Largesi te kaltra, Gazmend Mahili
  • Largesi te kaltra, Gazmend Mahili

Largësi të kaltra, Gazmend Mahili

Toena

Vëllimi "Largësi të kaltra" përfshin dy novela: "Largësi të kaltra" dhe "Melodi e një dashurie të ndërprerë" - kjo e fundit, mbase më e realizuara dhe më e bukura e librit, me një theks aktual, sidomos në kushtet e sotme të Shqipërisë, ku vihen përballë njëri-tjetrit individi dhe komuniteti ku jeton.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Largësi të kaltra
Origjinali: Largësi të kaltra
Gjinia: Tregime dhe novela
Autori: Gazmend Mahili
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 120
Pesha: 0.131 kg.
ISBN: 978-9928-205-55-1

Mbi librin

Vëllimi "Largësi të kaltra" përfshin dy novela: "Largësi të kaltra" dhe "Melodi e një dashurie të ndërprerë" - kjo e fundit, mbase më e realizuara dhe më e bukura e librit, me një theks aktual, sidomos në kushtet e sotme të Shqipërisë, ku vihen përballë njëri-tjetrit individi dhe komuniteti ku jeton, mentalitetet e raportet në mes tyre kur është fjala për dashurinë, për ndryshimin në tërësi, për një jetë ndryshe, jorutinore e monotone, për të gëzuar jetën dhe lirinë - si dhe tri tregime, respektivisht: "Gjahtari i shkretëtirave", "Dashuri fatale" dhe "Parandjenja".

Gazmendi, duket se i është përkushtuar me seriozitet pasionit, çka dëshmon se kemi të bëjmë me një autor të talentuar dhe me kërkesa ndaj letërsisë që shkruan, e cila lexohet vërtet me endje. Pra, vëmë në dukje se s'kemi të bëjmë thjesht me një botim premierë dhe me promovimin e një autor të ri, përkundrazi, të një kolegu të ri, të cilit me gjithë zemër le t'i themi: "Mirë se erdhe në fushën e letrave!".

Fragment nga libri

Për Françeskën, në jetë asgjë nuk mund të kuptohej pa shpirtëroren, pa atë që përbënte thelbin e së këndshmes, ndaj ajo e urrente vrazhdësinë, por përpara syve të njerëzve ajo kurrë nuk ishte mbrojtur dot. Megjithëse në shpirt e ruante me xhelozi idealin e së bukurës, sytë e tyre e kishin parë përherë si një kurvë rrugësh, si një trup prej mishi, që mund të jepte kënaqësi dhe asgjë më tepër.

Kishte diçka të paarsyeshme mbi arsyetimin e tyre të ftohtë, alogjik ndaj saj, ndërsa Françeska tani po fliste qetësisht: "Të gjithë ne në këtë sallë duhet të pyesim veten se përse e vrau veten Geslanda Grasia? A mos vallë nuk dinte të jetonte në këtë botë? Jo, atë e vramë ne, e vrau turma.

Po unë kurrë s'kam dashur të merrem me turmën, ndaj edhe sot nuk do të merrem me të". Françeska s'tentonte të bindte asnjë, por fjalët e saj tingëllonin si akuzë për këdo që e dëgjonte në atë çast. "Po kush ishte i dashuri i saj?! A do të gjendet ndonjëherë? E përse duhet të gjendet? Për ta ngjitur në bankën e të akuzuarve? Po a nuk do të ishte kjo diçka e tmerrshme, diçka e turpshme? A mund të flitet për kriminelë në një ndjenjë të tillë siç është dashuria?! Flisni! Përgjigjuni!".

Mbi autorin

Gazmend Mahili lindi në Sevaster të Vlorës, më 3 prill 1973. Fëmijërinë dhe adoleshencën i kaloi në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës, ku dhe u diplomua në vitin 1996. Si prozator, Mahili ka spikatur që herët në mjediset letrare.

Dy librat e tij të mëparshëm janë: "Madhështia e mbrapshtë" (novela) dhe "Humbësit e dëshirave" (romane), me të cilët është paraqitur si një prozator i talentuar para publikut. Libri "Largësi të kaltra" është vepra e tij më e fundit me tregime dhe novela, ku ai i thellon më tej cilësitë e prozës së tij, e cila dallohet për thellësi mendimi dhe një psikologji universale.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205551
ean13
9789928205551
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Zonja nga Parga, Enver Kushi

“ Isha vetëm 16 vjeç e nuk mbaj mend veç shi dhe ulërima erërash që të tromaksnin. Dukej që Parga lëngonte pa gjetur derman”, janë fjalët e zonjës plakë tani kur është në muzgun e jetës duke kujtuar vitet e errëta të gjenocidit grek mbi shqiptarët e këtyre anëve.
500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Amygdala Mandala, Loer Kume

Tregimet e këtij libri, sikurse është një tendencë e viteve të fundit në prozën tonë, nuk kanë koordinata të qarta në hapësirë dhe në kohë; ato ruajnë një distancë që nuk di si t’ia vë emrin me realizimin.
900 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Njerëzit vdesin të premten, Artan Fuga

