Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Loja në agim, Arthur Schnitzler
  • Loja në agim, Arthur Schnitzler

Loja në agim, Arthur Schnitzler

PA

Psikanaliza e njeriut në këto situata është e fshehur, por përshkrimi dramatik i ngjarjes e rrëmben lexuesin dhe nuk e lëshon më.

6,66 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Loja në agim
Origjinali: Spiel im Morgengrauen
Gjinia: Novel
Autori: Arthur Schnitzler
Shqipëroi: Feride Xh. Berisha
Shtëpia botuese: Pa
Viti: 2018
Fq. 93
Pesha: 0.13 kg
ISBN: 978-9951-613-28-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Novela „Loja në agim“, edhe pse e shkruar në vitin 1927, për nga temat që i shtjellon, mund të krijojë, padyshim, analogji me ditët e sotme. Njerëzit, që nga fillimet e ekzistencës së tyre, janë robër të dëshirave, shpesh edhe me përfundime fatale, duke e humbur kështu rrugën e drejtë në jetë. Në këtë novelë, kulminacioni arrihet kur njeriu e humb orientimin dhe kufijtë në mes të reales dhe imagjinares, bie viktimë e magjepsjes pas bixhozit dhe humb edhe jetën e vet.

Autori përdor temat si nderi, bixhozi, besnikëria ndaj shokut, dashuriçkat, rangun në shoqëri, varfërinë, familjen e të tjera, për të analizuar në thellësi qenien e njeriut. Asnjëherë nuk gjykon nga lart, por edhe nëse e bën, kujdeset që të duket më shumë si qortim shoqëror. Psikanaliza e njeriut në këto situata është e fshehur, por përshkrimi dramatik i ngjarjes e rrëmben lexuesin dhe nuk e lëshon më.

Detajet e librit
PA

Referencat specifike

isbn
9789951613286
ean13
9789951613286
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Biblioteka futuriste, Arben Dedja

Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Jung, Agron Bajraktari

Kishim braktisur frikën dhe si pasojë kishim rrënuar shpresën për të gjetur një kurë për atë monstrën e vogël brenda nesh, e cila edhe pse ushqehet me frikën tonë, në mungesë të saj do të qëndrojë përherë aty, duke fjetur, për të mos na braktisur asnjëherë.
6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Largësi të kaltra, Gazmend Mahili

Vëllimi "Largësi të kaltra" përfshin dy novela: "Largësi të kaltra" dhe "Melodi e një dashurie të ndërprerë" - kjo e fundit, mbase më e realizuara dhe më e bukura e librit, me një theks aktual, sidomos në kushtet e sotme të Shqipërisë, ku vihen përballë njëri-tjetrit individi dhe komuniteti ku jeton.
7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kulla e mishit, Arben Dedja

Ky libër i tij i tretë në prozë përfshin tregime me temën e preferuar të fëmijërisë dhe të tjera, më eksperimentale, ku ritmi sinkopal ndërthuret me frymëmarrjen e thellë të frazave të gjata, mbetur shpesh pezull fjalish të ndërvarura.
7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.
19,98 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000764

Botuesi: Onufri

Fundi i mitit, Ali Podrimja

Ky është një libër i një proze të ngjeshur dhe të dendur. Një prozë ku kalohet me lehtësi nga fakti te meditimi, nga narrativa e konkretes në fantastikë, nga dialogu dhe gjuha e bisedës te thënie që u ngjajnë maksimave, urtive sinetizuese.
5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Aromë kujtimesh, Aida Shtino

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.
8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Vintage

The Wind-up Bird Chronicle, Haruki Murakami

Toru Okada's cat has disappeared. His wife is growing more distant every day. Then there are the increasingly explicit telephone calls he has recently been receiving.
16,65 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Kthimi i babait, Adil Olluri

Tregimin “Kthimi i babait” e dua më shumë se të gjithë të tjerët, sepse ishte pikërisht ai që më bëri të besoj në një aventurë të mundimshme artistike, që më dërgonte në honet e imagjinatës dhe mendimit të epërm njerëzor.
8,88 
More
Në gjendje

Referenca: 2989

Botuesi: Te tjere

Kur hapeshin portat e qiellit, Sulejman Mato

Sulejman Mato lindi në Fterrë, ku kreu dhe filloren. Shtatëvjeçaren e mbaroi në Gjirokastër, ndërsa të mesmen e ndërtimit në Tiranë. Më pas u diplomua për gjuhë – letërsi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori – Filologji.
7,77 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000491

Botuesi: OMSCA-1

Shekull tjetër, Visar Zhiti

Visar Zhiti ndërton një mozaik marramendës, ku duket se janë vënë të gjitha me ngjyrat e ndjenjave: dhembja dhe ironia, seksi dhe ëndrra, vuajtja dhe bukuria, gjëmimet e luftës në Ballkan dhe fantazmat, realja e përzier me jorealen duke u bërë më reale, përditshmëria e shpërndarë nëpër kohë, me një denduri dhe harmoni që e a
5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Portrete pa kornizë, Ajkuna Dakli

Është si deti. Kur kalon bregun të kridhesh në ujë, shtrin krahët dhe noton, megjithëse thellë në ndër- gjegje e di se nuk mund të shkosh shumë larg dhe nuk mund të notosh përgjithmonë. Por kur shkel në breg ndodh magjia e shpresës.
11,10 
More
Në gjendje

Referenca: 3000

Botuesi: Onufri

Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit, Ismail Kadare

Për lexuesin e tij të ri e të vjetër kjo përmbledhje, vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. 
7,77 
More
Ne gjendje