• Banner

  • Ka mbaruar

Fundi i mitit, Ali Podrimja

Ky është një libër i një proze të ngjeshur dhe të dendur. Një prozë ku kalohet me lehtësi nga fakti te meditimi, nga narrativa e konkretes në fantastikë, nga dialogu dhe gjuha e bisedës te thënie që u ngjajnë maksimave, urtive sinetizuese.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fundi i mitit
Origjinali: Fundi i mitit
Gjinia: Tregime
Autori: Ali Podrimja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2007
Fq. 114
Pesha: 0. 187 kg.
ISBN: 978-99943-42-40-2

Koment nga Sadik Bejko

Ali Podrimja është poet dhe eseist i njohur. Në këtë libër ai ka dhënë diçka përtej këtyre dy kufijve. Ka derdhur diçka më përtej poezisë dhe esesë. Për shkrimtarin gjithmonë ka një kufi. Matanë këtij sinori përherë mbeten tema ide, imazhe që nuk mbruhen dot në format shkrimore të provuara dhe të mirëpritura nga ai. Ç'duhet të bëhet me këtë lëndë? Mos vallë është materie e tepërt që duhet derdhur?

Në këtë libër shkrimtari është ndeshur me kufijtë e vet, me atë lëndë që endet atje e këtu edhe thellë brenda tij, por prapë mbetet diku në kapërcyell. Dhe që ta rrokë atë, poeti duhet të provojë medoemos prozatorin, eseisti narratorin. A mund të jetë prozatori një poet? Ç'të re mund të sjellë proza e tij, kur tashmë ai është poet dhe eseist i mirënjohur?

Të gjitha këto dhe të tjera dilema të kapin kur ndodhesh para këtij libri me tregime të një poeti dhe të një eseisti pothuajse klasik në letrat tona. Mos vallë po lexoj prozë, po lexoj poezi, po lexoj ese apo diçka që i përmban që të gjitha të shkrira në njëra – tjetrën? Kjo ka ndodhur me Ali Podrimjen. Dhe ai e ka vendosur ta atakojë kufirin e vetes. Ai tashmë e ka merak që ta shijojë një formë tjetër të shprehjes letrare: të lëvrojë prozën.

Një poet shijon shkrimin e prozës, një poet guxon të jetë prozator. Ajo çfarë do të them më poshtë, është veç shtjellim i këtyre që sapo thashë. E kam ndjekur botimin e tyre të mëparshëm në shtyp me një marrje fryme. Kështu, të sistemuara në një libër i kam lexuar dhe përpirë përsëri. Ka aty mjeshtëri, emocionalitet dhe intimitet.

Janë ngjarje biografike, vende të fëmijërisë, situata të papërsëritshme nga udhëtimet, të cilat ngaqë, si të thuash, poezia nuk i pranon, dalin nga bodrumi i kujtesës, ndërtohen dhe marrin jetë. Derdhen. Që në fillim duhet thënë se këto evokime biografike, kjo narrativë e ndydhur, e njomësht, na e bën të shkrifët atë ngurtësi stili e lënde që stoikisht ka sjellë prej vitesh pena e një krijuesi që di veç të gdhendë në gur e bronz.

Pena e poetit Ali Podrimja. Kështu para nesh zgjohen dhe pulitin sytë arratisje në vendlindje e në botë, arrati në dy a në tri Shqipëritë dhe në diasporat e tyre, arrati tej maleve dhe deteve te vëllamët a te miqtë, në mitologji, në histori e në të sotme dhe të gjitha shkohen si rruazat në perin e prozës së poetit. Kjo lëndë personale është ajo që e ngroh dhe e bën të prekshëm këtë libër.

Një tjetër cilësi është krijimi i etydeve psikologjike, krijimi i atmosferës së ankthit, të së mrekullishmes, të së gëzueshmes. Kjo nuk arrihet me horizontalitetin e ngjarjes. Përkundrazi, me depërtimin në vertikalitetin e një pike në një situatë të dhënë. Si incizimi i gjilpërës në pllakën e gramafonit.

Këtu Podrimja dëshmon të jetë mjeshtër. Te tregimi "Fundi i mitit" me pak detaje ai krijon situatën e rrënimit, të rrokopujës apokaliptike deri te një frikë për vdekje. Nuk vijnë ngjarjet por efekti i tyre. E frikshmja bëhet e gjallë. Ka një energji krijimi për të na e sjellë si të tillë. Po këtë situatë kafkiane e sjell edhe te tregimi "Një Ali megjithatë qenka vrarë".

Te tregimi "Zogu i tejdukshëm" vjen një atmosferë e qelqtë, e ndritshme. Te "Në fund të rrugës së Brehtit", situata e së magjishmes vjen me simbolikën e një llambe përherë të ndezur. E neveritshmja të mbërthen si ngërç i keq te "Miu i stepës".

Këtu letërsia arrin të krijojë atë që nuk thuhet, që nuk është as ngjarje, as detaj, por ajo që është përtej tyre. Dhe situata të tilla me lëndë poetike të së magjishmes nuk mungojnë as në tregimet e tjera.

Ky është një libër i një proze të ngjeshur dhe të dendur. Një prozë ku kalohet me lehtësi nga fakti te meditimi, nga narrativa e konkretes në fantastikë, nga dialogu dhe gjuha e bisedës te thënie që u ngjajnë maksimave, urtive sintetizuese. Parabola, simbolika, narrativja dhe procedimi eseistik ndërkallen në njëra – tjetrën dhe tregimi mund të lexohet si ese dhe njëherësh edhe si prozë poetike.

