuilibrave, mirekuptimi reciprok dhe durimi, te cilat shpesh jane te veshtira per t’u arritur.
550 Lekë
More

Botuesi: Albas

Autizmi, Jessie Hewitson

Autizmi nuk është pengesë për të pasur miq, për t'u martuar, për të pasur një jetë të lumtur dhe të përmbushur, për t'u zhvilluar apo ndryshuar, për të mësuar, për të qenë afër prindërve tuaj, për t'u kujdesur për të tjerët, për të pasur një punë, për të qenë i mirë në sport, për të ndier dhembshuri ose emocione. Por, në të njëjtën kohë, autizmi nuk është...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Plani B, Sheryl Sandberg, Adam Grant

Pas vdekjes së papritur të bashkëshortit, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. “Isha zhytur në boshllëk”, shkruan ajo, “një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh, apo qoftë edhe të marrësh frymë.”
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000659

Botuesi: Elta BS

Psikologjia e suksesit, Dale Carnegie, vol. 3

Libri i tretë në mënyrë tematike e përmbledh problematikën me të cilën merret kjo trilogji dhe me udhëzimet e tij na drejton kah piedestalet e përsosmërisë individuale, deri te arritja e vetëbesimit dhe përfitimit të mjeshtërisë së oratorisë.
650 Lekë
More

Referenca: SKU001228

Botuesi: Elta BS

Psikologjia e suksesit, Dale Carnegie, vol. 1

Libri i parë nga ky cikël ka për qëllim t'ju mësojë se si të krijoni raporte të afërta emocionale me njerëz, t'ju zhvillojë dhe t'ju nxisë për përdorimin e aftësive të pashfrytëzuara të shoqërimit. Lidhur me këtë, autori niset nga njohuria se mënyra e komunikimit të njerëzve në çdo shoqëri ndikon në mënyrën e jetesës dhe edukimit.
650 Lekë
More

Referenca: SKU001229

Botuesi: Elta BS

Psikologjia e Suksesit, Dale Carnegie, vol. 2

Libri i dytë ka formën e një raporti dinamik, të përmbledhur mirë dhe të dokumentuar, për atë se si të ballafaqohemi në situata konfliktuale, por edhe si të dominojmë në rastet e shumta, çka është edhe një parashikim i çdo shoqërie.
650 Lekë
More

Referenca: SKU001345

Botuesi: Pegi

Arti për të fituar miq dhe pushtet, Dale Carnegie

Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare.
1 000 Lekë
More