• Banner

Kulla e mishit, Arben Dedja
  • Kulla e mishit, Arben Dedja

Kulla e mishit, Arben Dedja

Ky libër i tij i tretë në prozë përfshin tregime me temën e preferuar të fëmijërisë dhe të tjera, më eksperimentale, ku ritmi sinkopal ndërthuret me frymëmarrjen e thellë të frazave të gjata, mbetur shpesh pezull fjalish të ndërvarura.

5,95 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kulla e mishit
Gjinia: Tregime dhe novela
Autori: Arben Dedja
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2016
Fq. 220
Pesha: 0.238 kg.
ISBN: 978-9928-185-27-3

Mbi librin

Midis Shqipërisë dhe Italisë, ku punon dhe jeton qysh prej vitit 1999, Arben Dedja, kirurg, kërkues shkencor në Universitetin e Padovës, ka botuar katër libra me poezi dhe dy me tregime.

Ky libër i tij i tretë në prozë përfshin tregime me temën e preferuar të fëmijërisë dhe të tjera, më eksperimentale, ku ritmi sinkopal ndërthuret me frymëmarrjen e thellë të frazave të gjata, mbetur shpesh pezull fjalish të ndërvarura.

Përveç vargjeve që nxjerrin kokë aty – këtu, apo termave e shprehjeve në gjuhë nga më të ndryshmet, gjysma e librit përbëhet nga dialogë, intervista “të pamundura” me personazhe të historisë së Shqipërisë. Thelbi i tyre, shpesh tragjik, është mbuluar nga komedia e përditshmërisë, që na bën të qeshim në mënyrë të papërballueshme (me lot?).

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928185273
ean13
9789928185273
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Histori eskatologjike, Arben Dedja

Arben Dedja (Tiranë, 1964) është specializuar në kirurgji dhe punon si kërkues shkencor në Universitetin e Padovës, Itali. Boton artikuj mbi transplantet dhe qelizat staminale. Në jetën e tij alternative, ka botuar tre libra me poezi dhe pesë me shqipërime (nga Cavalcanti, Blake, Saba, Holub dhe Plath). Vëllimi i tij i parë me tregime "Amputime të...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shqiptime të rralluara, Arben Dedja

Shkruar kryesisht midis Tiranës dhe Padovës, por edhe në qytete (apo fshatra) të tjera ku jeta e ka hedhur, këto tridhjetë e ca poezi që nuk u bënë dot kurrë dyzet, rrinë, drojtur e thukësisht, si në boshin e ekzistencave tona në kufijtë e bardhësisë së faqes, në pritje për t'u shkrirë e humbur në të dhe prapë idealiste, ëndërrimtare, kryeneçe, të gatshme...

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Lejlekët nuk vijnë, Pëllumb Kulla

Heroi i veprës, - hero në terminologjinë e librave artistikë, ëh- jam unë vetë, me vëzhgimet e mia dhe me respektin tim më madhor ndaj dhëmbëve diktatoriale që nuk shfaqnin asnjë shënjë mëshire, lëshimi a thyerje. Këto faqe, janë fryt i qëmtimit të paradokseve dhe karaktereve në hapësirat e një regjimi fanatik, ku mundohem t’i trajtoj po më të njëjtin...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dritë që vjen nga humnera, Drita Como

Ditët rrëshqasin pa zhurmë, të hirta, të zbrazëta, të njëllojta. Më duket se e kam humbur nocionin e kohës. Ajo vazhdon ecjen e saj të përhershme, monotone, të pafund. Dhe asgjë nuk përsëritet. Asgjë nuk kthehet mbrapsht.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Netë moldave, Mitrush Kuteli

Më pyet për vdekjen më të ëmbël? Vdekja e bardhë në dëborë. Bëhet një qetësi e madhe në shpirt. Ndjehesh i lehtë, ëndërron, ftohesh kur ngrohesh dhe pastaj mbaron. E kam provuar dhe unë pjesërisht. Procesi është ky: celulat...

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Mbi dashurinë dhe harresën, Enea Ruçi

Ai përfaqëson pjesën dërrmuese të asaj gjenerate, që pajiset me diploma pak ose aspak të vlefshme dhe, me gjithë utopinë, hidhet në dinamikën e vrullit të jetës, nga ku është i destinuar të dalë i dërrmuar, i shtypur dhe i transformuar.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Fryma, tregime bashkëkohore në gegnisht

Ndër ta, emna të mirënjohun për letërsinë bashkëkohore shqiptare, me botime e publikime, prani letrare të dendun nëpër kanalet letrare të rrjeteve sociale, si dhe tjerë me shtytje të herëhershme për me shkruejtë në këtë zhanër. 

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000006

Botuesi: Mitrush Kuteli

E madhe është gjëma e mëkatit (Tat Tanushi i Bubullimës), Kuteli

Ashtu si çdo autor ka kryeveprën e tij, edhe tek Kuteli, rrëfimi "E madhe është gjëma e mëkatit" është kryevepra e kryeveprave të tij. Jo vetëm nga ngjarja dhe filozofia e madhe që mbart ajo, por edhe nga mënyra e të rrëfyerit si askush tjetër apo, figurat artistike e fantastike, stili i të treguarit e gjithçka të përsosur

Çmimi 2,98 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Fishta

Nga një derë tjetër, Durim Taçi

I mungonte krejt germai, jo pika mbi i, e gjithë i-ja ishte këputur fare dhe unë punova me lime një germë tjetër, ù-në e theksuar, i hoqa këmbën e parë. Është interesante ta shikosh të shtypur në makinë tregimin "Shtëpia kolektive", se fjalët ku është e pranishme i-ja, që nuk janë pak në gjuhën shqipe, dukeshin sikur përkuleshin nga era, pika mbi i vinte...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)