Titulli: Ameba
Origjinali: Ameba
Gjinia: Tregime
Autori: Rigel Rizaj
Shtëpia botuese: Arka e Noes
Viti: 2020
Fq. 76
Pesha: 0.156 kg
ISBN: 978-9928-455-7-4
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
“Ameba” është një përmbledhje me tregime e shkruar me qëllimin për të shpërfaqur një estetikë të re rrëfimi, duke krijuar dhe ngritur mbi mite dhe steriotipe letrare këndvështrime të reja. Shndërrimi i mallit concept në trajtë gjallese një-qelizore, miti i Labirinthit, steriotipet biblike të Samsonit, të Jonës së ndodhur Brenda barkut të balenës, të Dinarzades si motra “gjysma-tjetër-e-rrëfimit” e Shehrezades: të gjitha këto tregime ngrihen mbi qëllimin e rrëfimit dhe mjetet nëpërmjet të cilave rrëfimi ka mbërritur sot.
Komente
“Rigel Rizaj krijon botë përrallore, ku çdo gjë mund të ndodhë në një çrregullim sistematik tës hqisave” – JOHN HODGSON
“Për mua ishte një befasi. Kur i lexova këto tregime, ende të pabotuara, autori ishte vetëm 24 vjeç. Fabtazia e harlisur, zotërimi i gjuhës dhe disiplina e tekstit dëshmojnë një pjekuritë rrallë për moshën. Guxojtë them se Rigel Rizaj mund të jetë e ardhmja e letrave shqipe” – BASHKIM SHEHU