• Ka mbaruar
fundi i mitit, ali podrimja
  • fundi i mitit, ali podrimja

Fundi i mitit, Ali Podrimja

SKU000764
Onufri

Ky është një libër i një proze të ngjeshur dhe të dendur. Një prozë ku kalohet me lehtësi nga fakti te meditimi, nga narrativa e konkretes në fantastikë, nga dialogu dhe gjuha e bisedës te thënie që u ngjajnë maksimave, urtive sinetizuese.

4,95 CHF
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Fundi i mitit
Origjinali: Fundi i mitit
Gjinia: Tregime
Autori: Ali Podrimja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2007
Fq. 114
Pesha: 0. 187 kg.
ISBN: 978-99943-42-40-2

Koment nga Sadik Bejko

Ali Podrimja është poet dhe eseist i njohur. Në këtë libër ai ka dhënë diçka përtej këtyre dy kufijve. Ka derdhur diçka më përtej poezisë dhe esesë. Për shkrimtarin gjithmonë ka një kufi. Matanë këtij sinori përherë mbeten tema ide, imazhe që nuk mbruhen dot në format shkrimore të provuara dhe të mirëpritura nga ai. Ç'duhet të bëhet me këtë lëndë? Mos vallë është materie e tepërt që duhet derdhur?

Në këtë libër shkrimtari është ndeshur me kufijtë e vet, me atë lëndë që endet atje e këtu edhe thellë brenda tij, por prapë mbetet diku në kapërcyell. Dhe që ta rrokë atë, poeti duhet të provojë medoemos prozatorin, eseisti narratorin. A mund të jetë prozatori një poet? Ç'të re mund të sjellë proza e tij, kur tashmë ai është poet dhe eseist i mirënjohur?

Të gjitha këto dhe të tjera dilema të kapin kur ndodhesh para këtij libri me tregime të një poeti dhe të një eseisti pothuajse klasik në letrat tona. Mos vallë po lexoj prozë, po lexoj poezi, po lexoj ese apo diçka që i përmban që të gjitha të shkrira në njëra – tjetrën? Kjo ka ndodhur me Ali Podrimjen. Dhe ai e ka vendosur ta atakojë kufirin e vetes. Ai tashmë e ka merak që ta shijojë një formë tjetër të shprehjes letrare: të lëvrojë prozën.

Një poet shijon shkrimin e prozës, një poet guxon të jetë prozator. Ajo çfarë do të them më poshtë, është veç shtjellim i këtyre që sapo thashë. E kam ndjekur botimin e tyre të mëparshëm në shtyp me një marrje fryme. Kështu, të sistemuara në një libër i kam lexuar dhe përpirë përsëri. Ka aty mjeshtëri, emocionalitet dhe intimitet.

Janë ngjarje biografike, vende të fëmijërisë, situata të papërsëritshme nga udhëtimet, të cilat ngaqë, si të thuash, poezia nuk i pranon, dalin nga bodrumi i kujtesës, ndërtohen dhe marrin jetë. Derdhen. Që në fillim duhet thënë se këto evokime biografike, kjo narrativë e ndydhur, e njomësht, na e bën të shkrifët atë ngurtësi stili e lënde që stoikisht ka sjellë prej vitesh pena e një krijuesi që di veç të gdhendë në gur e bronz.

Pena e poetit Ali Podrimja. Kështu para nesh zgjohen dhe pulitin sytë arratisje në vendlindje e në botë, arrati në dy a në tri Shqipëritë dhe në diasporat e tyre, arrati tej maleve dhe deteve te vëllamët a te miqtë, në mitologji, në histori e në të sotme dhe të gjitha shkohen si rruazat në perin e prozës së poetit. Kjo lëndë personale është ajo që e ngroh dhe e bën të prekshëm këtë libër.

Një tjetër cilësi është krijimi i etydeve psikologjike, krijimi i atmosferës së ankthit, të së mrekullishmes, të së gëzueshmes. Kjo nuk arrihet me horizontalitetin e ngjarjes. Përkundrazi, me depërtimin në vertikalitetin e një pike në një situatë të dhënë. Si incizimi i gjilpërës në pllakën e gramafonit.

Këtu Podrimja dëshmon të jetë mjeshtër. Te tregimi "Fundi i mitit" me pak detaje ai krijon situatën e rrënimit, të rrokopujës apokaliptike deri te një frikë për vdekje. Nuk vijnë ngjarjet por efekti i tyre. E frikshmja bëhet e gjallë. Ka një energji krijimi për të na e sjellë si të tillë. Po këtë situatë kafkiane e sjell edhe te tregimi "Një Ali megjithatë qenka vrarë".

Te tregimi "Zogu i tejdukshëm" vjen një atmosferë e qelqtë, e ndritshme. Te "Në fund të rrugës së Brehtit", situata e së magjishmes vjen me simbolikën e një llambe përherë të ndezur. E neveritshmja të mbërthen si ngërç i keq te "Miu i stepës".

Këtu letërsia arrin të krijojë atë që nuk thuhet, që nuk është as ngjarje, as detaj, por ajo që është përtej tyre. Dhe situata të tilla me lëndë poetike të së magjishmes nuk mungojnë as në tregimet e tjera.

