• Banner

Zhurma e ererave te dikurshme, Dritero Agolli
  • Zhurma e ererave te dikurshme, Dritero Agolli
  • Zhurma e ererave te dikurshme, Dritero Agolli

Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro Agolli

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.

19,82 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zhurma e erërave të dikurshme (kopertinë e trashë)
Origjinali: Zhurma e erërave të dikurshme
Gjinia: Tregime dhe novela
Autori: Dritëro Agolli
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 368
Pesha: 0.887 kg.
ISBN: 978-9928-186-32-4

Koment nga autori

Kaloi një kohë dhe libri "Zhurma e erërave të dikurshme" nuk po dilte nëpër librari. Nuk vonoi edhe shumë dhe mua më thirrën në Komitetin Qendror, bashkë me redaktorin e librit dhe me shefin e redaksisë së tregimit të shtëpisë botuese "Naim Frashëri". Në atë takim ishim përgjegjësi i shtypit, drejtori i drejtorisë së propagandës dhe një tjetër.

Në takim u diskutua, me libër përpara, se çfarë duhej bërë me atë botim: a mund të lejohej të qarkullonte nëpër librari apo të ndalohej. Vërejtja kryesore ishte se nxihej realiteti i jetës së atëhershme socialiste dhe se deheroizohej Lufta Antifashiste Nacional – Çlirimtare: personazhet e partizanëve pasqyroheshin të zymtë dhe me shumë kontradikta mes tyre, pushkatoheshin kur bënin gabime dhe shkelnin rregullat e luftës.

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.

Pasi më bënë disa vërejtje të tjera dhe disa këshillime, se si gazetar i "Zërit të Popullit", ku punoja duhej të isha shembull në pasqyrimin e realitetit dhe të mos bëja gabime ideologjike, vendosën që libri të shkonte përsëri në shtëpinë botuese "Naim Frashëri", të hiqeshin disa tregime dhe të zëvendësoheshin me disa të tjerë, të cilët të kishin në qendër "heronj pozitivë".

Sipas këtij këshillimi, unë hoqa disa tregime si, fjala vjen, "Njeriu me veladon", "Egërsia" dhe ndonjë tjetër, duke i zëvendësuar me skica dhe reportazhe. Me këtë ndryshim, libri doli në qarkullim pas disa muajve me një kopertinë tjetër, por disa kopje të botimit të parë të tërhequra nga shtypshkronja mbetën në duart e dashamirësve.

Me gjithë këtë ndryshim "Zhurma e erërave të dikurshme" filloi të bëjë zhurmë. Në shtyp ai u kritikua si një vepër me gabime ideologjike. Kritikat u rritën pas Plenumit të 15 – të të KQ – së të PPSh – së të vitit 1965, ku vërejtjet morën një formë zyrtare. Në atë plenum, bashkë me librin tim, u kritikuan edhe dramat e Naum Priftit, Qamil Buxhelit, Fatos Arapit dhe u thumbua Ismail Kadare dhe ndonjë tjetër që nuk më kujtohet.

Kjo kritikë mund të kishte rrjedhoja të pakëndshme, sikur mos të kishte folur Enver Hoxha në konkluzionet e atij plenumi në mbrojtje të ndonjë autori të këtyre veprave. Kështu, për mua ai tha se Dritëro Agolli është bir i Partisë dhe ka vepra të bukura. Unë atëherë kisha botuar poemën "Devoll, Devoll".

Koha bën të sajën. Librit tim me tregime i ishte caktuar fati. Pas atij plenumi iu dha orientim shkollave të mesme që të kritikonin veprat që përmendeshin nga Partia. Kjo barrë iu ngarkua mësuesve të letërsisë. Gruas sime, Sadijes, 23 vjeçare, në atë vit e martuar me mua, mësuese e letërsisë në shkollën "Partizani", i ra shorti të kritikonte burrin e saj, që kishte tre muaj e martuar.

Ajo u kthye nga shkolla e habitur dhe e shqetësuar dhe, sa hodhi librat mbi tavolinë, m'u drejtua: "Më thanë në drejtorinë e shkollës që të të kritikoj ty për atë librin...". Iu përgjigja: "Ti më vrafsh, ti më prefsh, vetëm jo Partia!". Sadija m'u përgjigj se kjo nuk ishte punë shakaje dhe më kërkoi t'ia shpjegoja gabimet ideologjike që përmbante "Zhurma e erërave të dikurshme".

Po kjo është një histori e gjatë, që në këto shënimet do të dukej pakëz e tepërt. Megjithatë duhet përmendur se Sadija ime, mësuesja e letërsisë, pasi mori nga unë gabimet e librit, të nesërmen shkoi në shkollë dhe para mësuesve dhe nxënësve analizoi "Zhurmën...". E gjora Sadije, çdo gjë në atë sallë mund të fshihte, vetëm skuqjen e fytyrës jo!

