Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Varrimi i nje armiku te popullit, Glori Husi
  • Varrimi i nje armiku te popullit, Glori Husi

Varrimi i një armiku të popullit, Glori Husi

Botimet Dudaj

Sytë e kuq morën një kthesë të beftë ... u lëshua për poshtë, duke u hedhur lehtë në rrugën e pashtruar automobilistike drejt qytetit. Bishtin e tërhiqte pas... ('Dikush po na përgjon') më vetëtiu në mendje. Duhet të kishte kohë që na ruante prej asaj ane ... Zgjata ngadalë dorën e djathtë dhe preka bishtin e lopatës.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Varrimi i një armiku të popullit
Gjinia: Novelë
Autori: Glori Husi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 120
Pesha: 0.151 kg.
ISBN: 978-99943-0-486-8

Fragmente nga libri

Sytë e kuq morën një kthesë të beftë ... u lëshua për poshtë, duke u hedhur lehtë në rrugën e pashtruar automobilistike drejt qytetit. Bishtin e tërhiqte pas... ('Dikush po na përgjon') më vetëtiu në mendje. Duhet të kishte kohë që na ruante prej asaj ane ... Zgjata ngadalë dorën e djathtë dhe preka bishtin e lopatës.

...oshëtima e turmave që thërrisnin "Vdekje ...dhe gjaku i kuq që spëkaste shkallët, m'u vërtitën dhe m'u ngatërruan në kokë. Sipër tyre qëndronin të heshtur qiparisat. Po gladiatorët vallë ku janë?!...

"Mos i lini të më humbasin pa varr mbi kokë," qe amaneti i babait. A nuk është tradhti të mos përmbushësh amanetin e prindit të vdekur? Kush është më e rëndë, tradhtia ndaj prindit apo tradhtia ndaj socializmit? Kush vjen e para, familja apo socializmi? Në djall të vejë socializmi! Në djall edhe burgu. Tashmë, nuk më bëhet vonë. Ejani e më merrni!'..."

Mbi aitorin

Glori Husi ka lindur në Gjirokastër, më 1972. Studimet e larta për jurisprudencë i ka kryer në Universitetin e Athinës, Greqi dhe ato pasuniversitare në Universitetin e Bonit, Gjermani. Pas një karriere dinamike si avokat dhe pedadog i të Drejtës Europiane, gjatë së cilës ka publikuar një sërë punimesh akademike, si dhe pas një kontributi të suksesshëm në administratën e lartë shtetërore, autori vjen përpara lexuesit me këtë novelë dramatike, të bazuar në ngjarje të vërteta, të ndodhura gjatë një periudhe të dhimbshme të historisë së Shqipërisë. Autori jeton me bashkeshorten në Florida, SHBA.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304868
ean13
9789994304868
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë burgu, Fatos Lubonja

Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete...
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Hija e qershisë nën dritën e hënës, Mehmet Kraja

Një vëllim me tregime të zgjedhura nga Mehmet Kraja vjen në duart e lexuesit. Në këto tregime shpalosen kaq bukur ndjenjat njerëzore, ku përshkruhen çaste të jetës, që mund të përjetohen në çdo kohë. Nuk mungojnë dialogët e gjallë, të cilët i japin jetë tregimeve.
400 Lekë
More

Botuesi: Toena

Jung, Agron Bajraktari

Kishim braktisur frikën dhe si pasojë kishim rrënuar shpresën për të gjetur një kurë për atë monstrën e vogël brenda nesh, e cila edhe pse ushqehet me frikën tonë, në mungesë të saj do të qëndrojë përherë aty, duke fjetur, për të mos na braktisur asnjëherë.
600 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Prill, Rikard Ljarja

Aktori, skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja (1943-2020) sjell në këtë libër tre tregime të shkurtra me tema nga jeta në kohën tonë.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Hakmarrja e faljes, Eric-Emmanuel Schmitt

Mes luftës dhe paqes, dy motra binjake por krejtësisht të kundërta, kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje që zgjat gjithë jetën. Xhelozia apo toleranca, hakmarrja apo falja, cila do të fitojë në fund?
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bard

Rinia, Joseph Conrad

Novela “Rinia”, e cila është shkruar gjatë rënies së garës mes fuqive imperiale, merr pjesë në retorikën e kohës.
700 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2327

Botuesi: Te tjere

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

"Vila me dy porta" është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.
700 Lekë
More