• Banner

Ne katin e trete nuk troket askush, Kliton Nesturi
  • Ne katin e trete nuk troket askush, Kliton Nesturi

Në katin e tretë nuk troket askush, Kliton Nesturi

"Në katin e tretë nuk troket askush" është libri me tregime i autorit Kliton Nesturi, që sapo ka dalë në libraritë e vendit. Mund të themi pa asnjë hezitim që është libri i tij më i mirë në gjininë e tregimit, por gjithashtu është edhe një pasurim të letërsisë shqipe me një botim cilësor.

5,95 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në katin e tretë nuk troket askush
Gjinia: Tregime
Autori: Kliton Nesturi
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2018
Fq. 196
Pesha: 0.253 kg.
ISBN: 978-9928-263-02-5

Mbi librin

"Në katin e tretë nuk troket askush" është libri me tregime i autorit Kliton Nesturi, që sapo ka dalë në libraritë e vendit. Mund të themi pa asnjë hezitim që është libri i tij më i mirë në gjininë e tregimit, por gjithashtu është edhe një pasurim të letërsisë shqipe me një botim cilësor.

Janë tetë tregime të shkruara plot finesë ku ndeshen e takohen fate njerëzore, e ku secili prej tyre dallohet për origjinalitetin dhe ngjyrën që përcjell. Edhe në këtë libër, tek Nesturi spikatin ndjeshmëria artistike dhe mprehtësia krijuese, të cilat vijnë në një shkallë më të lartë.

Ngjarjet e tregimeve të përfshira në këtë vëllim, rrokin një dimension të madh kohor, duke i përkitur epokave të ndryshme historike dhe sociale në jetën shqiptare përgjatë një shekulli. Në to, është fati i njeriut shqiptar, pavarësisht vendit ku është ndodhur dhe kohës.

Rrëfimet karakterizohen nga nota dramatike, të cilat nuk vijnë si qëllim në vetvete, por si bashkudhëtare të zakonshme të jetës sonë. Edhe në këtë vëllim, Kliton Nesuri paraqitet si një autor i mprehtë ndaj temave sociale dhe shoqërore.

Ai arrin të depërtojë thellë brenda botës psikologjike dhe shpirtërore të personazheve të tij, duke mundur t'i zbërthejë ata, mjedisin shoqëror dhe epokën në të cilën jetojnë në mënyrë sa më të plotë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928263025
ean13
9789928263025
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000895

Botuesi: OMSCA-1

Histori tangjente, Kliton Nesturi

Titulli: Histori tangjenteAutori: Kliton NesturiRedaktor: Loredan BubaniGjinia: TregimeShtëpia Botuese: OMSCA-1Viti: 2009Faqe: 144Pesha: 0.18 kg Mbi autorin & librin Autori Kliton Nesturi, mbas botimit të librit me tregime “I huaj në sht&eum

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Aromë kujtimesh, Aida Shtino

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000764

Botuesi: Onufri

Fundi i mitit, Ali Podrimja

Ky është një libër i një proze të ngjeshur dhe të dendur. Një prozë ku kalohet me lehtësi nga fakti te meditimi, nga narrativa e konkretes në fantastikë, nga dialogu dhe gjuha e bisedës te thënie që u ngjajnë maksimave, urtive sinetizuese.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2629

Botuesi: Te tjere

Arome camerie, Shefki Hysa

Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë t

Çmimi 3,40 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Nëse një ditë një prelud, Gazmend Krasniqi

Ka një rimodelim të strukturave të të menduarit artistik e mbështetur në traditën vendase, mekanizmin e fantastikës së përrallës dhe legjendës, e shfrytëzuar edhe nga autorë të tjerë (Agolli, Kadare), por në një tjetër cilësi thurjesh e përdorimit të fjalës.

Çmimi 5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Fytyra dhe maska, Vili Minarolli

Përmbledhja me tregime "Fytyra dhe maska", e shkrimtarit Vili Minarolli, na paraqet, përmes vështrimesh të mprehta, pamje të realitetit tonë bashkëkohor. Gjatë këtyre viteve të ndërtimit të shtetit demokratik, shoqëria u ballafaqua me dukuri e me realitetin e vendeve që kishin fuqizuar me kohë shtetin dhe ekonominë kapitaliste.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2628

Botuesi: Te tjere

Mrekullite e rreme, Shefki Hysa

Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë t

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.

Çmimi 15,30 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Pa zemër në kraharor, Mira Meksi

Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mos harro të më kujtosh, Liridon Mulaj

‘Mos harro të më kujtosh’ është romani më i ri i autorit nga Shqipëria, Liridon Mulaj. Një roman që siç potencon vetë autori, brenda tij ka injektuar të gjithë ndjeshmërinë dhe shpirtin e tij. ‘Mos harro të më kujtosh’ është libri i tretë me radhë i Mulajt, pas të parit ‘I Pakuptuari’ që ishte një vëllim poetik dhe i dyti ‘Kërkohet një vrasës’ që trajton...

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë burgu, Fatos Lubonja

Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001252

Botuesi: Kokona

Lutja e Fundit, Vedat Kokona

Janë 12 tregime, të njëjtët me botimin e 1986, "Yje të këputur" të zgjedhura asokohe nga Hasan Mekuli. Por kësaj here vijnë në një përmbledhje me titull "Lutja e fundit".

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)