• Banner

  • Ka mbaruar
Ameba, Rigel Rizaj
  • Ameba, Rigel Rizaj

Ameba, Rigel Rizaj

"Ameba" është një përmbledhje me katërmbëdhjetë tregime, në të cilët autori, në saje të narracionit, ku përzihen forma të ndryshme shkrimi, si eseistika apo edhe drama, krijon një lojë polifonike personazhesh dhe peizazhesh, që rrëfejnë historitë e tyre, që i përkasin një ndërgjegjeje universale.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ameba
Gjinia: Tregime
Autori: Rigel Rizaj
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2017
Fq. 80
Pesha: 0.121 kg.
ISBN: 978-9928-02-992-8

Mbi librin

"Ameba" është një përmbledhje me katërmbëdhjetë tregime, në të cilët autori, në saje të narracionit, ku përzihen forma të ndryshme shkrimi, si eseistika apo edhe drama, krijon një lojë polifonike personazhesh dhe peizazhesh, që rrëfejnë historitë e tyre, që i përkasin një ndërgjegjeje universale.

Tregimi "Ameba" rrëfen se si nocioni ndjesor i mallit arrin të mbërthejë dhe të mpijë personazhin, dhe fuqia e mallit është aq e tillë, saqë të krijojë një pavarësi të jashtëzakonshme , sa të arrijë të shndërrohet në një gjallesë njëqelizore, arkaike dhe që në thelb mbart gjenezën e jetës së qenieve të gjalla.

Po kështu "Milingona" është një tregim i shkurtër piktoresk dhe grotesk, ku personazhe mitike si Sizifi apo Atllasi, janë përmbledhur në pamjen e një krijese kaq të imët, e cila simbolizon jetën dhe vullnetin për ta jetuar i patrazuar.

"Boshivarri", ku ndërthuren tema mbi varret e gjasmuara gjatë sistemeve totalitare dhe historia intime e një Moxarti, i parë me një sy tjetër; "Dinarzadja", motra e harruar e Sheherezades, edhe pse ajo duhet konsideruar si hallka mnemotike e 1001 Netëve.

Një piktor që vizaton një nudo brenda një dhome të errët dhe vendos në lojë xixëllonjat përreth trupit të pozueses së tij... Këtu rrëfehet se si luftohet me barkun e balenës për të shkarravitur brenda saj një hënë, se si përshkruhet vdekja e një Labirinti, se si dashuria është një fuqi estetike dhe dramatike..."Ameba" është një ftesë se si duhet shijuar letërsia dhe se si duhet të ngrihen paktet estetike dhe stilistike.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928029928
ean13
9789928029928
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Dritë që vjen nga humnera, Drita Como

Ditët rrëshqasin pa zhurmë, të hirta, të zbrazëta, të njëllojta. Më duket se e kam humbur nocionin e kohës. Ajo vazhdon ecjen e saj të përhershme, monotone, të pafund. Dhe asgjë nuk përsëritet. Asgjë nuk kthehet mbrapsht.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000122

Botuesi: Ideart

Gjaku im i erret, Zija Cela

Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.

Çmimi 288 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjurmët e mesnatës, Emilian Shabani

Po shkoj, baba, sepse ti më le me një boshllëk, i cili u mbush me çdo të zezë vajtuese, me një të zezë lakuriqe që çirrej për mungesën e veshjeve të përbëra nga kujtimet e kulluara prindërore. Ndryshe nga ti që nuk kuptove kurrë se prindërit nuk i zëvendëson asgjë, unë të lashë kujtim dhëmbët e mi të thyer dhe një pasqyrë të ftohtë, e cila do të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Zonja nga Parga, Enver Kushi

“ Isha vetëm 16 vjeç e nuk mbaj mend veç shi dhe ulërima erërash që të tromaksnin. Dukej që Parga lëngonte pa gjetur derman”, janë fjalët e zonjës plakë tani kur është në muzgun e jetës duke kujtuar vitet e errëta të gjenocidit grek mbi shqiptarët e këtyre anëve.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000713

Botuesi: Toena

Amaneti, Tregimet e fundit, Teodor Keko

 Jo rrallë herë nëpër biseda të ndryshme, ai shprehte keqardhjen për mungesën e trajtimit të temave të viteve ‘80-‘90 nga autorët shqiptarë, pasi sipas tij, kjo periudhë, në vetvete, për nga koloriti dhe dramaticiteti, ishte më interesante se vetë periudha e komunizmit. Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit të temave, por pasi mbaron së...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)