• Banner

Nete moldave, Mitrush Kuteli
  • Nete moldave, Mitrush Kuteli

Netë moldave, Mitrush Kuteli

Më pyet për vdekjen më të ëmbël? Vdekja e bardhë në dëborë. Bëhet një qetësi e madhe në shpirt. Ndjehesh i lehtë, ëndërron, ftohesh kur ngrohesh dhe pastaj mbaron. E kam provuar dhe unë pjesërisht. Procesi është ky: celulat...

57,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Netë moldave
Origjinali: Netë moldave
Gjinia: Tregime dhe shënime
Autori: Mitrush Kuteli
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2015
Fq. 100
Pesha: 0.086 kg.
ISBN: 978-9928-180-08-7

Mbi librin

Në këtë libër janë mbledhur tregimet dhe shënimet që Kuteli ka mbajtur kur ndodhej i mobilizuar në kontigjentin e forcave rumune të cilat u dërguan për të luftuar në Frontin e Lindjes, destinacion Stalingradi, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Flitet për vjeshtën e vitit 1941 dhe fillimin e dimrit të po atij viti.

Pra janë shkruar nga një njeri i veshur me kapotë ushtarake e me revolver në brez, por në vend të urrejtjes përçojnë afërsinë mes njerëzve, pavarësisht se mund të flasin gjuhë të ndryshme.

Ato shprehin me forcë dëshirën për të jetuar dhe mallin për vendlindjen teksa Autori ndodhej, siç shkruan vetë, "në atë çipin e Ukrainës tek më pat hedhur shorta". Rrugëtimin e Kutelit drejt frontit e ndërpreu sapo hyri në tokën ruse një telegram ku njoftohej për sëmundjen e rëndë të së ëmës në Pogradec.

Materialin e Netëve moldave Kuteli e pat botuar në vitet 1943-1944 në libra të ndryshëm të tij në formë përjetimesh, mes faqeve të shënimeve apo paraqitjeve letrare, si korniza apo digresione. Mes tregimeve dhe "Parvera në Transilvani" ku përmendet shkarazi beteja e Stalingradit.

Mbas vitit 1944 për shkak të këtij mobilizimi Kuteli u etiketua si "shkrimtar fashist". Asnjë nga tregimet dhe shënimet e këtij libri nuk u përfshi në përmbledhjen me pesë vëllime të veprës së Kutelit në vitet 1988-1989.

Ky botim përmban dhe dy letra dërguar nga Bukureshti bashkëvendasit të tij, poetit Lasgush Poradeci në maj 1941 dhe në janar 1942.

Fragment nga libri

-Më pyet për vdekjen më të ëmbël? Vdekja e bardhë në dëborë. Bëhet një qetësi e madhe në shpirt. Ndjehesh i lehtë, ëndërron, ftohesh kur ngrohesh dhe pastaj mbaron. E kam provuar dhe unë pjesërisht. Procesi është ky: celulat...

U shojt hëna, pushoi bilbili, u zhduk dora e lehtë që shkiste mbi timen. Dhe dëbora vazhdon të qimtojë përmbi mua. I ndjej vetullat të lagura nga fijet që bjenë e treten dhe kam një pah të trashë mbi rroba. Vdekje e bardhë, qetësi, harrim. Jam midis dy botë dhe ndjehem i lumtur.

Detajet e librit
Mitrush Kuteli

Referencat specifike

isbn
9789928180087
ean13
9789928180087
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000003

Botuesi: Mitrush Kuteli

Shënime Letrare, Mitrush Kuteli

Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike.

Çmimi 149,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000004

Botuesi: Mitrush Kuteli

Prozë dhe vargje të zgjedhura 2, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Natë marsi", "Natë prilli" (Kapllan Aga i Shaban Shpatës), "Natë muaji maj" (I vdekuri dhe i gjalli), "Rinë Katerinëza", "Natë qershori", "Natë gushti" (Përtej valëve të kohës), "Natë muaji Shëmbitër" (Rrëfimi i parë i Argjir Vlonjatit), "Natë vjeshte të tretë", "Letrat e ndajnatës" (Lugetërit e fshatit tonë).

Çmimi 100,05 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000005

Botuesi: Mitrush Kuteli

Prozë dhe vargje të zgjedhura 1, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natë kollozheku", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit", "Më kot...", "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë" dhe "Parvera në Transilvani"; dhe vargjet: "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shëndaumit" dhe "Po të vdes në dhe të huaj".

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000006

Botuesi: Mitrush Kuteli

E madhe është gjëma e mëkatit (Tat Tanushi i Bubullimës), Kuteli

Ashtu si çdo autor ka kryeveprën e tij, edhe tek Kuteli, rrëfimi "E madhe është gjëma e mëkatit" është kryevepra e kryeveprave të tij. Jo vetëm nga ngjarja dhe filozofia e madhe që mbart ajo, por edhe nga mënyra e të rrëfyerit si askush tjetër apo, figurat artistike e fantastike, stili i të treguarit e gjithçka të përsosur

Çmimi 40,25 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000135

Botuesi: Ideart

Proza e Kutelit, Behar Gjoka

Mitrush Kuteli sot ka vendin në letërsinë shqiptare, sigurisht jo në atë vend që ia caktuen historiografët në vëllimet e kritikës e të periodizimit të letërsisë sonë. Diçka e tillë arsyetohet me faktin sepse Kuteli na paraqet si letrar një njeri kulture si vetje fort komplekse. 

