• Banner

Pacientja "101", Nimfa Hakani
  • Pacientja "101", Nimfa Hakani

Pacientja "101", Nimfa Hakani

Nëpër faqet e këtij libri, do t'ju kristalizohen para syve karaktere grash që pësojnë trauma të paimagjinueshme si femra gjatë jetës së tyre qoftë nga meshkuj agresivë jashtë familjes, por edhe nga anëtarë perversë të familjes, trauma për të cilat, ne si shoqëri e kemi nganjëherë të vështirë të flasim, duke ndjekur parimin se çfarë është fshehur pas dyerve në musëndër, duhet të mbetet në musëndër.

8,88 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pacientja "101"
Origjinali: Pacientja "101"
Gjinia: Tregime
Autori: Nimfa Hakani
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 320
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-205-02-5

Mbi librin

Nëpër faqet e këtij libri, do t'ju kristalizohen para syve karaktere grash që pësojnë trauma të paimagjinueshme si femra gjatë jetës së tyre qoftë nga meshkuj agresivë jashtë familjes, por edhe nga anëtarë perversë të familjes, trauma për të cilat, ne si shoqëri e kemi nganjëherë të vështirë të flasim, duke ndjekur parimin se çfarë është fshehur pas dyerve në musëndër, duhet të mbetet në musëndër.

Ndodhi të tilla, ne i konsiderojmë të ndaluara si shoqëri sado të emancipuar që jemi, sepse nuk duam të pranojmë faktin që ato ekzistojnë, që ato ndodhin, dhe që shpesh na "frikësojnë" deri në tulatje apo edhe zemërim, duke shkaktuar si kundërveprim, miopi të vetinduktuar nga ana jonë, deri dhe në mohim të ekzistencës së tyre.

Për këtë arsye i shmangemi pranimit të rastisjes së tyre në botën ku jetojmë, apo reagojmë negativisht kur këto tema tabu bëhen publike, nganjëherë në kurriz të vetvetes, të atyre që na rrethojnë, apo shpesh edhe të njerëzve që ne as nuk i njohim, ndaj të cilëve, pa kuptuar, bëhemi gjykues tepër të rreptë deri edhe në ndëshkim verbal të padrejtë.

Çdo ngjarje e përshkruar nëpër tregime të ndryshme të këtij libri, që mund të krijojë përshtypjen sikur është e lidhur me ngjarje të vërteta është një rastësi e thjeshtë. Çdo tregim në këtë përmbledhje është një trillim i pastër i imagjinatës, i inspiruar nga shkëndija ngjarjesh jetësore.

Fragment nga libri

... "Çfarë ndodhi me ne?", pyeti veten. Ndjeu një si sëmbim në kraharor. U rregullua në karrige si për të gjetur një pozicion më të rehatshëm dhe për të larguar nga vetja atë të vërtetë të hidhur që i ishte shfaqur para sysh si dhe për t'iu shmangur përgjigjes së asaj pyetjeje. Për një çast të shkurtër pa veten në një shëmbëlltyrë ku e vërteta shpalosej lakuriq dhe e pamëshirshme. Nuk i pëlqeu se çfarë pa në atë vegim të shkurtër.

Një si gurgullimë iu ngrit diku në brendësi të qenies, një gurgullimë e dalë nga ai vegim i beftë dhe, si një shprehje e subkoshiencës së tij, pëshpëriti nëpërmjet një zëri akuzues: "Ju harruat vetveten! Harruat qëllimin përse ju ishit të revoltuar në rininë tuaj. U tjetërsuat ngadalë gjatë pesë dekadave në diçka që, dikur, vetë kishit përçmuar"...

Mbi autoren

Nimfa Hakani lindi në qytetin e Elbasanit në maj të vitit 1952. Në vitin 1975 u diplomua në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Gjatë viteve 1977-1993 punoi përkatësisht si inxhiniere elektrike dhe më vonë si mësuese e lëndëve teknike në shkolla të mesme të Tiranës.

Në vitin 1995 emigroi për në Amerikë bashkë me familjen e saj. Gjatë qëndrimit në shtetin e Nju-Jorkut përfundoi studimet pasuniversitare pranë "Mercy College"dhe zotëron diplomën Master Degree në "Science in Education" (Shkenca të Arsimit), si dhe licencën e shtetit të Nju-Jorkut për mësuesi në matematikë.

Ka punuar si mësuese e matematikës në sistemin publik të qytetit të Nju-Jorkut për 15 vjet. Aktualisht ka dalë në pension. Ka dy fëmijë të rritur dhe është gjyshe e tri mbesave dhe një nipi. Pas daljes në pension i është kushtuar krejtësisht të shkruarit, duke prekur zhanre të ndryshme, si: poezi, tregime, artikuj opinionistë për gazeta të ndryshme të internetit. Pasionin për të shkruar poezi e prozë e ka pasur që në moshën e adoleshencës.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928205025
ean13
9789928205025
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Marmara Hanëm, Valdete Antoni

Marmara Hanëm mund të jetë një grua - ëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin. Jeta e saj në Stamboll nuk shënon shkëputjen nga Ama, fëmija e lindur dhe rritur në lagjen e vjetër të krishterë në kërthizë të Tiranës, nga vajza, nëna, gruaja e divorcuar, pra nga vetvetja, para mbërritjes në Stamboll, por...

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Zonja me të kuqe, Majlinda Nana Rama

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Univers

Emma, Ersilja Çeli

Një pistoletë! Ç’donte pistoleta në shtëpinë e tij? Pse i shfaqej pikërisht tani që ai e donte aq pak jetën? Ai nuk kishte prekur armë me dorë në jetën e tij. Arma e tij ishte bisturia që luftonte vdekjen dhe jepte jetë. Ndërsa pistoleta luftonte jetën dhe jepte vdekje. Ai po mbante vdekjen në dorë. Mos ndoshta ajo ishte shfaqur për të pikërisht në këto...

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000764

Botuesi: Onufri

Fundi i mitit, Ali Podrimja

Ky është një libër i një proze të ngjeshur dhe të dendur. Një prozë ku kalohet me lehtësi nga fakti te meditimi, nga narrativa e konkretes në fantastikë, nga dialogu dhe gjuha e bisedës te thënie që u ngjajnë maksimave, urtive sinetizuese.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Aromë kujtimesh, Aida Shtino

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Kur këndonin gjelat e tretë, Agron Tufa

Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit...

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimtari i madh, Arben Dedja

Temat e vjetra përsëriten, por jo deri në obsesion, ndërkohë që bëjnë udhë tregime historikë, fantastiko-shkencorë, fantastikë, surrealiste, auto-fiction, pa llogaritur disa forma letrare proze të shkurtër akoma më të guximshme. Saqë pyetja më me vend do të ishte:"A janë (të gjitha) tregime?"

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Zonja e lotëve, Kastriot Mahilaj

Tregimet dramatike të këtij libri fqinjërojnë me një tregim humoristik, i cili, i vetëm, ka aftësinë të përthyejë krejt tematikën "e përlotur" të tyre. Jani është një tip që hypën në pemët pranë pallateve për të përgjuar nuset në intimitetin e tyre femëror, gjersa një natë, i përpirë nga pamja, rrëshqet dhe thyen këmbën.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Kulla, Genti Kame

Misheli dhe Ana janë një çift të rinjsh francezë, që kanë vendosur të kalojnë disa ditë të pushimeve të tyre në malet e Veriut të Shqipërisë. Të zënë nga një stuhi e beftë, ata gjejnë strehë në një kullë, e cila fsheh një mister të tmerrshëm

Çmimi 9,44 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)