• Banner

Shekull tjeter, Visar Zhiti

SKU000491

Visar Zhiti ndërton një mozaik marramendës, ku duket se janë vënë të gjitha me ngjyrat e ndjenjave: dhembja dhe ironia, seksi dhe ëndrra, vuajtja dhe bukuria, gjëmimet e luftës në Ballkan dhe fantazmat, realja e përzier me jorealen duke u bërë më reale, përditshmëria e shpërndarë nëpër kohë, me një denduri dhe harmoni që e a

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 494 Lekë Deri në 1 481 Lekë
500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Visar Zhiti ndërton një mozaik marramendës, ku duket se janë vënë të gjitha me ngjyrat e ndjenjave: dhembja dhe ironia, seksi dhe ëndrra, vuajtja dhe bukuria, gjëmimet e luftës në Ballkan dhe fantazmat, realja e përzier me jorealen duke u bërë më reale, përditshmëria e shpërndarë nëpër kohë, me një denduri dhe harmoni që e arrijnë vetëm mjeshtrit.
Titulli: Shekull tjetërOrigjinali: Shekull tjetërGjinia: TregimeAutori: Visar ZhitiShtëpia botuese: Omsca 1Viti: 2008Fq. 200Pesha: 0.24 kgISBN: 978-99943-41-26-9 Mbi librin Nëse nga tregimi në tregim ndryshojnë ndodhitë dhe qytetet, kalohet befas nga Parisi magjepsës në Milanon moderne, pastaj në shtëpinë e çuditshme të një nobelisti gjerman e më në fund gjithçka përqendrohet në Tiranën tronditëse, shkrimtari Visar Zhiti ndërton një mozaik marramendës, ku duket se janë vënë të gjitha me ngjyrat e ndjenjave: dhembja dhe ironia, seksi dhe ëndrra, vuajtja dhe bukuria, gjëmimet e luftës në Ballkan dhe fantazmat, realja e përzier me jorealen duke u bërë më reale, përditshmëria e shpërndarë nëpër kohë, me një denduri dhe harmoni që e arrijnë vetëm mjeshtrit. Mbi autorin Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.   Por falë talentit, ndihmës së miqve dhe nevojave të kohës, kaloi si mësues dhe aktor në qytetin e Lushnjës, ku u shpërngul e gjithë familja. Aty ai do të bëhej një nga themeluesit e estradës së këtij qyteti. Pikërisht në këtë qytet Visar Zhiti do të përfundonte shkollën e mesme.   Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij. Del falë një amnistie në vitin 1987 dhe kthehet në qytetin e Lushnjës, ku siguron punë në fabrikën e Tullave, por pa të drejtë elektorale, pa të drejtë profesioni dhe pa të drejtë botimi.   Në vitin 1990, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri u angazhua me lëvizjen demokratike dhe punoi në gazetën e parë opozitare. Pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet punoi për disa kohë në shtëpinë botuese, "Naim Frashëri" dhe më pas në Parlamentin shqiptar. Në vitin 1995 dërgohet në ambasadën shqiptare në Romë. Në vitin 1996, kandidon në rrethin e Lushnjës dhe zgjidhet deputet. Një vit më pas u dërgua sërish në ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1997. Pas ngjarjeve të këtij viti u kthye në Tiranë.   Ka botuar një sërë librash në poezi dhe prozë ku përmendim: "Kujtesa e ajrit" (vëllim me poezi), "Hedh një kafkë në këmbët tuaja" (libër me poezi të burgut), "Mbjella e vetëtimave" (vëllim poetik i botuar në Shkup), "Këmba e Davidit", "Funerali i pafund " (romanin) "Perëndia mbrapsht dhe e dashura " (roman) etj. Si shkrimtar, Visar Zhiti është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri e jashtë saj dhe është përkthyer në disa gjuhë. Emri i tij është si zë më vete ne Enciklopedinë e Madhe italiane. Eshtë anëtar i akademisë "Alfonso Grasi" në Itali.   SHENIM: Lista me libra të tjerë nga Visar Zhiti

Detajet e librit
SKU000491

Të dhënat

Autori
Visar Zhiti
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Morphina (ebook), Ada Çapi

(0)

Një farmaci e re dhe moderne hapet në lagjen më të vjetër të Tiranës dhe pikërisht në një rrugicë "të gjerë nga njëra pasqyrë e Benzit të fundit te tjera". E qetë në dukje, me rregullat e saj të pashkruara, rrugica fsheh sekrete qindravjeçare rrënqethëse që bien mbi vajzën si evente të njëpasnjëshme. Autorja sjell këtë roman në formatin elektronik falas...

