Nga një derë tjetër, Durim Taçi
  • Nga një derë tjetër, Durim Taçi

Nga një derë tjetër, Durim Taçi

Fishta

I mungonte krejt germai, jo pika mbi i, e gjithë i-ja ishte këputur fare dhe unë punova me lime një germë tjetër, ù-në e theksuar, i hoqa këmbën e parë. Është interesante ta shikosh të shtypur në makinë tregimin "Shtëpia kolektive", se fjalët ku është e pranishme i-ja, që nuk janë pak në gjuhën shqipe, dukeshin sikur përkuleshin nga era, pika mbi i vinte e përkulur e të krijonte iluzionin e lëvizjes.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Nga një derë tjetër

Origjinali: Nga një derë tjetër

Gjinia: Tregime

Autori: Durim Taçi

Shtëpia botuese: Fishta

Viti: 2021

Fq. 232

Pesha: 0.265 kg

ISBN: 978-9928-329-33-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

"Një e shkruar kinematografike, por edhe shumë pranë teatrit, sidomos për lojën metanarrative dhe uljet e ngjitjet e emocioneve" (Jessica Chia, Corriere della Sera)

Janë tregime të shkruar në harkun e tridhjetë vjetëve. I pari, "In Principium", dhe një tufë e mirë që pasojnë, muajt e fundit, kurse përmbyllësi është ndër fillesat e mia në fushën e letërsisë, daktilografuar me një makinë shkrimi të pluhurosur, gjetur në bibliotekën e gjimnazit të Fanit në Mirditë, ku isha emëruar mësues i letërsisë pas mbarimit të Fakultetit Filologjik në Tiranë, më 1988-n.

I mungonte krejt germai, jo pika mbi i, e gjithë i-ja ishte këputur fare dhe unë punova me lime një germë tjetër, ù-në e theksuar, i hoqa këmbën e parë. Është interesante ta shikosh të shtypur në makinë tregimin "Shtëpia kolektive", se fjalët ku është e pranishme i-ja, që nuk janë pak në gjuhën shqipe, dukeshin sikur përkuleshin nga era, pika mbi i vinte e përkulur e të krijonte iluzionin e lëvizjes.

Nëse do më pyesnit se cilët tregimtarë vlerësoj më shumë nga leximet e mia, do të përmendja dy emra: të parin Çehovin, i cili më tregoi ç'është ngjarja dhe të dytin e kam hasur kohët e fundit, Raimond Karver, i cili po më mëson si ta fsheh atë. Por, a gjenden vërtet brenda kësaj komize tregimet e mia? Nuk e besoj.

Detajet e librit
Fishta

Referencat specifike

isbn
9789928329332
ean13
9789928329332
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Dashuri nga largësia, Dituri Meçi Dizdari

Dikush e luante atë lavjerrës jete, bukurie, me shenjtësi fryme, me pasionin e çmendur, me dashurinë e pafundme për qenien e saj, që s'e gjente askund tjetër, ku ajo me sytë mbyllur, gjithë duke u dridhur, marrosur, i dorëzohej për fare lëkundjes, valëvitjes, fluturimit, çartjes.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...
5,95 GBP
More

Botuesi: Onufri

Qyteti pa lumë, Andrin Kabashi

Disa nga ata që shkruajnë, shkruajnë me idenë se si duhet jetuar. Në fakt, po qe se mendoni se këtu do gjeni të njëjtën gjë, mos lexoni nga këto shkrime – unë shkruaj mbi atë se si nuk duhet jetuar.
6,80 GBP
More

Botuesi: Onufri

Kthimi i babait, Adil Olluri

Tregimin “Kthimi i babait” e dua më shumë se të gjithë të tjerët, sepse ishte pikërisht ai që më bëri të besoj në një aventurë të mundimshme artistike, që më dërgonte në honet e imagjinatës dhe mendimit të epërm njerëzor.
6,80 GBP
More