Ajo që i lidh fijet e të gjitha bashkë në këtë libër, po edhe në librat e mëparshëm, qofshin në prozë a në poezi, është uniteti stilistik dhe tematik. Një autor ka bërë sjelljen më të rëndësishme në një kulturë, kur dëshmon unitetin e stilit, kur kudo është vetvetja. Sapo t'i lexoni këto tregime, do të thoni: po ky është Ali Podrimja, kështu shkruan, kështu ndien dhe mendon ai. Kjo mund të jetë vuajtja, gëzimi a mënyra e të kuptuarit të gjërave prej tij. Në këtë botë krijuese të Podrimjes po hyjnë dhe këto tregime, kjo prozë e cilësive të larta. Mirë se të vijnë.

Detajet e librit
SKU000764

Të dhënat

Autori
Ali Podrimja
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000770

Botuesi: Onufri

Pike e zeze ne blu, Ali Podrimja

Poezia e Ali Podrimjes është ndër të rrallat në poezinë shqipe që mund të cilësohet moderne bashkëkohore në kuptimin europian. Ajo është, herë e afërt dhe herë e ngjashme me poezinë europiane të shekullit XX, jo aq në botëvështrimin dhe botëpërjetimin, në lëndën dhe në mendimin e saj, se sa në konceptet dhe konceptimet p

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000771

Botuesi: Onufri

Ishulli Albania, Ali Podrimja

Të shkosh në ishullin prej mishi të poetit Ali Podrimja, të dëgjosh këngën e bardit modern… të besosh... të zbulosh…të bësh diçka…të thuash…Se kur atdheu është përgjysmë, ndodh e kundërta, dhembja e poetit shtohet...

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2421

Botuesi: Onufri

Sfide harrimit, Ali Podrimja

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejt të mbetesh në kujtesë duke theksuar shkakësimin qeniesor të artit poetik. Në rrafshin e qeniesisë njerëzore sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimin vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër, është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Darka e Berlinit, Bahri Myftari

Studiues të ndryshëm, kryesisht të tregimit, i kanë përqasur tregimet e Bahri Myftarit me ato të Markezit, përqasje që na duket e drejtë. Ky pohim buron më tepër prej poetikës së tregimeve të tij. Por jemi të mendimit se një përqasje më e motivuar mund t'u bëhet tregimeve të Myftarit me tregimet e Krostarit dhe Karpentierit.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Këmbënyjëtuarit, Flogerta Krypi

Mjafton një çast për të ndryshuar një jetë përgjithmonë. Kështu mendojnë të gjithë. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Jeta nuk ndryshon. Ajo është njëlloj si vdekja. E njëtrajtshme. Ajo çfarë ndryshon është mënyra sesi ne shohim botën, përditshmërinë, njerëzit rreth nesh. Disa e quajnë rritje, maturi, forcë, mbijetesë. Emërtimet janë të shumëllojshme. Unë...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000863

Botuesi: Te tjere

Evolucioni i gjuhes, Robert Thomanikaj

Në këtë temë të njohur autori nis afërsisht njëlloj siç nisnin edhe librat tonë të shkollës mbi këtë problem. Dhe duket se ai nuk pretendon të sjellë këtu ndonjë gjë të re, apo ndonjë gjë të madhe. Mirëpo ai sjell në evolucionin gjuhësor mjaft fakte të reja, duke nxitur fantazinë e kujtdo për më tej në drejtim të evol

Çmimi 400 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Dritë që vjen nga humnera, Drita Como

Ditët rrëshqasin pa zhurmë, të hirta, të zbrazëta, të njëllojta. Më duket se e kam humbur nocionin e kohës. Ajo vazhdon ecjen e saj të përhershme, monotone, të pafund. Dhe asgjë nuk përsëritet. Asgjë nuk kthehet mbrapsht.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000746

Botuesi: Onufri

Tri këngë zie për Kosovën, Ismail Kadare

Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte. Nën atë ndriçim të çmendur ndodhnin lëvizjet e trupave, që ata nuk i kuptonin mirë. Dëgjuan britmat e ngadhënjimit që erdhën nga shatorja e kryekomandantit, kur qendra e turqve nisi të epej si një hark nën trysninë e të krishterëve.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Thika pa gjak, Zija Çela

Këto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Lepurushi i mallkuar, Bora Chung

Një debutim mbresëlënës dhe krejtësisht origjinal, nga një yll në ngritje i letërsisë koreane. Fabula surreale, drithëruese që sfidojnë patriarkatin, kapitalizmin dhe mbretërimin e teknologjive të mëdha, me humor absurd.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000895

Botuesi: OMSCA-1

Histori tangjente, Kliton Nesturi

Titulli: Histori tangjenteAutori: Kliton NesturiRedaktor: Loredan BubaniGjinia: TregimeShtëpia Botuese: OMSCA-1Viti: 2009Faqe: 144Pesha: 0.18 kg Mbi autorin & librin Autori Kliton Nesturi, mbas botimit të librit me tregime “I huaj në sht&eum

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Biblioteka futuriste, Arben Dedja

Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001738

Botuesi: Onufri

Vjedhesit e eres, Bahri Myftari

Ka shkrimtarë të cilët gjatë jetës së tyre krijuese jetojnë midis krijimit dhe publicitetit, ndërkohë disa syresh i bezdis publiciteti dhe mediat televizive, pasi iu duket sikur u vjedhin heshtjen e nevojshme, iu rrëmbejnë diçka nga thjeshtësia dhe vërtetësia e jetës.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Qyteti pa lumë, Andrin Kabashi

Disa nga ata që shkruajnë, shkruajnë me idenë se si duhet jetuar. Në fakt, po qe se mendoni se këtu do gjeni të njëjtën gjë, mos lexoni nga këto shkrime – unë shkruaj mbi atë se si nuk duhet jetuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)