Tymi, Kronike bardhezi, Rikard Ljarja
  • Tymi, Kronike bardhezi, Rikard Ljarja

Tymi, Kronikë bardhezi, Rikard Ljarja

OMBRA GVG

Gabrieli vdiq. Dje e kremuan. E kisha mik të mirë. Së pari ma prezantoj Aureli, mandej Mira dhe në fund Roberti i madh, miku im i i mirë. O zot, sa histori të bukura më ka tregue. E s'pushonte, e s'pushonte. Ishte si një krue që gurgullonte e gurgullonte e uji s'i mbaronte kurrë.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Tymi, Kronikë bardhezi
Gjinia: Proza
Autori: Rikard Ljarja
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2015
Fq. 152
Pesha: 0.199 kg.
ISBN: 978-9928-06-12-56

Fragmente nga libri

Asnjeri, u tha, asnë numër nuk e ka këtë aftësi, prandaj ky numër asht i shenjtë. Asht numër i shënjuar nga Allahu i qofshim falë. Kishte lexue Platonin e Aristotelin e dinte përmendsh Omer Kajamin...

Njihte mirë dhjatën e vjetër e të re. Apokalipsi i Shën Gjonit i kishte ngul në mendje numrin satanik 666. Gjashtën e shumëzonte për tre (aqë sa shifra kishte numri) e i delte tetëmbëdhjetë.

Shumëfish i nëntës. Pavarësisht kësaj, diku thellë – thellë ky numër i krijonte frikë e ankth dhe nuk donte ta kujtonte... Por përpiqej brenda vetes ta barazpeshonte me numrin 216 që në Torah ishte kodifikimi i emrin të Zotit. Se dhe 216... 2+1+6 = 9. Gjithandej i delte nënta.

***

Gabrieli vdiq. Dje e kremuan. E kisha mik të mirë. Së pari ma prezantoj Aureli, mandej Mira dhe në fund Roberti i madh, miku im i i mirë. O zot, sa histori të bukura më ka tregue. E s'pushonte, e s'pushonte. Ishte si një krue që gurgullonte e gurgullonte e uji s'i mbaronte kurrë.

Fryma e trupit të tij lëshonte aromën e kullotave të Argjentinës, ajrin e fohtë të Andeve, tymin e këndshëm të marijuanës së Kolumbisë që aq fort po e mallkojnë, duhmën e duhanit e të purove, blegërimat e lamave, parfumet epshore e mishnore të kurvave... e sa e sa mrekullina të tjera.

Po marr guximin o Gabriel, me emër krye engjëlli lajmëtar, të të thërres Gabo. Pra, Gabo nuk do të të harroj sa të jem gjallë.

***

Zotnit e Kafes së Madhe pa u marr vesh me njeni tjetrin ishin shpërnda e nuk shiheshin ma të mbledhun tubë, përveç se ndonjë të diele në meshën e orës 11. Edhe mesha nuk ishte ma si kishte kenë dikur. Nuk kisha ma "Ave Maria".

Dy vëllezrit ebrej Arditi që i binin violinave ishin arrestue dhe ishin interrnue në kampin e Prishtinës. Jo se ishin ebrej, por se ishin komunistë. Vëllezrit Arditi i mësonin violinën Qemalit, kurse Qemali u mësonte atyne komunizmin.

Kuse vëllai i tretë nuk pësoj gja. As ai, as gruaja dhe dy vajzat. Po kështu edhe Shvarcët nuk pësuan gja.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061256
ean13
9789928061256
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2093

Botuesi: Onufri

Tregime, Martin Camaj

Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator.
500 Lekë
More

Shtegtimi i dinozaurëve fluturues, Pol Milo

Në këto copëza filozofiko-letrare është bërë përpjekje të ribashkohen krijesat e ndara dikur në kohë duke u përballur me njëra-tjetrën meditimi filozofik me relacionet shkencore, inevolucioni i bashkësisë me ndjeshmërinë individuale.
600 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Nga një derë tjetër, Durim Taçi

I mungonte krejt germai, jo pika mbi i, e gjithë i-ja ishte këputur fare dhe unë punova me lime një germë tjetër, ù-në e theksuar, i hoqa këmbën e parë. Është interesante ta shikosh të shtypur në makinë tregimin "Shtëpia kolektive", se fjalët ku është e pranishme i-ja, që nuk janë pak në gjuhën shqipe, dukeshin sikur përkuleshin nga era, pika mbi i vinte...
800 Lekë
More

Referenca: SKU000142

Botuesi: Ideart

Denesje ne dru, Lazer Stani

Lazër Stani nuk u nënshtrohet formave e modeleve paracaktuese, as nuk e sforcon rrëfimin dhe as nuk këmbëngul të gjakojë ndonjë ide të madhe; ai e lë të lirshme rrjedhën e rrëfimit në vend që ta përcaktojë e ta drejtojë rrëfimin në një rrafsh të caktuar.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000746

Botuesi: Onufri

Tri këngë zie për Kosovën, Ismail Kadare

Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte. Nën atë ndriçim të çmendur ndodhnin lëvizjet e trupave, që ata nuk i kuptonin mirë. Dëgjuan britmat e ngadhënjimit që erdhën nga shatorja e kryekomandantit, kur qendra e turqve nisi të epej si një hark nën trysninë e të krishterëve.
500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Fytyra tjetër e natës, Enkelejd Lamaj

Përgatituni për një udhëtim në botën e ‘një dere më tutje’, në botën e errët të natës, të populluar prej shpirtërsh të zymtë, pasione të etura dhe etje të pashtershmë. 
600 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Ti doje të shkruaje një fugë, Idlir Azizi

Një profesor filozofie në universitetet private të Tiranës kërkon me ngulm një bombë. Por për çfarë e përse? Ky tekst shoqërohet nga një bisedë imagjinare mes Enver Hoxhës dhe mjekut të tij në fund të jetës. Si në dy romanet më parë, autori e ka si skenë Tiranën e këtyre dhjetë viteve të fundit të post – tranzicionit.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Lepurushi i mallkuar, Bora Chung

Një debutim mbresëlënës dhe krejtësisht origjinal, nga një yll në ngritje i letërsisë koreane. Fabula surreale, drithëruese që sfidojnë patriarkatin, kapitalizmin dhe mbretërimin e teknologjive të mëdha, me humor absurd.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Josifopedia, Rikard Ljarja

Qirinjtë llamburitnin. Aroma e temjanit dhe era e tymit që lëshonin qirinjtë i jepnin solemnitet ceremonisë. Djali ishte i qetë dhe flinte në dorë të Marigosë. Nuna, me shumë delikatesë, filloi ta zhveshë djalin, pavarësisht se ai flinte në një gjumë të qetë e të thellë.
800 Lekë
More