Referenca: 2714

Botuesi: Naimi

Vajza nga Berati, Kozeta Krulis

Kozeta Krulis ka shkruar një libër ku lexuesi mund të vërejë ç'ndodh me qenien dhe vetëdijen njerëzore kur gjendet përballë tjetrit, i cili ka gjithë – gjithë dy "programe" leximi të njeriut shqiptar: si në letërsinë ekzotike ose si në imazhin televiziv.
4,25 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Vetëm një natë, Uran Butka

Shkrimtari, historiani dhe ish – deputeti i parlamentit shqiptar, Uran Butka, publikon një tregim i shkurtër, të cilin e ka shkruar gjatë periudhës komuniste, kohë në të cilën literatura kundër linjës së Partisë konsiderohej akt tradhtie dhe dënohej.
5,10 GBP
More

Botuesi: Toena

Pika drite në eklips, Zija Çela

Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.
8,50 GBP
More

Botuesi: Onufri

Secili shkruan tregimin e vet, Granit Zela

Në ballinën e librit ishte shkruar: JEPI GOMARIT ATË QË I TAKON GOMARIT dhe gjithmonë lexoja aty-këtu ndonjë gjë që kishte shkruar me pasion akademiku, ndërsa prisja ardhjen e tij t'i jepja, më në fund, kafenë dhe rakinë e përhershme të cilat, sipas porosisë së pronarit, për arsye biznesi, duhej të ofroheshin gjithmonë me bujari nga Bar-Kafe "Doktoratura".
5,95 GBP
More

Botuesi: OMBRA GVG

Tymi, Kronikë bardhezi, Rikard Ljarja

Gabrieli vdiq. Dje e kremuan. E kisha mik të mirë. Së pari ma prezantoj Aureli, mandej Mira dhe në fund Roberti i madh, miku im i i mirë. O zot, sa histori të bukura më ka tregue. E s'pushonte, e s'pushonte. Ishte si një krue që gurgullonte e gurgullonte e uji s'i mbaronte kurrë.
5,10 GBP
More

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
5,95 GBP
More

Botuesi: Buzuku

Hija e maleve, Ernest Koliqi

Në "Hija e maleve", Koliqi jo vetëm trajtoi një tematikë me interes nga bota jonë, por ia doli që t'i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Ç'është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.
3,83 GBP
More

Referenca: SKU001471

Botuesi: Te tjere

Mirëseveni në shtëpinë e marrëzirave, Luan Laze

Kur fantazia e një shkrimtari, tretet me satirën dhe humorin, lexuesi ka ç'të mësojë dhe argëtohet. Dhjetë novelat dhe tregimet e këtij libri, ju dërgojnë në ambjente krejt origjinale, situta të papërsëritshme e me dialogë interesantë. Personazhe që mendojnë si ju dhe zgjidhin dilemat siç do dëshironit. Të vërteta apo fantazi?
3,40 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fishta

Një prani në ikje, Durim Taçi

Libri është pjellë e një eksperiencë kurrë të ndodhur më parë, siç qe goditja që njerëzimi mbarë mori nga pandemia e Covid-19, parë nga qendra më problematike dhe vdekjeprurëse, siç qe Bergamo e pranverës së këtij viti. I ndodhur pikërisht atje, autor na e përshkruan situatën me një aftësi të mrekullueshme shtëgtimi nga jashtë Brenda dhe nga Brenda...
8,50 GBP
More

Botuesi: Fishta

Extra time, Durim Taçi

 Një dalje jashtë kohës universale për të banuar kohën tënde shtesë, e cila matet me orën e emocioneve që të ka lënë ty jeta. Këtu e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja shkrihen bashkë e ti nis të rrëfesh një kohë të përjetshme. Bëhesh vëzhgues i një realiteti të vëzhguar e ajo që ti dëshmon është një vijimësi e dëshirës dhe vendimit tënd të lirë.
6,80 GBP
More