Ky është një libër i një proze të ngjeshur dhe të dendur. Një prozë ku kalohet me lehtësi nga fakti te meditimi, nga narrativa e konkretes në fantastikë, nga dialogu dhe gjuha e bisedës te thënie që u ngjajnë maksimave, urtive sintetizuese. Parabola, simbolika, narrativja dhe procedimi eseistik ndërkallen në njëra – tjetrën dhe tregimi mund të lexohet si ese dhe njëherësh edhe si prozë poetike.

Ajo që i lidh fijet e të gjitha bashkë në këtë libër, po edhe në librat e mëparshëm, qofshin në prozë a në poezi, është uniteti stilistik dhe tematik. Një autor ka bërë sjelljen më të rëndësishme në një kulturë, kur dëshmon unitetin e stilit, kur kudo është vetvetja. Sapo t'i lexoni këto tregime, do të thoni: po ky është Ali Podrimja, kështu shkruan, kështu ndien dhe mendon ai. Kjo mund të jetë vuajtja, gëzimi a mënyra e të kuptuarit të gjërave prej tij. Në këtë botë krijuese të Podrimjes po hyjnë dhe këto tregime, kjo prozë e cilësive të larta. Mirë se të vijnë.

Detajet e librit
SKU000764
0

Të dhënat

Autori
Ali Podrimja
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.
4,95 CHF
More

Botuesi: UET Press

Morphina (ebook), Ada Çapi

Një farmaci e re dhe moderne hapet në lagjen më të vjetër të Tiranës dhe pikërisht në një rrugicë "të gjerë nga njëra pasqyrë e Benzit të fundit te tjera". E qetë në dukje, me rregullat e saj të pashkruara, rrugica fsheh sekrete qindravjeçare rrënqethëse që bien mbi vajzën si evente të njëpasnjëshme. Autorja sjell këtë roman në formatin elektronik falas...
0,00 CHF
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.
7,93 CHF
More

Referenca: SKU000864

Botuesi: Te tjere

Hakmarrja e viktimes, Robert Thomanikaj

Situata nga më të thjeshtat e të rëndomtat të njeriut përshkojnë me humor faqet e këtij libri; por edhe disa tregime simbolike ironizojnë situatat njerëzore.
3,27 CHF
More

Botuesi: Albas

Zonja nga Parga, Enver Kushi

“ Isha vetëm 16 vjeç e nuk mbaj mend veç shi dhe ulërima erërash që të tromaksnin. Dukej që Parga lëngonte pa gjetur derman”, janë fjalët e zonjës plakë tani kur është në muzgun e jetës duke kujtuar vitet e errëta të gjenocidit grek mbi shqiptarët e këtyre anëve.
4,95 CHF
More

Botuesi: Onufri

Hakmarrja e Kazanovës, Mira Meksi

Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Europiane. Zbulimi i tij trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason...
8,92 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Kulla e mishit, Arben Dedja

Ky libër i tij i tretë në prozë përfshin tregime me temën e preferuar të fëmijërisë dhe të tjera, më eksperimentale, ku ritmi sinkopal ndërthuret me frymëmarrjen e thellë të frazave të gjata, mbetur shpesh pezull fjalish të ndërvarura.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU000749

Botuesi: Onufri

Vjedhja e gjumit mbretëror, Ismail Kadare

"Vjedhja e gjumit mbretëror" përfshin disa tregime, si: "Vdekja e gruas ruse", që trajton temën e gruas ruse, që ka mbetur në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike; "Lamtumira e së keqes" shpall dhe përgatit tërheqjen e osmanëve jashtë kufijve të tokave shqiptare.
6,94 CHF
More

Referenca: 2594

Pune spiunesh, Xhovani Shyti

Historia është një përrallë e treguar bukur nga fitimtari ka thënë dikur Napoleon Bonaparti, duke dashur të spikasë faktin se atë e shkruan gjithmonë ai që ka fituar betejën e pushtetit, me synimin që nëpërmjet saj kërkon vetëm një gjë: të injorojë, me domosdo, të mundurin.
5,95 CHF
More

Botuesi: Toena

A ka njeri që ju do?, Kalin Terzyiski

Tregimet e shkurtra të Kalin Terzyiski-t janë një përpjekje për të ngritur një traditë të re në prozën bullgare: një traditë të urbanizmit njerëzor dhe poetik.
7,93 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000770

Botuesi: Onufri

Pike e zeze ne blu, Ali Podrimja

Poezia e Ali Podrimjes është ndër të rrallat në poezinë shqipe që mund të cilësohet moderne bashkëkohore në kuptimin europian. Ajo është, herë e afërt dhe herë e ngjashme me poezinë europiane të shekullit XX, jo aq në botëvështrimin dhe botëpërjetimin, në lëndën dhe në mendimin e saj, se sa në konceptet dhe konceptimet p
4,95 CHF
More

Referenca: SKU000771

Botuesi: Onufri

Ishulli Albania, Ali Podrimja

Të shkosh në ishullin prej mishi të poetit Ali Podrimja, të dëgjosh këngën e bardit modern… të besosh... të zbulosh…të bësh diçka…të thuash…Se kur atdheu është përgjysmë, ndodh e kundërta, dhembja e poetit shtohet...
4,95 CHF
More

Referenca: 2421

Botuesi: Onufri

Sfide harrimit, Ali Podrimja

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejt të mbetesh në kujtesë duke theksuar shkakësimin qeniesor të artit poetik. Në rrafshin e qeniesisë njerëzore sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimin vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër, është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo...
4,95 CHF
More