• Banner

Darka e Berlinit, Bahri Myftari
  • Darka e Berlinit, Bahri Myftari

Darka e Berlinit, Bahri Myftari

Studiues të ndryshëm, kryesisht të tregimit, i kanë përqasur tregimet e Bahri Myftarit me ato të Markezit, përqasje që na duket e drejtë. Ky pohim buron më tepër prej poetikës së tregimeve të tij. Por jemi të mendimit se një përqasje më e motivuar mund t'u bëhet tregimeve të Myftarit me tregimet e Krostarit dhe Karpentierit.

6,94 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Darka e Berlinit (kopertinë e trashë)
Origjinali: Darka e Berlinit
Gjinia: Tregime
Autori:Bahri Myftari
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 160
Pesha: 0.392 kg.
ISBN: 978-9928-186-49-2

Komente mbi librin

"Studiues të ndryshëm, kryesisht të tregimit, i kanë përqasur tregimet e Bahri Myftarit me ato të Markezit, përqasje që na duket e drejtë. Ky pohim buron më tepër prej poetikës së tregimeve të tij. Por jemi të mendimit se një përqasje më e motivuar mund t'u bëhet tregimeve të Myftarit me tregimet e Krostarit dhe Karpentierit.

Ndërsa me të parin e afron më shumë sintaksa, një sintaksë e saktë dhe e drejtpërdrejtë; pa fjali të shumta nënrenditëse dhe bashkërenditëse; pa ligjërata komentuese e stërhollime baroke; me Karpentierin e afron prirja për ta çuar drejt skajeve kohën reale dhe kthesat e papritura që shkrimtari u jep zhvillimit të personazheve dhe ngjarjeve."

Dr. A. Jakllari

"Ka shkrimtarë të cilët gjatë jetës së tyre krijuese jetojnë midis krijimit dhe publicitetit, ndërkohë disa syresh i bezdis publiciteti dhe media në përgjithësi, pasi u duket sikur u vjedhin heshtjen e nevojshme, u rrëmbejnë thjeshtësinë aq të domosdoshme për krijuesin. Te të dytët bën pjesë edhe shkrimtari Bahri Myftari, një shkrimtar larg lëvdatave, i vetëdijshëm për vlerat e tij krijuese afatgjata.

Në një vështrim të imët që i kam bërë tregimeve të këtij autori, e them me bindje të plotë se proza e tij është një nga arritjet e letërsisë sonë këtyre dekadave të fundit. Si për nga tematika, ashtu dhe për nga cilësia, ajo qëndron denjësisht përkrah emrave më të njohur të prozës sonë. "Shkrimtari shpirtëron botën", thotë Sartri. Bahri Myftari ndër këto dekada, kryen për bukuri këtë mision..."

Dr. Koçi Petriti

"Bahri Myftari, një shkrimtar i njohur me disa libra në gjininë e prozës, një lëvrues i veçantë i tregimit të shkurtër, shpesh madje edhe me qasje të magjikës shkrimore, përfaqëson shkrimtarin e vërtetë dhe me profil të veçantë artistik në letërsinë shqipe."

B. Gjoka

"Gërshetimi i realizmit të thellë me atë të realizmit magjik aq i njohur dhe i arrirë te shkrimtari i madh, Markezi, e gjejmë shpesh dhe me sukses edhe te tregimtari ynë."

V. Koreshi

"Ka ecur me guxim e me vendosmëri në udhën e letërsisë që merr përsipër barrën të pasqyrojë me përgjegjësi dhe me art kohën, të vërtetën dhe vlerat e saj, në këtë vështrim, Bahri Myftari me kontributin e vet tepër të veçantë, bën pjesë në plejadën e shkrimtarëve të shquar."

P. Jorgoni

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186492
ean13
9789928186492
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001738

Botuesi: Onufri

Vjedhesit e eres, Bahri Myftari

Ka shkrimtarë të cilët gjatë jetës së tyre krijuese jetojnë midis krijimit dhe publicitetit, ndërkohë disa syresh i bezdis publiciteti dhe mediat televizive, pasi iu duket sikur u vjedhin heshtjen e nevojshme, iu rrëmbejnë diçka nga thjeshtësia dhe vërtetësia e jetës.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Biblioteka futuriste, Arben Dedja

Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Portrete pa kornizë, Ajkuna Dakli

Është si deti. Kur kalon bregun të kridhesh në ujë, shtrin krahët dhe noton, megjithëse thellë në ndër- gjegje e di se nuk mund të shkosh shumë larg dhe nuk mund të notosh përgjithmonë. Por kur shkel në breg ndodh magjia e shpresës.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mos harro të më kujtosh, Liridon Mulaj

‘Mos harro të më kujtosh’ është romani më i ri i autorit nga Shqipëria, Liridon Mulaj. Një roman që siç potencon vetë autori, brenda tij ka injektuar të gjithë ndjeshmërinë dhe shpirtin e tij. ‘Mos harro të më kujtosh’ është libri i tretë me radhë i Mulajt, pas të parit ‘I Pakuptuari’ që ishte një vëllim poetik dhe i dyti ‘Kërkohet një vrasës’ që trajton...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Teposhte, Herta Müller

Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Zonja nga Parga, Enver Kushi

“ Isha vetëm 16 vjeç e nuk mbaj mend veç shi dhe ulërima erërash që të tromaksnin. Dukej që Parga lëngonte pa gjetur derman”, janë fjalët e zonjës plakë tani kur është në muzgun e jetës duke kujtuar vitet e errëta të gjenocidit grek mbi shqiptarët e këtyre anëve.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)