• Banner

  • Nese nje dite nje prelud, Gazmend Krasniqi

Nëse një ditë një prelud, Gazmend Krasniqi

Ka një rimodelim të strukturave të të menduarit artistik e mbështetur në traditën vendase, mekanizmin e fantastikës së përrallës dhe legjendës, e shfrytëzuar edhe nga autorë të tjerë (Agolli, Kadare), por në një tjetër cilësi thurjesh e përdorimit të fjalës.

700 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nëse një ditë një prelud (kopertinë e trashë)
Origjinali: Nëse një ditë një prelud
Gjinia: Tregime
Autori: Gazmend Krasniqi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 136
Pesha: 0.326 kg.
ISBN: 978-9928-186-26-3

Koment nga autori

A mund të jesh të paktën mbret i fjalëve? Gjuhës që konturon dhe mbrun përvoja. Që ndan dhe bashkon. Që është e kompozueshme, e diskutueshme, e ëndërrueshme, e interpretueshme, e dëgjueshme, e recitueshme, e heshtur, e falshme, e përkthyeshme, e tregueshme, e rimueshme...

Ja kështu, herë pas here, përpiqem të vë ndonjë rend fjalësh, derisa kujtohem për dështimin e përhershëm, ose siç thuhet rëndom sot, thjesht ato kanë folur nëpërmjet meje.

Komente mbi autorin

"Ka një rimodelim të strukturave të të menduarit artistik e mbështetur në traditën vendase, mekanizmin e fantastikës së përrallës dhe legjendës, e shfrytëzuar edhe nga autorë të tjerë (Agolli, Kadare), por në një tjetër cilësi thurjesh e përdorimit të fjalës që nis nga indet, kombinimi i rrafsheve kohore dhe i ngjyrimeve të ligjërimit, deri në makrostrukturën e veprave, ku pikëtakohet me prozën bashkëkohore."

Mehr Licht (nr. 22)

"Në romanet, si dhe në tregimet, interesohet më fort për mënyrën se si tregohet një histori sesa për vetë historinë, sado e çuditshme të jetë ajo. Krasniqi bashkohet me idenë se "forma e përdorur një herë del jashtë përdorimit dhe vlen për aq sa na nxit të kërkojmë një tjetër".

Në vartësi të subjektit që ndërron, ai ndërron edhe stilin, duke kërkuar atë që kjo vepër të mishërohet. Kështu, çdo vepër ndryshon pozitivisht nga pikëpamja e formës letrare. Edukimi i parë si nxënës i një shkolle arti, si dhe puna shumëvjeçare si drejtues i një galerie arti e shënjojnë thellësisht edhe veprën e tij letrare: kjo duket në kolazhet dhe pastiche – t që përzihen me format më tradicionale të të rrëfyerit, ku gjëra, shpesh të pangjashme, ngjiten për të krijuar një realitet të ri, i cili mund të jetë shumë gjëra të tjera.

Kjo përforcohet nga krijimi i fundit të hapur dhe situatat e pangulitura. Nga stereotipet e prozës, klishetë gjuhësore dhe rregullat kanonike të shkrimit, ai përdor ato që mund të marrë në mbrojtje në një epokë ku janë vënë në dyshim fuqitë e letërsisë."

www.albavista.eu

Mbi autorin

Poet, prozator, dramaturg, eseist dhe historian i letërsisë, Gazmend Krasniqi është përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe në botë. Gjithashtu, është përfshirë në antologjinë "New European Poets" (Poetët bashkëkohorë europianë), Graywolf Press, SHBA. Ka doktoruar me temën "Poezia shqipe si histori letrare".

Disa nga botimet e tij të fundit janë: "Shitësit e Apokalipsit" (2012), "Fytyra e Simurgut" (2014), "Fletorja e poemave" (2014) dhe "Antologji e poezisë shqipe" (bashkautor, 2014).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186263
ean13
9789928186263
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000684

Botuesi: OMSCA-1

Bar Parajsa, Gazmend Krasniqi

Një çift të dashuruarish përballë dilemave të fatit, jetës dhe vdekjes. Në përpjekjen për t'u vënë emër këtyre gjërave, ata... Gjithçka e rrëfyer me një teknikë bashkëkohore brilante nga shkrimtari Gazmend Krasniqi. Ai interesohet më fort për mënyrën se si tregohet një histori, sesa për vetë historinë, sado e çuditshme të jetë ajo.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000857

Botuesi: OMSCA-1

Asgjete e vogla te Zotit, Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë, pastaj për letërsi, është autor i shumë librave me poezi e tregime, romaneve dhe drama, për të cilat është vlerësuar me çmime kombëtare dhe mbarëkombëtare. Gjithashtu, është autor librash me studime dhe përkthime.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Fytyra e Simurgut, Gazmend Krasniqi

Është rrugë shumë e gjatë dhe e mundimshme, sepse duhet të kalojnë shtatë lugina. Këto lugina, të fundosura poshtë maleve, të errëta e të thella, janë shprehje e dyshimeve dhe hipokrizisë, e krenarisë njerëzore dhe mashtrimit, prandaj secili zog vepron në natyrën e llojit dhe udhëtimi përparon shumë ngadalë.

Çmimi 560 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Kur këndonin gjelat e tretë, Agron Tufa

Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001028

Botuesi: Te tjere

Hija e Maleve, Ernest Koliqi

Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.

Çmimi 450 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Statusi i qenit, Teodor Laço

Nga shumë përcaktime që mund të më vijnë në mendje, duke medituar për rolin e humorit në moralin e shoqërisë dhe të individit, do të parapëlqeja t'i quaja një trokitje në portën e katarsit. Sigurisht për atë shoqëri dhe individ që është i vetëdijshëm dhe e pranon domosdoshmërinë dhe dobinë e katarsit.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Univers

Emma, Ersilja Çeli

Një pistoletë! Ç’donte pistoleta në shtëpinë e tij? Pse i shfaqej pikërisht tani që ai e donte aq pak jetën? Ai nuk kishte prekur armë me dorë në jetën e tij. Arma e tij ishte bisturia që luftonte vdekjen dhe jepte jetë. Ndërsa pistoleta luftonte jetën dhe jepte vdekje. Ai po mbante vdekjen në dorë. Mos ndoshta ajo ishte shfaqur për të pikërisht në këto...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Mbi dashurinë dhe harresën, Enea Ruçi

Ai përfaqëson pjesën dërrmuese të asaj gjenerate, që pajiset me diploma pak ose aspak të vlefshme dhe, me gjithë utopinë, hidhet në dinamikën e vrullit të jetës, nga ku është i destinuar të dalë i dërrmuar, i shtypur dhe i transformuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Homo Balcanicus, Niko Nikolla

Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, Niko Nikolla, i njohur në Shqipëri si njeriu që arriti të drejtojë për 25 vjet revistën "Hosteni", si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, e lidhi jetën e tij me gazetarinë si dhe me humorin përgjatë 45 viteve. Shkrimtari Teodor Keko e quante "babain e gazetarisë shqiptare".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)