• Banner

Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta, Behar Jacaj

Të gjitha tregimet e këtij vëllimi përpiqen të bëjnë thirrje për rebelim. Për një rebelim, jo ndaj botës, më shumë sesa ndaj vetes. ndaj vetëcensurës, ndaj filtrave dhe gardheve komplekse që na e ndalin vrapin dhe na i bjerrin endrrat.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta

Gjinia: Tregime

Autori: Behar Jacaj

Shtëpia botuese: Albas

Viti: 2022

Fq. 126

Pesha: 0.800 kg

ISBN: 978-9928-375-70-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

 

Mbi librin

"Hoteli përbri kishes", është pasqyrë e kohës që e lindi, shëmbëlltyrë e nje tranzicioni të trazuar, ku personazhet përndiqen nga paranoja, heshtja vetmia, pafuqia dhe që shkojnë drejt fundit të tyre me dhimbje, me brenga. por sidoqoftë të heshtur dhe të bindur.

Të gjitha tregimet e këtij vëllimi përpiqen të bëjnë thirrje për rebelim. Për një rebelim, jo ndaj botës, më shumë sesa ndaj vetes. ndaj vetëcensurës, ndaj filtrave dhe gardheve komplekse që na e ndalin vrapin dhe na i bjerrin endrrat. Tekefundit, mund të rebelohemi ndaj botës, vetëm nëse fillimisht jemi rebeluar ndaj vetes.

Shtigjet që të çojnë te ky rebelim, shpeshherë janë të erréta, të frikshme dhe të dhimbshme Në të tilla shtigje përpiqen ta çojnë lexuesin tregimet e kësaj përmbledhjeje, duke u fokusuar me shumë tek emocionet dhe bukuritë që japin territoret e pashkelura, sesa në gjetjen e përgjigjeve të paqena.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928375705
ean13
9789928375705
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Dashuri nga largësia, Dituri Meçi Dizdari

Dikush e luante atë lavjerrës jete, bukurie, me shenjtësi fryme, me pasionin e çmendur, me dashurinë e pafundme për qenien e saj, që s'e gjente askund tjetër, ku ajo me sytë mbyllur, gjithë duke u dridhur, marrosur, i dorëzohej për fare lëkundjes, valëvitjes, fluturimit, çartjes.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Në katin e tretë nuk troket askush, Kliton Nesturi

"Në katin e tretë nuk troket askush" është libri me tregime i autorit Kliton Nesturi, që sapo ka dalë në libraritë e vendit. Mund të themi pa asnjë hezitim që është libri i tij më i mirë në gjininë e tregimit, por gjithashtu është edhe një pasurim të letërsisë shqipe me një botim cilësor.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimtari i madh, Arben Dedja

Temat e vjetra përsëriten, por jo deri në obsesion, ndërkohë që bëjnë udhë tregime historikë, fantastiko-shkencorë, fantastikë, surrealiste, auto-fiction, pa llogaritur disa forma letrare proze të shkurtër akoma më të guximshme. Saqë pyetja më me vend do të ishte:"A janë (të gjitha) tregime?"

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Tregimet e Tranzicionit, Stefan Çapaliku

Është një njeri i dalë nga një sistem i tmerrshëm, që e kish mësuar të fliste ulët, dhe që i kishte dhënë si dhuratë të fundit një koleksion frikërash sot e kësaj dite dhe të paindetifikuara nga ana e tij. Është njeriu i gjendur papritmas brenda një lirie të pamatë dhe absurde, ku mund të bëje çdo gjë dhe nuk ia dilje të bëje asgje. Është edhe njeriu që...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000123

Botuesi: Ideart

Ikje nga shtrati, Alban Bala

Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash. Arti i këtij autori, përveç njohjes dhe sigurisë në përdorimin e teknikave të rrëfimit, është orientim i drejtë që di të zgjedhë tonalitete pa vrarë tinguj, që di të organizojë lëndë të psikës kolektive pa tretur nën të shenja të...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Univers

Emma, Ersilja Çeli

Një pistoletë! Ç’donte pistoleta në shtëpinë e tij? Pse i shfaqej pikërisht tani që ai e donte aq pak jetën? Ai nuk kishte prekur armë me dorë në jetën e tij. Arma e tij ishte bisturia që luftonte vdekjen dhe jepte jetë. Ndërsa pistoleta luftonte jetën dhe jepte vdekje. Ai po mbante vdekjen në dorë. Mos ndoshta ajo ishte shfaqur për të pikërisht në këto...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Muza e ligë, Emilian Shabani

Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga Miqësia, Evis Cerga

Mbrëmjeve pa emër, për të dalë nga kuzhina kërkohej një akt heroik. Ishin kohëra kur i ftohti, siç thoshin gjyshet e librave për fëmijë, bënte që "të flinte macja me miun". Kuzhina të vogla me soba me dru.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)