• Banner

Dora e shtetit, Uran Butka
  • Dora e shtetit, Uran Butka

Dora e shtetit, Uran Butka

"Dora e shtetit" është një tregim i shkëlqyer. Ideja e Karl Poperit se edhe demokracia është e aftë të kryejë krime, kur del jashtë kontrollit, është mishëruar artistikisht jo vetëm në këtë tregim. E lexon, e rilexon dhe të kaplon trishtimi.

7,29 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dora e shtetit
Origjinali: Dora e shtetit
Gjinia: Tregime
Autori: Uran Butka
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 270
Pesha: 0.279 kg.
ISBN: 978-99943-1-674-8

Mbi librin

Botimi i tregimeve të zgjedhura "Dora e shtetit", është një dëshmi serioze e profilit të tij si tregimtar i spikatur, që di t'i rrëmbejë jetës një pasuri ngjarjesh e situatash dramatike, por që i lejojnë, mandej përpunimin e begatë artistik. Në vëllimet "Vdekja e bardhë" (2001), "Humbja nuk është mbarim" (2004) dhe "Në shtëpinë tonë" (2008), që janë pjesë një triptiku, janë përfshirë artistikisht e psikologjikisht tri kohë historike: komunizmi, ndryshimet e viteve '90 dhe tranzicioni demokratik.

"Dora e shtetit" është një tregim i shkëlqyer. Ideja e Karl Poperit se edhe demokracia është e aftë të kryejë krime, kur del jashtë kontrollit, është mishëruar artistikisht jo vetëm në këtë tregim. E lexon, e rilexon dhe të kaplon trishtimi. Sepse i sheh të tillët përditë, në administratë, në gjykata, në rrugë, në ambiente publike, në mendësi.

Komente mbi autorin

"Karakteristikë e tregimeve të shkrimtarit Uran Butka është dëshmia e bukur. Tregime të vuajtjes së bukur. Vdekje e bardhë, stil i qartë, i rrjedhshëm, rrëfim i mirëfilltë letrar, ku shpërthen patosi, njohja e thellë e jetës, imazhet piktoreske dhe fisnikëria, dukuri e brendshme e Uranit, kaq bujarisht e trashëguar.

Ishim mësuar ta shihnim në letërsinë e dokumentit, duke e fundit me rrëfime, nuk zgjedh dokumentat, por shkruan për shpirtin. Në tregimet e tij ka natyralizëm deri në mrekulli. Ai ja lë jetës të fantazojë gjithçka. Tregimi "Bibla" është një mrekulli. Në tregimet e Uranit vërehet një thjeshtëzi fraze. Ai di të heshtë, di të bëjë, por edhe të thotë..."

Visar Zhiti

"Libri i Uranit "Humbja nuk është mbarim" ka tregime brilante. Uran Butka nuk është në kërkim të kohës së humbur, por është në vazhdimësi të kohës. Ai vjen pothuaj çdo vit apo një herë në dy vjet me një libër të ri. Në këtë vepër shohim qëndrimin filozofik të autorit, por Urani ka edhe protestën në tregimet e tij.

Rrethanat e jetës së tij mund ta çonin deri në dëshpërim, por ai ka triumfuar dhe ka arritur që përjetimet e tij dhe të njerëzve që e kanë rrethuar t'i lartësojë në art. Ne e kemi njohur Uranin si një shkrimtar që ka trajtuar në veprën e tij dhimbjen njerëzore, por tani shohim një shkrimtar që ka raporte të shkëlqyera me natyrën. Ai i ka shtuar realizmit poezinë."

Zija Çela

"Uran Butka është një shkrimtar i lindur. Figuracionet që ai përdor në tregimet e tij e rendisin ndër tregimtarët më të mirë të letërsinë shqipe. Tregimet që e marrin shtysën nga Martaneshi dhe Tropoja janë shumë të bukur. Brenda tregimeve të tij gjen shtrat për subjekte tregimesh të tjerë, por edhe romanesh."

Teodor Laço

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994316748
ean13
9789994316748
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2140

Botuesi: Te tjere

Masakra e Tivarit, Uran Butka

Krimet me përmasa, implikime dhe pasoja ndërkombëtare, siç ishte edhe Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar e gjykuar drejtësisht dhe dënuar, të paktën, moralisht, që të mos mbeten si njollë e pashlyer, si plagë e hapur dhe si urrejtje vepruese.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Tregime të rinisë, Alion Çaçi

Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës; vetëm pallatet, kurse drejtoria, shkolla, infermieria ishin më vete diku nga fusha.

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Pasi dielli bie, Jonas Eika

 Është i bukur Ginger-i, por të ecurën e ka si prej gjedhi, me gjunjë shumë të hollë, nuk vjen fare i larë me atë pamjen e zhdërvjellët e të shkathët që pritet prej një djali. Mendoj se djali i plazhit nuk mund të duket sikur graviteti e ka vënë përfund.

Çmimi 11,45 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Morphina (ebook), Ada Çapi

Një farmaci e re dhe moderne hapet në lagjen më të vjetër të Tiranës dhe pikërisht në një rrugicë "të gjerë nga njëra pasqyrë e Benzit të fundit te tjera". E qetë në dukje, me rregullat e saj të pashkruara, rrugica fsheh sekrete qindravjeçare rrënqethëse që bien mbi vajzën si evente të njëpasnjëshme. Autorja sjell këtë roman në formatin elektronik falas...

Çmimi 0,00 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kulla, Genti Kame

Misheli dhe Ana janë një çift të rinjsh francezë, që kanë vendosur të kalojnë disa ditë të pushimeve të tyre në malet e Veriut të Shqipërisë. Të zënë nga një stuhi e beftë, ata gjejnë strehë në një kullë, e cila fsheh një mister të tmerrshëm

Çmimi 8,85 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Netë moldave, Mitrush Kuteli

Më pyet për vdekjen më të ëmbël? Vdekja e bardhë në dëborë. Bëhet një qetësi e madhe në shpirt. Ndjehesh i lehtë, ëndërron, ftohesh kur ngrohesh dhe pastaj mbaron. E kam provuar dhe unë pjesërisht. Procesi është ky: celulat...

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000713

Botuesi: Toena

Amaneti, Tregimet e fundit, Teodor Keko

 Jo rrallë herë nëpër biseda të ndryshme, ai shprehte keqardhjen për mungesën e trajtimit të temave të viteve ‘80-‘90 nga autorët shqiptarë, pasi sipas tij, kjo periudhë, në vetvete, për nga koloriti dhe dramaticiteti, ishte më interesante se vetë periudha e komunizmit. Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit të temave, por pasi mbaron së...

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)