Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Shtepia e Mallit, Eqrem Basha
  • Shtepia e Mallit, Eqrem Basha

Shtepia e Mallit, Eqrem Basha

SKU000839
Ideart
Eqrem Basha i ka ofruar përherë lexuesit “…një vështrim qytetar mbi realitetin dhe shijon absurditetet e jetës së përditshme” (Robert  Elsie)

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 4,20 GBP Up to 12,59 GBP
4,25 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi
Titulli: Shtëpia e MallitGjinia: TregimeAutor: Eqrem BashaShtëpia Botuese: IdeartViti: Mars 2009Faqe: 172ISBN: 978 99956-29-09-0Pesha: 0.2 kg Dy fjalë për autorin Eqrem Basha i ka ofruar përherë lexuesit “…një vështrim qytetar mbi realitetin dhe shijon absurditetet e jetës së përditshme” (Robert  Elsie)   Eqrem Basha (Dibër, 1948) - poet, tregimtar, romancier, skenarist, kritik i arteve figurative, përkthyes nga frëngjishtja, italishtja e gjuhët sllave dhe botues (Dukagjini, Pejë) - është autor i dhjetë vëllimeve me poezi, katër vëllimeve me tregime dhe tri romaneve (i treti në dorëshkrim).   Poezia e tij është përkthyer në dhjetëra gjuhë, në revista dhe antologji të ndryshme, por edhe në vëllime të veçanta me poezi të zgjedhur në gjuhën angleze (SHBA) dhe polake (Seyni).   Shtëpia e njohur frënge Fayard në vitin 1999 botoi një vëllim me tregime të zgjedhura (Les ombres de la nuit – Hijet e natës) që pati mjaft jehonë në shtypin frëng dhe i hapi rrugën e pjesëmarrjes në shumë takime e festivale europiane të letërsisë. “Është dëm i madh të presësh një aktualitet tragjik për të njohur një prozë kafkiane dhe këtë shkrimtar pesëdhjetëvjeçar, shqiptar i ardhur nga Maqedonia që jeton në Prishtinë,” shkroi asokohe gazeta presigjioze parisiene Le monde”, ndërsa Andre Clavel, në L’express e quajti “një muskëter i ri i letrave shqipe, fabulat çjerrëse duan ta rikthejnë mbarë një botë që është përmbysur.”   Eqrem Basha është gjithashtu mjaft i njohur edhe si përkthyes. Ai ka sjellë në shqip vepra të njohura të Sartrit, Kamysë, Joneskos, Beketit (kryesisht në gjininë e dramës), A. Malraux, etj.  Basha është autor i një antologjie të teatrit frëng të shekulit XX me 15 autorë të shquar, si dhe i një monografie të skulptorit Agim Çavdarbasha (bashkë me fotografin A. Spahiu).   Puna e gjatë në Televizionin e Prishtinës (deri në korrik të vitit 1990, kur u dëbua me dhunë) e ka orientuar edhe në botën e filmit dhe televizionit, kryesisht si skenarist.   PërmbajtjaPastrimi i sheshit ËNDËRRBaladë dashurieÇelësi i ëndrrësNjë zgjim i zakonshëmPiktoriMEMENTOVdekja e plakësPasditja e gruas me të zezaKukullaShtëpia e mallitPARAKOHATeatri i leckaportitLigaçëtXhambedeiraKATËR PLLAKATE  (SKICA 1981-1990)1. Shpresa2. Më i vogli qeshte3. Regjimenti4. BardhiVepra të tjera nga Eqrem Basha:Opuset e Maestros (1971)  Shëtitje nëpër mjegull (1971)Stacionet e fisnikëve (1972)  Polip – ptikon (1974)Yjedet (1977)   Mëngjesi i një pasditeje (1978)Atleti i ëndrrave të bardha (1982)  Udha qumështore (1986)Brymë në zemër (1989)  Zogu i zi (1995)Dyert e heshtjes (2001)  Alpinisti (2004)
Detajet e librit
Ideart
SKU000839
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Penguin Books

The Gaze, Elif Shafak

An obese woman and her lover, a dwarf, are sick of being stared at wherever they go and so decide to reverse roles. The man goes out wearing make-up and the woman draws a moustache on her face.
14,88 GBP
More

Botuesi: Onufri

Dashuri nga largësia, Dituri Meçi Dizdari

Dikush e luante atë lavjerrës jete, bukurie, me shenjtësi fryme, me pasionin e çmendur, me dashurinë e pafundme për qenien e saj, që s'e gjente askund tjetër, ku ajo me sytë mbyllur, gjithë duke u dridhur, marrosur, i dorëzohej për fare lëkundjes, valëvitjes, fluturimit, çartjes.
5,95 GBP
More

Botuesi: Zenit Editions

Anatomi e shkurtër e pikëllimit, Azem Qazimi

Në këtë vëllim janë përfshirë tregimet: Jeta e çuditshme e Progron Zaharisë; "La fouet": sprovë për eulogji; Visili, i përsosuri; Anatomi e shkurtër e pikëllimit; Letër; Humbold Revolucionari; Për mishin dhe shpirtin; Zenodoti dhe Abu "Umar al – Muhamed in Husein" sufu.
5,10 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Meteori ndëshkues, Setki Jashari

Te personazhi kryesor i romanit, Ramires Isaros, gjejmë të mishëruar përfaqësuesin tipik të intelektualit të ri, që nuk bën kompromis me dukuritë negative të kohës, dhunimin e të drejtave njerëzore dhe duke e vënë atë përballë ndryshimeve të mëdha...
10,20 GBP
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Libri i dhunës, Arben Idrizi

Dhuna është komplekse dhe ciklike. Kur një individ, grup, autoritet, zgjedh ta ushtrojë, ai mundohet të gjejë, dhe më pas të imponojë, një pretekst për ta justifikuar.
6,80 GBP
More

Botuesi: Toena

Hakmarrja e faljes, Eric-Emmanuel Schmitt

Mes luftës dhe paqes, dy motra binjake por krejtësisht të kundërta, kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje që zgjat gjithë jetën. Xhelozia apo toleranca, hakmarrja apo falja, cila do të fitojë në fund?
8,50 GBP
More

Botuesi: Toena

Homo Balcanicus, Niko Nikolla

Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, Niko Nikolla, i njohur në Shqipëri si njeriu që arriti të drejtojë për 25 vjet revistën "Hosteni", si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, e lidhi jetën e tij me gazetarinë si dhe me humorin përgjatë 45 viteve. Shkrimtari Teodor Keko e quante "babain e gazetarisë shqiptare".
8,50 GBP
More

Referenca: SKU001610

Botuesi: Bota Shqiptare

Libri i bardhë, Enkelejd Lamaj

Dikush zbulon një jetë tjetër, ose diçka të ngjashme me të… dikujt, ëndrra refuzon t’i përfundojë… dhe cila është dhurata më e mirë për dikë që nuk dëshiron ta shohësh me sy?… po sikur ajo që shkruan të jetë e tmerrshme, por jo aq sa ajo që nuk shkruan?
5,10 GBP
More

Botuesi: Toena

Pika drite në eklips, Zija Çela

Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.
8,50 GBP
More