• Banner

  • Ka mbaruar
Histori tangjente, Kliton Nesturi
  • Histori tangjente, Kliton Nesturi

Histori tangjente, Kliton Nesturi

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 5,48  Up to 16,44 
Titulli: Histori tangjenteAutori: Kliton NesturiRedaktor: Loredan BubaniGjinia: TregimeShtëpia Botuese: OMSCA-1Viti: 2009Faqe: 144Pesha: 0.18 kg Mbi autorin & librin Autori Kliton Nesturi, mbas botimit të librit me tregime “I huaj në sht&eum
5,55 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi
Titulli: Histori tangjenteAutori: Kliton NesturiRedaktor: Loredan BubaniGjinia: TregimeShtëpia Botuese: OMSCA-1Viti: 2009Faqe: 144Pesha: 0.18 kg Mbi autorin & librin Autori Kliton Nesturi, mbas botimit të librit me tregime “I huaj në shtëpi”, nga Shtëpia Botuese OMSCA-1, vjen persëri para lexuesit me vëllimin e ri me tregime “Histori tangjente”, ku konfirmohet rruga në ngritje e këtij shkrimtari, sidomos në gjininë e tregimit, që me nje stil origjinal dhe tërheqes po tregon më së miri unin e tij artistik.“Tregimet e Nesturit janë sekuenca të lakuriqta e të vrazhda të një filmi të përçdoditshëm, të rëndomtë e të stërgjatë që quhet realitet.Dhe ndonëse ti, në dukje, je një spektator dorëjashtë nga gjithë ato histori, befas e ndjen veten të lënduar e të prekur në sedrën tënde prej qytetari e familjari model për arsyen se, shkrimtari në mënyrë të paskrupullt shkon e thyhen skemën bardh e zi të telenovelave, ku i Keqi është gjithmonë tjetri, ndërsa e Keqja është jashtë nesh, falë temjanit të moralit të gënjeshtër me të cilin rrethojmë vetveten dhe gjithçka që gjendet brenda rrethit të pronësisë sonë të ligjëruar: gruaja, familja, prona, pozita.Në gjithë këtë mozaik të çrregullt të realitetit bashkëkohor shqiptar, shkrimtari i ngjan një fotografi që nuk e çan dhe aq kryet për formën e lajle-lulet e stilit, po ngarend të fiksojë në celuloid magjinë e çastit të një realiteti kapriëioz e befasues”, shprehet studiuesi Virgjil Muçi
Detajet e librit
SKU000895
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001339

Botuesi: Te tjere

Dry me qera, Mimoza Erebara

Kur Marina mbushi të tetëmbëdhjetat, lulëzoi aq përnjëherë sa ua mori mendjen të gjithë djemurisë së fshatit. Me grupe ata filluan të rrinin nga lagjja e saj, të gjuanin me gur nëpër tjegulla dhe të prisnin me durim se kur ajo do të dilte në oborr, se kush do të ishte ai fatlum që do ta shihte i pari, dhe akoma më shumë, kë do të shihte ajo.

Çmimi 5,55 
More
In Stock

Botuesi: Argeta LMG

Unë jam e tradhtuara (Historia e Dorës), Iva Musaraj

Unë jam gjithçka e njëkohësisht nuk jam asgjë. Nuk jam e lumtur. Në këtë botë anoreksikësh dhe bulimikësh, unë nuk e gjej dot veten. Në këtë botë të mbushur me veshje lëkure, stringa e tanga, silikon, selfie, instagram, unë nuk kam asgjë. Në këtë botë ku bukuria vlen më shumë se inteligjenca dhe në këtë botë ku bëhet garë për veshje dhe dukje, unë jam një...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Jung, Agron Bajraktari

Kishim braktisur frikën dhe si pasojë kishim rrënuar shpresën për të gjetur një kurë për atë monstrën e vogël brenda nesh, e cila edhe pse ushqehet me frikën tonë, në mungesë të saj do të qëndrojë përherë aty, duke fjetur, për të mos na braktisur asnjëherë.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000749

Botuesi: Onufri

Vjedhja e gjumit mbretëror, Ismail Kadare

"Vjedhja e gjumit mbretëror" përfshin disa tregime, si: "Vdekja e gruas ruse", që trajton temën e gruas ruse, që ka mbetur në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike; "Lamtumira e së keqes" shpall dhe përgatit tërheqjen e osmanëve jashtë kufijve të tokave shqiptare.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Penguin Books

The Gaze, Elif Shafak

An obese woman and her lover, a dwarf, are sick of being stared at wherever they go and so decide to reverse roles. The man goes out wearing make-up and the woman draws a moustache on her face.

Çmimi 19,43 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dritëro

E dikurshmja në apartamentin Nr.13, Sadije Agolli

Detaje të ngjarjeve e personazehve jetësore, duke shkaktuar kërshëri dhe ndezur imagjinatë. Për të rinjtë e kohës së sotme, një kuriozitet më tepër për të njohur mënyra e kode të sjelluri, të vepruari, në një sistem hermetikisht të mbyllur e që funksiononte edhe në mungesë të lirisë së mendimit. 

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Meteori ndëshkues, Setki Jashari

Te personazhi kryesor i romanit, Ramires Isaros, gjejmë të mishëruar përfaqësuesin tipik të intelektualit të ri, që nuk bën kompromis me dukuritë negative të kohës, dhunimin e të drejtave njerëzore dhe duke e vënë atë përballë ndryshimeve të mëdha...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Pacientja "101", Nimfa Hakani

Nëpër faqet e këtij libri, do t'ju kristalizohen para syve karaktere grash që pësojnë trauma të paimagjinueshme si femra gjatë jetës së tyre qoftë nga meshkuj agresivë jashtë familjes, por edhe nga anëtarë perversë të familjes, trauma për të cilat, ne si shoqëri e kemi nganjëherë të vështirë të flasim, duke ndjekur parimin se çfarë është fshehur pas...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tregime të rinisë, Alion Çaçi

Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Këmbënyjëtuarit, Flogerta Krypi

Mjafton një çast për të ndryshuar një jetë përgjithmonë. Kështu mendojnë të gjithë. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Jeta nuk ndryshon. Ajo është njëlloj si vdekja. E njëtrajtshme. Ajo çfarë ndryshon është mënyra sesi ne shohim botën, përditshmërinë, njerëzit rreth nesh. Disa e quajnë rritje, maturi, forcë, mbijetesë. Emërtimet janë të shumëllojshme. Unë...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)