Çmimi 0 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga Miqesia, Evis Cerga

(0)

Mbrëmjeve pa emër, për të dalë nga kuzhina kërkohej një akt heroik. Ishin kohëra kur i ftohti, siç thoshin gjyshet e librave për fëmijë, bënte që "të flinte macja me miun". Kuzhina të vogla me soba me dru.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001610

Botuesi: Bota Shqiptare

Libri i bardhë, Enkelejd Lamaj

(0)

Dikush zbulon një jetë tjetër, ose diçka të ngjashme me të… dikujt, ëndrra refuzon t’i përfundojë… dhe cila është dhurata më e mirë për dikë që nuk dëshiron ta shohësh me sy?… po sikur ajo që shkruan të jetë e tmerrshme, por jo aq sa ajo që nuk shkruan?

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000713

Botuesi: Toena

Amaneti, Tregimet e fundit, Teodor Keko

(0)

 Jo rrallë herë nëpër biseda të ndryshme, ai shprehte keqardhjen për mungesën e trajtimit të temave të viteve ‘80-‘90 nga autorët shqiptarë, pasi sipas tij, kjo periudhë, në vetvete, për nga koloriti dhe dramaticiteti, ishte më interesante se vetë periudha e komunizmit. Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit të temave, por pasi mbaron së...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2714

Botuesi: Naimi

Vajza nga Berati, Kozeta Krulis

(0)

Kozeta Krulis ka shkruar një libër ku lexuesi mund të vërejë ç'ndodh me qenien dhe vetëdijen njerëzore kur gjendet përballë tjetrit, i cili ka gjithë – gjithë dy "programe" leximi të njeriut shqiptar: si në letërsinë ekzotike ose si në imazhin televiziv.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001027

Botuesi: Te tjere

Tregtar flamujsh, Ernest Koliqi

(0)

Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve.

Çmimi 450 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Histori eskatologjike, Arben Dedja

(0)

Arben Dedja (Tiranë, 1964) është specializuar në kirurgji dhe punon si kërkues shkencor në Universitetin e Padovës, Itali. Boton artikuj mbi transplantet dhe qelizat staminale. Në jetën e tij alternative, ka botuar tre libra me poezi dhe pesë me shqipërime (nga Cavalcanti, Blake, Saba, Holub dhe Plath). Vëllimi i tij i parë me tregime "Amputime të...

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001679

Botuesi: Mitrush Kuteli

Havadan me Havadan, Mitrush Kuteli

(0)

Me toposin havadan ai na ka bërë të qartë se jemi në vendin e boshit e të fjalëve në erë, ku ulku nuk e ha ulkun po arbëri e ha arbërin, si urdhëron kanuni i Lek Dukagjinit: "Në këtë vend të uruar s'di njeriu si t'i ketë sytë që të mos e vrasin..."

Çmimi 550 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Universi se prapthi, Moikom Zeqo

(0)

Rrëfimet në prozë të Moikom Zeqos janë një kopsht i madh erudicioni, kulturash dhe qytetërimesh. Të gjitha vihen në një fill të përbashkët, edhe kur kjo duket e paimagjinueshme. E bën këtë me lëhtësinë e një magjistari, që kërcen dhe lëviz nëpër shekuj e hapësirë si në kopshtin e vet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001339

Botuesi: Te tjere

Dry me qera, Mimoza Erebara

(0)

Titulli: Dry me qeraTregimeAutore: Mimoza ErebaraShtëpia botuese: EMALViti: 2010f. 186Pesha: 0.21 Kg.ISBN: 978-99956-36-59-3"Udhëkryqi" është një tregim i marrë nga libri

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Kulla e mishit, Arben Dedja

(0)

Ky libër i tij i tretë në prozë përfshin tregime me temën e preferuar të fëmijërisë dhe të tjera, më eksperimentale, ku ritmi sinkopal ndërthuret me frymëmarrjen e thellë të frazave të gjata, mbetur shpesh pezull fjalish të ndërvarura.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)