Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle
  • Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Toena

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.

10,90 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kolerë në kohë të dashurisë 

Origjinali: Kolerë në kohë të dashurisë

Gjinia: Roman 

Autori: Namik Dokle

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2020

Fq. 244

Pesha: 0.276 kg

ISBN: 978-9928-327-74-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.

“Kolerë në kohë të dashurisë” shënon romanin e katërt te autorit Namik Dokle, i cili pason tri vepra impresionuese, duke përvijuar sagën autoriale të dykohësise dhe magjisë shkrimore. Libri ngre siparin e ndodhive,ku jeta dhe vdekja, me gjurmët jetësore dhe përthyerjen imagjinare, ofron një botë makabër  të së djeshmes, e risemantizuar përmes ironisë intertekstuale , term i U.Eco. Një libër ku ndesh realitetin tronditës, të një kohe pa kohë, derdhur në një strukturë të beftë, që zbulon botën romanore , fatin e poetëve dhe të qenies, nëpërmjet narrativës së gjithëdijes, rrjedhës së ndërlikuar subjektore, si dhe një dialogimi tipizues dhe identifikues,  që të josh për ta lexuar dhe rilexuar si shenjë estetike.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928327741
ean13
9789928327741
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Unë jam e tradhtuara (Historia e Dorës), Iva Musaraj

Unë jam gjithçka e njëkohësisht nuk jam asgjë. Nuk jam e lumtur. Në këtë botë anoreksikësh dhe bulimikësh, unë nuk e gjej dot veten. Në këtë botë të mbushur me veshje lëkure, stringa e tanga, silikon, selfie, instagram, unë nuk kam asgjë. Në këtë botë ku bukuria vlen më shumë se inteligjenca dhe në këtë botë ku bëhet garë për veshje dhe dukje, unë jam një...
6,94 CHF
More

Botuesi: Onufri

Hakmarrja e Kazanovës, Mira Meksi

Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Europiane. Zbulimi i tij trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason...
8,92 CHF
More

Botuesi: OMBRA GVG

Tymi, Kronikë bardhezi, Rikard Ljarja

Gabrieli vdiq. Dje e kremuan. E kisha mik të mirë. Së pari ma prezantoj Aureli, mandej Mira dhe në fund Roberti i madh, miku im i i mirë. O zot, sa histori të bukura më ka tregue. E s'pushonte, e s'pushonte. Ishte si një krue që gurgullonte e gurgullonte e uji s'i mbaronte kurrë.
5,95 CHF
More

Botuesi: UET Press

Lejlekët nuk vijnë, Pëllumb Kulla

Heroi i veprës, - hero në terminologjinë e librave artistikë, ëh- jam unë vetë, me vëzhgimet e mia dhe me respektin tim më madhor ndaj dhëmbëve diktatoriale që nuk shfaqnin asnjë shënjë mëshire, lëshimi a thyerje. Këto faqe, janë fryt i qëmtimit të paradokseve dhe karaktereve në hapësirat e një regjimi fanatik, ku mundohem t’i trajtoj po më të njëjtin...
11,89 CHF
More

Referenca: 2989

Botuesi: Te tjere

Kur hapeshin portat e qiellit, Sulejman Mato

Sulejman Mato lindi në Fterrë, ku kreu dhe filloren. Shtatëvjeçaren e mbaroi në Gjirokastër, ndërsa të mesmen e ndërtimit në Tiranë. Më pas u diplomua për gjuhë – letërsi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori – Filologji.
6,94 CHF
More

Botuesi: Dituria

Fytyra dhe maska, Vili Minarolli

Përmbledhja me tregime "Fytyra dhe maska", e shkrimtarit Vili Minarolli, na paraqet, përmes vështrimesh të mprehta, pamje të realitetit tonë bashkëkohor. Gjatë këtyre viteve të ndërtimit të shtetit demokratik, shoqëria u ballafaqua me dukuri e me realitetin e vendeve që kishin fuqizuar me kohë shtetin dhe ekonominë kapitaliste.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU000713

Botuesi: Toena

Amaneti, Tregimet e fundit, Teodor Keko

 Jo rrallë herë nëpër biseda të ndryshme, ai shprehte keqardhjen për mungesën e trajtimit të temave të viteve ‘80-‘90 nga autorët shqiptarë, pasi sipas tij, kjo periudhë, në vetvete, për nga koloriti dhe dramaticiteti, ishte më interesante se vetë periudha e komunizmit. Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit të temave, por pasi mbaron së...
6,94 CHF
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Netë moldave, Mitrush Kuteli

Më pyet për vdekjen më të ëmbël? Vdekja e bardhë në dëborë. Bëhet një qetësi e madhe në shpirt. Ndjehesh i lehtë, ëndërron, ftohesh kur ngrohesh dhe pastaj mbaron. E kam provuar dhe unë pjesërisht. Procesi është ky: celulat...
4,95 CHF
More

Referenca: 2714

Botuesi: Naimi

Vajza nga Berati, Kozeta Krulis

Kozeta Krulis ka shkruar një libër ku lexuesi mund të vërejë ç'ndodh me qenien dhe vetëdijen njerëzore kur gjendet përballë tjetrit, i cili ka gjithë – gjithë dy "programe" leximi të njeriut shqiptar: si në letërsinë ekzotike ose si në imazhin televiziv.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU000745

Botuesi: Onufri

Ditë kafenesh, Ismail Kadare

Sa herë që ka rënë fjala për fillesën e tregimit "Ditë kafenesh", sidomos pas përkthimit dhe botimit të tij si libër më vete në Amerikë, ka ndodhur pikërisht ky shpjegim i thjeshtuar, madje aq fort, saqë mund të quhet pa frikë njëfarë dhunimi i së vërtetës.
4,95 CHF
More

Botuesi: UET Press

Pusulla të verdha, Vera Bekteshi

Një rrëfim në vetë të parë, i gërshetuar me përjetime personale, ky libër u kushtohet personave me aftësi ndryshe dhe sfidave të tyre në një shoqëri ende skematike dhe përjashtuese për të ndryshmin.
9,91 CHF
More