E dikurshmja në apartamentin Nr.13, Sadije Agolli
  • E dikurshmja në apartamentin Nr.13, Sadije Agolli

E dikurshmja në apartamentin Nr.13, Sadije Agolli

Dritëro

Detaje të ngjarjeve e personazehve jetësore, duke shkaktuar kërshëri dhe ndezur imagjinatë. Për të rinjtë e kohës së sotme, një kuriozitet më tepër për të njohur mënyra e kode të sjelluri, të vepruari, në një sistem hermetikisht të mbyllur e që funksiononte edhe në mungesë të lirisë së mendimit. 

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: E dikurshmja në apartamentin Nr.13

Origjinali: E dikurshmja në apartamentin Nr.13

Gjinia: Tregime

Autori: Sadije Agolli

Shtëpia botuese: Botimet Dritëro

Viti: 2020

Fq. 147

Pesha: 0.210 kg

ISBN: 978-99927-34-82-7

Mbi librin

Një libër që të fut në mendime për bashkëshorten e shkrimtarit të madh e cila ishte vetë e lindur për të qenë shkrimtare… 

Një profesion dhe pasion i pakultivuar për hir të një sakrifice sublime për të madhin shkrimtar. Profili i një tregimtareje fare të veçantë, me një gjuhë të sinqertë dhe narracion të këndshëm.

Detaje të ngjarjeve e personazehve jetësore, duke shkaktuar kërshëri dhe ndezur imagjinatë. Për të rinjtë e kohës së sotme, një kuriozitet më tepër për të njohur mënyra e kode të sjelluri, të vepruari, në një sistem hermetikisht të mbyllur e që funksiononte edhe në mungesë të lirisë së mendimit. 

Dikush nga brezi që ka jetuar atë sistem, mund të identifikohet me personazhin, një tjetër mund të përafrojë episodin apo ambientin me një ngjarje të jetuar. Sadija si shpirti binjak i Dritëroit përshfaqet diku edhe në ndonjë nga tregimet e saj, po ashtu si tipare të bashkëshortit, i mvishen ndonjë personazhi. Sadijen si rrallëherë e kemi ndeshur si tregimtare, në një vëllim me tregime. 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992734827
ean13
9789992734827
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000750

Botuesi: Onufri

Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro Agolli

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU001794

Botuesi: Te tjere

Fantazmat e nje epoke te merzitshme, Arben Orhani

A këndon apo vajton zogu në kafaz nuk e di, por në liri ai krijon. Zogu në liri nuk do kafazin, por atë që është brenda, zogu në kafaz ka frikë se vdes nëse lëshon kafazin. Tregimet e këtij libri janë krijesë e zogut në liri.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001949

Botuesi: Mitrush Kuteli

Xinxifilua dhe prralla te tjera, Mitrush Kuteli

Prralla që do të rrëfej tanithi na ka ardhur gojë më gojë nga moti i lashtë e i stërlashtë, kur gjithë kafshët e tokës, gjithë shtërpinjtë e ujit e gjithë shpesët e qiellit flisnin gjuhën e njerëzve, siç flas unë e siç flet zotrote, o këndonjës.
870 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Lepurushi i mallkuar, Bora Chung

Një debutim mbresëlënës dhe krejtësisht origjinal, nga një yll në ngritje i letërsisë koreane. Fabula surreale, drithëruese që sfidojnë patriarkatin, kapitalizmin dhe mbretërimin e teknologjive të mëdha, me humor absurd.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Rrëfej unë, gruaja, Mimoza Kuchly

Kur lexon librin me tregime «Rrëfej une, gruaja» zhytesh në një gjelbërim thellësish marramendëse, në misteret e hapësirave metafizike të paeksploruara të vetënjohjes, të flirtit me veten që zgjon sensualitetin, të preludit të gjëndjes shpirtërore në prag-dashurinë e papritur, apo të vetë dashurisë si emocioni më sublim e më kompleks i qënies njerëzore.
500 Lekë
More

Botuesi: Berk

Triskuj të vonuem, Pjetër Deda

Tregimet e tij të shkruara në frymë migjeniane përbëjnë një hap të mëtejshëm në njohjen e trashëgimisë letrare shqiptare.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.
500 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Ti doje të shkruaje një fugë, Idlir Azizi

Një profesor filozofie në universitetet private të Tiranës kërkon me ngulm një bombë. Por për çfarë e përse? Ky tekst shoqërohet nga një bisedë imagjinare mes Enver Hoxhës dhe mjekut të tij në fund të jetës. Si në dy romanet më parë, autori e ka si skenë Tiranën e këtyre dhjetë viteve të fundit të post – tranzicionit.
500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Tymi, Kronikë bardhezi, Rikard Ljarja

Gabrieli vdiq. Dje e kremuan. E kisha mik të mirë. Së pari ma prezantoj Aureli, mandej Mira dhe në fund Roberti i madh, miku im i i mirë. O zot, sa histori të bukura më ka tregue. E s'pushonte, e s'pushonte. Ishte si një krue që gurgullonte e gurgullonte e uji s'i mbaronte kurrë.
600 Lekë
More