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001678

Botuesi: Mitrush Kuteli

Proze dhe vargje te zgjedhura 3, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Vendosa të shkoj në Amerikë", "Unë, Çuli dhe Marina", "Papu", "Hanet e karvanet", "Për kumbulla", "Rusa – papusa", "Si u takua Ndoni me Zallorët", "Gjonomadhë e gjatollinj", "Qetësi përpara fërtyme" dhe vargjet: "Gjuhës shqipe", "Nisje për mërgim", "Tani që shkuan", "Tufan dëbore në py

Çmimi 100,05 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001679

Botuesi: Mitrush Kuteli

Havadan me Havadan, Mitrush Kuteli

Me toposin havadan ai na ka bërë të qartë se jemi në vendin e boshit e të fjalëve në erë, ku ulku nuk e ha ulkun po arbëri e ha arbërin, si urdhëron kanuni i Lek Dukagjinit: "Në këtë vend të uruar s'di njeriu si t'i ketë sytë që të mos e vrasin..."

Çmimi 63,25 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2218

Botuesi: Mitrush Kuteli

Ditar i ekonomistit, Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli është një nga ata të paktët të djalërisë shqiptare që nuk u përdhosën e nuk u demoralizuen nëpër ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë rasti dhe interesa me u diftue pak më i përvujtun dhe ma "tregtar".

Çmimi 86,25 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2658

Botuesi: Mitrush Kuteli

Poem kosovar dhe Poemi i Shendaumit, Mitrush Kuteli

Kuteli në këtë poemë shqiptarin kosovar e ngrit nga niveli i përjetimit të robërisë, e kalon npër nivelin e ndriçimit shpirtëror deri te vetëdija për çlirim, gjithnjë duke e vetrrëfyer. E shkruar në vorbullën e ngjarjeve, duke u mbështetur në realitetin e rrotullimeve të ndodhive, poema është një njohje më parë dhe një mj

Çmimi 49,45 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Dritë që vjen nga humnera, Drita Como

Ditët rrëshqasin pa zhurmë, të hirta, të zbrazëta, të njëllojta. Më duket se e kam humbur nocionin e kohës. Ajo vazhdon ecjen e saj të përhershme, monotone, të pafund. Dhe asgjë nuk përsëritet. Asgjë nuk kthehet mbrapsht.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Darka e Berlinit, Bahri Myftari

Studiues të ndryshëm, kryesisht të tregimit, i kanë përqasur tregimet e Bahri Myftarit me ato të Markezit, përqasje që na duket e drejtë. Ky pohim buron më tepër prej poetikës së tregimeve të tij. Por jemi të mendimit se një përqasje më e motivuar mund t'u bëhet tregimeve të Myftarit me tregimet e Krostarit dhe Karpentierit.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kur të jemi, Iva Nikolli

Lëkura e saj ka bardhësinë e qumështit dhe tatuazhi në kyçin e dorës ishte e para gjë, që më ra në sy sapo hapi derën. Dhe pse nuk e përmenda. Është i dukshëm dhe i bukur. Me vijëzime që e mbërthejnë kyçin e dorës si tentakula oktapodi. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë figure është... prapëseprapë jemi të panjohur dhe pamja e tij është veç një informacion i...

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Pika drite në eklips, Zija Çela

Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000713

Botuesi: Toena

Amaneti, Tregimet e fundit, Teodor Keko

 Jo rrallë herë nëpër biseda të ndryshme, ai shprehte keqardhjen për mungesën e trajtimit të temave të viteve ‘80-‘90 nga autorët shqiptarë, pasi sipas tij, kjo periudhë, në vetvete, për nga koloriti dhe dramaticiteti, ishte më interesante se vetë periudha e komunizmit. Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit të temave, por pasi mbaron së...

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritëro

E dikurshmja në apartamentin Nr.13, Sadije Agolli

Detaje të ngjarjeve e personazehve jetësore, duke shkaktuar kërshëri dhe ndezur imagjinatë. Për të rinjtë e kohës së sotme, një kuriozitet më tepër për të njohur mënyra e kode të sjelluri, të vepruari, në një sistem hermetikisht të mbyllur e që funksiononte edhe në mungesë të lirisë së mendimit. 

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Unë jam e tradhtuara (Historia e Dorës), Iva Musaraj

Unë jam gjithçka e njëkohësisht nuk jam asgjë. Nuk jam e lumtur. Në këtë botë anoreksikësh dhe bulimikësh, unë nuk e gjej dot veten. Në këtë botë të mbushur me veshje lëkure, stringa e tanga, silikon, selfie, instagram, unë nuk kam asgjë. Në këtë botë ku bukuria vlen më shumë se inteligjenca dhe në këtë botë ku bëhet garë për veshje dhe dukje, unë jam një...

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)