Këmbënyjëtuarit, Flogerta Krypi
  • Këmbënyjëtuarit, Flogerta Krypi

Këmbënyjëtuarit, Flogerta Krypi

Argeta LMG

Mjafton një çast për të ndryshuar një jetë përgjithmonë. Kështu mendojnë të gjithë. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Jeta nuk ndryshon. Ajo është njëlloj si vdekja. E njëtrajtshme. Ajo çfarë ndryshon është mënyra sesi ne shohim botën, përditshmërinë, njerëzit rreth nesh. Disa e quajnë rritje, maturi, forcë, mbijetesë. Emërtimet janë të shumëllojshme. Unë do e quaja thjesht një pikë. 

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Këmbënyjëtuarit

Origjinali: Këmbënyjëtuarit

Gjinia: Prozë

Autori: Flogerta Krypi

Shtëpia botuese: Argeta LMG

Viti: 2020

Fq. 123

Pesha: 0.145 kg

ISBN: 978-9928-303-41-7

This book is in Albanian

Mbi librin

Tre fragmente nga tre novelat e librit "Këmbënyjëtuarit".

1- Merimanga

Njeriu çmendet në forma të ndryshme, por kontaktin me botën e humbet vetëm atëherë kur e gjithë koha ndal në një kujtim që përsëritet pambarimisht. E gjithë ajo periudhë është një përjetësi. E vetmja njësi matëse është pikërisht ai çast kur rrjeta e merimangës brenda teje shkatërrohet dhe ti nuk je në gjendje ta rindërtosh më, por gjithmonë tenton të kthehesh tek ai moment duke e rimenduar se çfarë mund të kishe bërë ndryshe. Rindërtimi i realiteteve nuk është asgjë më shumë sesa përpjekja për të mbajtur gjallë merimangën, si të vetmen rrugë shprese që kemi për të fituar lirinë.

2-Një kuti poste për vdekjen

Mjafton një çast për të ndryshuar një jetë përgjithmonë. Kështu mendojnë të gjithë. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Jeta nuk ndryshon. Ajo është njëlloj si vdekja. E njëtrajtshme. Ajo çfarë ndryshon është mënyra sesi ne shohim botën, përditshmërinë, njerëzit rreth nesh. Disa e quajnë rritje, maturi, forcë, mbijetesë. Emërtimet janë të shumëllojshme. Unë do e quaja thjesht një pikë. Po një pikë. Pika e ndryshimit të kohës. Jeta ka kuptim sepse ka kohë. Vdekja humbet kuptimin sepse mendojmë që atje nuk ka një orë, një kalendar, apo një kuti poste. 

3- Pavioni 256

Njeriu është qënie tre dimensionale. Unë nuk e lidh këtë me studimet fizike rreth tij. Kjo fushë nuk më takon mua. Jeta është një pikë nga ku dalin tre dimensione, e shkuara e tashmja dhe e ardhmja. Ata zhvillohen paralelisht të treja, por nuk ne nuk jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Gjatë këtij viti zbulova se nga kjo pikë priten dhe dy drejtëza të tjera. Dimensioni i katërt i njeriut është vullneti për të qenë i lirë kurse ai i pesti është padyshim ndërgjegja. 

Detajet e librit
Argeta LMG

Referencat specifike

isbn
9789928303417
ean13
9789928303417
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Pa zemër në kraharor, Mira Meksi

Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën.
500 Lekë
More

Botuesi: Saltabooks

I pushtuari dhe nata, Brajan Sukaj

Fati i Edipit dhe mallkimi që bart, Iliada dhe Odisea, kanë shërbyer si shtysa letrare për të “Pushtuarin dhe Naten” e Sukajt, trajtuar përmes linjës së autorit dhe qëllimeve të tij estetiko-letrare.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001028

Botuesi: Te tjere

Hija e Maleve, Ernest Koliqi

Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.
450 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.
700 Lekë
More

Botuesi: Univers

Emma, Ersilja Çeli

Një pistoletë! Ç’donte pistoleta në shtëpinë e tij? Pse i shfaqej pikërisht tani që ai e donte aq pak jetën? Ai nuk kishte prekur armë me dorë në jetën e tij. Arma e tij ishte bisturia që luftonte vdekjen dhe jepte jetë. Ndërsa pistoleta luftonte jetën dhe jepte vdekje. Ai po mbante vdekjen në dorë. Mos ndoshta ajo ishte shfaqur për të pikërisht në këto...
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Këpuca e aktorit, Visar Zhiti

Romani i ri “Këpuca e aktorit”, i shkrimtarit tonë, Visar Zhiti, me një shtrirje në tre epoka të historisë së Shqipërisë, është një sagë familjare, e populluar me personazhe fiksionalë dhe realë
1 800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Nëse një ditë një prelud, Gazmend Krasniqi

Ka një rimodelim të strukturave të të menduarit artistik e mbështetur në traditën vendase, mekanizmin e fantastikës së përrallës dhe legjendës, e shfrytëzuar edhe nga autorë të tjerë (Agolli, Kadare), por në një tjetër cilësi thurjesh e përdorimit të fjalës.
700 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Ameba, Rigel Rizaj

"Ameba" është një përmbledhje me katërmbëdhjetë tregime, në të cilët autori, në saje të narracionit, ku përzihen forma të ndryshme shkrimi, si eseistika apo edhe drama, krijon një lojë polifonike personazhesh dhe peizazhesh, që rrëfejnë historitë e tyre, që i përkasin një ndërgjegjeje universale.
600 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë burgu, Fatos Lubonja

Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete...
800 Lekë
More

Botuesi: Albas

Zonja nga Parga, Enver Kushi

“ Isha vetëm 16 vjeç e nuk mbaj mend veç shi dhe ulërima erërash që të tromaksnin. Dukej që Parga lëngonte pa gjetur derman”, janë fjalët e zonjës plakë tani kur është në muzgun e jetës duke kujtuar vitet e errëta të gjenocidit grek mbi shqiptarët e këtyre anëve.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001471

Botuesi: Te tjere

Mirëseveni në shtëpinë e marrëzirave, Luan Laze

Kur fantazia e një shkrimtari, tretet me satirën dhe humorin, lexuesi ka ç'të mësojë dhe argëtohet. Dhjetë novelat dhe tregimet e këtij libri, ju dërgojnë në ambjente krejt origjinale, situta të papërsëritshme e me dialogë interesantë. Personazhe që mendojnë si ju dhe zgjidhin dilemat siç do dëshironit. Të vërteta apo fantazi?
400 Lekë
More