Shekspirotet, Idlir Azizaj
  • Shekspirotet, Idlir Azizaj

Shekspirotët, Idlir Azizaj

Toena

Një trupë teatri mbërrin në Gërdec pas shpërthimit të depos së armëve për të vënë në skenë "Hamletin", por tani, në vend të babait, Fantazma është vetë qyteza e shkatërruar.

69,00 SEK
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Shekspirotët
Origjinali: Shekspirotët
Gjinia: Novela dramaturgjike
Autori: Idlir Azizaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 208
Pesha: 0.238 kg.
ISBN: 978-9928-205-30-8

Mbi librin

Një trupë teatri mbërrin në Gërdec pas shpërthimit të depos së armëve për të vënë në skenë "Hamletin", por tani, në vend të babait, Fantazma është vetë qyteza e shkatërruar. Një aktor që reciton një monolog kombëtar për festën e Pavarësisë, gëlltit një copë nga torta gjigante, por pëson një metamorfozë të çuditshme, sepse një gjuhë paralele i del në gojë gjatë spektaklit.

Një motër e vëlla, që e kanë shkrimin e dorës binjak si dy pika uji, arrestohen sepse kanë parashikuar ngjarjet tragjike të 21 janarit. Një aktor trupmadh e mbipeshë, që luan përherë rolin e "Falstafit" në teatër, bëhet papritur memec në mes të emisionit "Zonë e lirë" dhe të ftuarit e tjerë mundohen të shpjegojnë këtë defekt...

Këto dhe tregime të tjera në këtë vëllim janë disa situata tragjikomike dhe groteske të Shqipërisë, të para nga prizmi shekspirian. Pa u munduar të bëjë një aplikim modern të Shekspirit në shoqërinë e sotme, autori na tregon se si vendi ynë sot gjendet si aktualitet brenda veprës së dramaturgut të madh.

Termi "Shekspirotët" bën lidhjen mes nesh dhe veprës së Shekspirit, veçanërisht ato që dramaturgu i ka vendosur në Ilirinë e dikurshme. E prapë këto nuk janë tregime sociale. Ato vizatojnë një popullatë paralele me tonën; janë personazhe të sotme, por që udhëtojnë nëpër peizazhin shekspirian.

Mbi autorin

Idlir Azizaj lindi në Vlorë, më 1970. Studimet e para i kreu në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua në ekonomi. Më pas ndoqi studimet për letërsi angleze e amerikane në "Concordia College", Minnessota, SHBA.

Në vitin 2006 mori gradën Master 2 në filozofi, me punimin "Uliksi, gramafoni që këndon heshtjen", studim mbi James Joyce-n, në Université Paris 8, Francë.
Autor dhe përkthyes, ai ka botuar vëllimin me poezi "Syri në mur", që është botuar së fundi në një vëllim dygjuhësh në SHBA nga CC Marimbo Press.

Idlir Azizaj është përkthyes i shumë veprave letrare. Veçanërisht është i njohur me përkthimin e "Uliksit" të James Joyce-t, për të cilin ka marrë dhe Pendën e argjendtë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vitin 2004.

Gjithashtu ka përkthyer më parë dhe "Dublinasit" të J. Joyce-t, "Dashuria e parë" të Samuel Beckett-it, poemën madhore të Allen Ginsberg-ut, "Kaddish", si dhe romanin "Të Nëndheshmit" të Jack Kerouac-it. Vitet e fundit Azizaj ka përkthyer vëllimin "Imazhi dhe proza të tjera", ku përmblidhet gjithë proza e shkurtër e Samuel Beckett-it. Në vitin 2015 doli dhe përkthimi "Kopisti Bartëlbi" i Herman Melville-it.

Idlir Azizaj është njohur në shtypin letrar për romanet e tij me temë nga shoqëria e sotme dhe për stilin e veçantë në prozë. Këto romane përmbledhin titujt e mëposhtëm: "Katër, ose një film i fundit mbi komunizmin tonë", "Ti doje të shkruaje një fugë", "Terxhuman" (i cili ka gjetur jehonë në vendet e Ballkanit), "Gazetarja e kulturës vetëvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur", "Don Kanuni, ose ngadalë gjakësi dremit në pritë".