Koment nga Ismail Kadare

Ne kemi qenë miq, kjo është e vërtetë. Madje miq shumë të afërt, qysh në gjimnaz. Pas kthimit nga studimet e larta në Rusi, miqësia u bë edhe më e fortë për shkak të bindjeve të njëjta politike dhe hapur flisnim kundër tij. E donim vendin, por ishim të zhgënjyer nga komunizmi, e sidomos nga versioni i tij shqiptar. Kjo vazhdoi gjer në vitin 1966, kohë në të cilin ai botoi librin e tij më të mirë, një ndër më të mirët e kohës, "Zhurma e erërave të dikurshme".

Mbi autorin

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.

Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet '60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.

Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë.

Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un – it", përkundër poezisë së "ne – ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike.

Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi jo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarat.

Detajet e librit
SKU000750

Referencat specifike

isbn
9789928186324
ean13
9789928186324
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001891

Botuesi: Dritëro

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Dritëro Agolli

Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë", romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin. Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritëro

Arka e Djallit, Dritëro Agolli

Epiqendra e veprimit të romanit "Arka e Djallit" është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç'mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç'mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s'është kështu.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Njeriu i netëve të vjeshtës, Gjergj Vlashi

Në karrierën e tij të gjatë, ka vënë në skenë mbi 100 premiera, kryesisht me trupën e Durrësit. Perveç saj, ka punuar dhe me trupat e Tiranës, Shkodrës, Korçës, Lushnjes, Pogradecit, Estradës së Ushtarit etj. Ka vënë në skenë dy premiera me studentët e Artit Dramatik të Akademisë së Arteve ku ka qenë disa vite pedagog i jashtëm.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000895

Botuesi: OMSCA-1

Histori tangjente, Kliton Nesturi

Titulli: Histori tangjenteAutori: Kliton NesturiRedaktor: Loredan BubaniGjinia: TregimeShtëpia Botuese: OMSCA-1Viti: 2009Faqe: 144Pesha: 0.18 kg Mbi autorin & librin Autori Kliton Nesturi, mbas botimit të librit me tregime “I huaj në sht&eum

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Dora e shtetit, Uran Butka

"Dora e shtetit" është një tregim i shkëlqyer. Ideja e Karl Poperit se edhe demokracia është e aftë të kryejë krime, kur del jashtë kontrollit, është mishëruar artistikisht jo vetëm në këtë tregim. E lexon, e rilexon dhe të kaplon trishtimi.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dëborë në Tiranë, Darien Levani

Bardhyli duket sikur ka gjetur rehat në Tiranën e tij. I shtyn ditët në lokalin e lagjes me një kafe me konjak para, duke luajtur domino e duke ndjekur raste pa shumë rëndësi. Kur Esteri troket në portën e tij, dket sikur detyra që do t'i japë është thjesht një tradhti bashkëshortore si shumë të tjera, Por qysh nga ai çast, hetuesi privat hyn në një...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.

Çmimi 17,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000123

Botuesi: Ideart

Ikje nga shtrati, Alban Bala

Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash. Arti i këtij autori, përveç njohjes dhe sigurisë në përdorimin e teknikave të rrëfimit, është orientim i drejtë që di të zgjedhë tonalitete pa vrarë tinguj, që di të organizojë lëndë të psikës kolektive pa tretur nën të shenja të...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vitet e trilleve, Jonada Feimi

Mbase një sipërfaqe prej tridhjetë e pesë metrash katrorë mund të ishte parajsa ime, nëse në mure do të ishin të varura njëqind korniza druri secila me një fletë poezie brenda, nëse një cep i shtëpisë do të kishte një piano të vjetër, nëse në këndin tjetër do të gjendej një bibliotekë me tërë librat e mi dhe nëse në cepin përbri do të ndodhej një llambë e...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Largësi të kaltra, Gazmend Mahili

Vëllimi "Largësi të kaltra" përfshin dy novela: "Largësi të kaltra" dhe "Melodi e një dashurie të ndërprerë" - kjo e fundit, mbase më e realizuara dhe më e bukura e librit, me një theks aktual, sidomos në kushtet e sotme të Shqipërisë, ku vihen përballë njëri-tjetrit individi dhe komuniteti ku jeton.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001027

Botuesi: Te tjere

Tregtar flamujsh, Ernest Koliqi

Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve.

Çmimi 4,46 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2629

Botuesi: Te tjere

Arome camerie, Shefki Hysa

Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë t

Çmimi 3,96 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)