"Njerëzit vdesin të premten" janë një tufë tregimesh ku dramatikja dhe komikja, ndërthurur në një estetikë të absurdes, duan të ushqejnë njëra – tjetrën. Kontrolli i vdekjeve nga ana e njeriut është pika e fundit ku gjenia krijuese e tij kujton se kap apogjeun e vet. Njeriu i merr fronin Perëndisë. Rob i këtij iluzioni, ai çon në skajet më të largëta...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Princi i buzëqeshjes, Zija Çela

Lexuesi nuk e ka të vështirë të kujtohet posaçërisht për tre libra të letërsisë botërore, të cilët na vijnë ndër mend si librat më fatlumë: "Princi i lumtur" i Oskar Uajlldit, "Princi i vogël" i Ekzyperisë, "Princi dhe i Varfri" i Mark Tuenit. Janë libra që kanë bashkuar statusin mbretëror të rangut Princ me statusin mbretëror të mjeshtërisë së lartë të...
600 Lekë
More

Referenca: SKU001252

Botuesi: Kokona

Lutja e Fundit, Vedat Kokona

Janë 12 tregime, të njëjtët me botimin e 1986, "Yje të këputur" të zgjedhura asokohe nga Hasan Mekuli. Por kësaj here vijnë në një përmbledhje me titull "Lutja e fundit".
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000142

Botuesi: Ideart

Denesje ne dru, Lazer Stani

Lazër Stani nuk u nënshtrohet formave e modeleve paracaktuese, as nuk e sforcon rrëfimin dhe as nuk këmbëngul të gjakojë ndonjë ide të madhe; ai e lë të lirshme rrjedhën e rrëfimit në vend që ta përcaktojë e ta drejtojë rrëfimin në një rrafsh të caktuar.
500 Lekë
More

Botuesi: Vintage

Wind / Pinball, Haruki Murakami

'If you're the sort of guy who raids the refrigerators of silent kitchens at three o'clock in the morning, you can only write accordingly.That's who I am.'
1 500 Lekë
More

Jetë të humbura, Dëfrim Çeka

Gjithçka do te ndryshoje, kur ai njihet rastësisht me një plak të vjetër, i cili duket sikur ka formulën e zgjidhjes për çdo problem. Ndërsa Vali njihet me formulat e plakut të vjetër, zemra e tij fillon te njohe vetëm një zgjidhje, Avin
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.
1 800 Lekë
More

Botuesi: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.
750 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dashuri nga largësia, Dituri Meçi Dizdari

Dikush e luante atë lavjerrës jete, bukurie, me shenjtësi fryme, me pasionin e çmendur, me dashurinë e pafundme për qenien e saj, që s'e gjente askund tjetër, ku ajo me sytë mbyllur, gjithë duke u dridhur, marrosur, i dorëzohej për fare lëkundjes, valëvitjes, fluturimit, çartjes.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Hakmarrja e faljes, Eric-Emmanuel Schmitt

Mes luftës dhe paqes, dy motra binjake por krejtësisht të kundërta, kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje që zgjat gjithë jetën. Xhelozia apo toleranca, hakmarrja apo falja, cila do të fitojë në fund?
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2352

Botuesi: Botimet Dudaj

E pashe boten, Leom

E pashë botënIsh një kupolë e trishtëQë shtrihejSi një gjethe e dhimbjesE pakuptueshme si një hijeQë lë pas të vërteta pa shkakE bukur si një hije me nurin eGjithë njerëzisë veshurE pashe botën,Duke qarë dhe të qeshur.
400 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Shpirt, i ëmbël shpirt, Leom

Leom Kolmnela vjen me këtë vëllim me sonete, duke u përpjekur të shprehë gjithë pasionin e tij nëpërmjet tyre. Sonetet e tij dallohen për natyrën e ndjeshme, për motivin e dashurisë në të gjitha trajtat dhe për nivelin artistik.
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Pacientja "101", Nimfa Hakani

Nëpër faqet e këtij libri, do t'ju kristalizohen para syve karaktere grash që pësojnë trauma të paimagjinueshme si femra gjatë jetës së tyre qoftë nga meshkuj agresivë jashtë familjes, por edhe nga anëtarë perversë të familjes, trauma për të cilat, ne si shoqëri e kemi nganjëherë të vështirë të flasim, duke ndjekur parimin se çfarë është fshehur pas...
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Klithma e mbretëreshës Teutë, Ajmone Sumaj Salihu

Romani "Klithma e mbretëreshës Teutë" shquhet për një gjeturi artistike, përmes së cilës fryma e ndjeshmërisë lirike përcakton strukturën, figuracionin dhe stilin, duke dhënë situata dhe ngjarje që nga miti, gojëdhëna, historia e dokumentacioni, që prodhojnë fenomenin letrar dhe faktin estetik, madje edhe shëmbëlltyrën e personalitetit.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gotat e kristalit, Zharina Sinani

"Gotat e kristalit" është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Toena

Porta e fatkeqësisë, Leom

E bindur dhe e rritur mes një intrige të shtyrë nga qenie njerëzore, që e shohin me shumë si të përdorshme, si një vegël pune me të cilën ke të drejtë të veprosh me të, si një send të çmuar me të cilin me forcën e dhuntisë mund ta përçmosh,apo si një fasadë të cilës mund t'ia ndërrosh ngjyrën sipas dëshirës.
1 300 Lekë
More