Idlir Azizaj ka marrë çmimin Penda e artë nga fondacioni Mehr Licht për esenë më të mirë të vitit 2011. Poezitë dhe dramat e tij janë vënë disa herë në skenë në Francë ku autori jeton dhe punon prej vitesh. Libri "Shekspirotët" është përmbledhja e tij e parë me tregime dhe novela.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205308
ean13
9789928205308
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2629

Botuesi: Te tjere

Arome camerie, Shefki Hysa

Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë t
46,00 SEK
More

Shtegtimi i dinozaurëve fluturues, Pol Milo

Në këto copëza filozofiko-letrare është bërë përpjekje të ribashkohen krijesat e ndara dikur në kohë duke u përballur me njëra-tjetrën meditimi filozofik me relacionet shkencore, inevolucioni i bashkësisë me ndjeshmërinë individuale.
69,00 SEK
More

Referenca: SKU001028

Botuesi: Te tjere

Hija e Maleve, Ernest Koliqi

Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.
51,75 SEK
More

Referenca: SKU000123

Botuesi: Ideart

Ikje nga shtrati, Alban Bala

Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash. Arti i këtij autori, përveç njohjes dhe sigurisë në përdorimin e teknikave të rrëfimit, është orientim i drejtë që di të zgjedhë tonalitete pa vrarë tinguj, që di të organizojë lëndë të psikës kolektive pa tretur nën të shenja të...
57,50 SEK
More

Botuesi: Toena

Jung, Agron Bajraktari

Kishim braktisur frikën dhe si pasojë kishim rrënuar shpresën për të gjetur një kurë për atë monstrën e vogël brenda nesh, e cila edhe pse ushqehet me frikën tonë, në mungesë të saj do të qëndrojë përherë aty, duke fjetur, për të mos na braktisur asnjëherë.
69,00 SEK
More

Referenca: SKU001794

Botuesi: Te tjere

Fantazmat e nje epoke te merzitshme, Arben Orhani

A këndon apo vajton zogu në kafaz nuk e di, por në liri ai krijon. Zogu në liri nuk do kafazin, por atë që është brenda, zogu në kafaz ka frikë se vdes nëse lëshon kafazin. Tregimet e këtij libri janë krijesë e zogut në liri.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU000863

Botuesi: Te tjere

Evolucioni i gjuhes, Robert Thomanikaj

Në këtë temë të njohur autori nis afërsisht njëlloj siç nisnin edhe librat tonë të shkollës mbi këtë problem. Dhe duket se ai nuk pretendon të sjellë këtu ndonjë gjë të re, apo ndonjë gjë të madhe. Mirëpo ai sjell në evolucionin gjuhësor mjaft fakte të reja, duke nxitur fantazinë e kujtdo për më tej në drejtim të evol
46,00 SEK
More

Referenca: 2379

Botuesi: Te tjere

Lejlaja me turban, Kujtim Agalliu

Personazhe të skalitur me mjeshtëri, tematikë reale e jetës së përditshme, të prezantuara mirë dhe në rolin e duhur, tregime me konflikte jo shumë të mprehta, por të organizuar në përshtatje me natyrën e ngjarjeve.
57,50 SEK
More

Botuesi: Onufri

Qyteti pa lumë, Andrin Kabashi

Disa nga ata që shkruajnë, shkruajnë me idenë se si duhet jetuar. Në fakt, po qe se mendoni se këtu do gjeni të njëjtën gjë, mos lexoni nga këto shkrime – unë shkruaj mbi atë se si nuk duhet jetuar.
92,00 SEK
More

Botuesi: Bard

Rinia, Joseph Conrad

Novela “Rinia”, e cila është shkruar gjatë rënies së garës mes fuqive imperiale, merr pjesë në retorikën e kohës.
80,50 SEK
More

Botuesi: Toena

Pika drite në eklips, Zija Çela

Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.
115,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

Ti doje të shkruaje një fugë, Idlir Azizi

Një profesor filozofie në universitetet private të Tiranës kërkon me ngulm një bombë. Por për çfarë e përse? Ky tekst shoqërohet nga një bisedë imagjinare mes Enver Hoxhës dhe mjekut të tij në fund të jetës. Si në dy romanet më parë, autori e ka si skenë Tiranën e këtyre dhjetë viteve të fundit të post – tranzicionit.
57,50 SEK
More

Botuesi: Zenit Editions

Terxhuman, Idlir Azizi

Në ditën e ndeshjes Shqipëri – Greqi, një gazetar i huaj bashkë me përkthyesin e tij shqiptar gjenden në mes të turmës së tifozëve. Por tensioni lind pas takimit me një ish profesor të Universitetit të Tiranës. I frymëzuar nga Doktor Gjilpëra i Konicës, ky personazh kompleks, cinik, mizantrop e kontestues, denoncon një Shqipëri të dyshimtë mendërisht,...
57,50 SEK
More