• Banner

Statusi i qenit, Teodor Laço

Nga shumë përcaktime që mund të më vijnë në mendje, duke medituar për rolin e humorit në moralin e shoqërisë dhe të individit, do të parapëlqeja t'i quaja një trokitje në portën e katarsit. Sigurisht për atë shoqëri dhe individ që është i vetëdijshëm dhe e pranon domosdoshmërinë dhe dobinë e katarsit.

7,29 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Statusi i qenit
Origjinali: Statusi i qenit
Gjinia: Tregime
Autori:Teodor Laço
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 216
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-99943-1-656-4

Koment nga autori

Nga shumë përcaktime që mund të më vijnë në mendje, duke medituar për rolin e humorit në moralin e shoqërisë dhe të individit, do të parapëlqeja t'i quaja një trokitje në portën e katarsit. Sigurisht për atë shoqëri dhe individ që është i vetëdijshëm dhe e pranon domosdoshmërinë dhe dobinë e katarsit.

Në jetë ndodh shpesh që e keqja të shfaqet e frikshme. Të duket e plotfuqishme. Por kjo nuk do të thotë që s'mund të mposhtet. Në luftën simbolike midis së Mirës dhe së Keqes, nga llogoret e letërsisë, humori është një armë asgjësuese. Ironia qep gojën e mburrjes, fudullëkut dhe shtirjes. Një shaka, në dukje e lehtë, mund të lërë një hidhësi që ngrin buzëqeshjet.

Është i lumtur ai njeri i mirë që e ka këtë dhunti. Në hapësirën e ngushtë, që i lejohej kritikës në sistemin totalitar, humori dhe satira shqiptare bën më të mirën e mundshme. Natyrisht, shigjetat e tyre e merrnin nishanin poshtë, pa guxuar të preknin vetë sistemin, por nënteksti i tyre shpesh ishte aq i qartë sa "teoricienët" e soc-realizmit të kërkonin që edhe në qendër të humorit të vihej heroi pozitiv!

Në ato vite, ndonëse nuk e pata humorin si domenin tim kryesor, nga libri në libër e "përndoqa" një personazh, kryetar kooperative që e quajta Mystehak Mullamake. Prej këtij cikli në këtë përmbledhje, zgjodha vetëm tregimin "Çështja e pulave".

Po ashtu zgjodha "Operacioni i Dolfit", botuar në "Drita" në maj të '90-ës, tregim që sipas dokumenteve arkivore, u bë objekt diskutimi deri në Byronë politike. Tregimet e tjera janë ngacmime të viteve të fundit, duke vjelë subjekte nga dy kohët: diktatura dhe demokracia. Ç'më shtyu? Mbase është e vërtetë ajo që thuhet se me kalimin e viteve, shkrimtari priret nga vështrimi komik...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994316564
ean13
9789994316564
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001193

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Mjegull, Teodor Laço

Në krijimtarinë e tij kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe...

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2460

Botuesi: Tirana Times

Bashkejetese me kohen, Teodor Laco

Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Këmbënyjëtuarit, Flogerta Krypi

Mjafton një çast për të ndryshuar një jetë përgjithmonë. Kështu mendojnë të gjithë. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Jeta nuk ndryshon. Ajo është njëlloj si vdekja. E njëtrajtshme. Ajo çfarë ndryshon është mënyra sesi ne shohim botën, përditshmërinë, njerëzit rreth nesh. Disa e quajnë rritje, maturi, forcë, mbijetesë. Emërtimet janë të shumëllojshme. Unë...

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Muza e ligë, Emilian Shabani

Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë burgu, Fatos Lubonja

Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: 2629

Botuesi: Te tjere

Arome camerie, Shefki Hysa

Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë t

Çmimi 4,16 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Jung, Agron Bajraktari

Kishim braktisur frikën dhe si pasojë kishim rrënuar shpresën për të gjetur një kurë për atë monstrën e vogël brenda nesh, e cila edhe pse ushqehet me frikën tonë, në mungesë të saj do të qëndrojë përherë aty, duke fjetur, për të mos na braktisur asnjëherë.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Penguin Books

The Narrative of Trajan’s Column, Italo Calvino

Italo Calvino was one of the most joyful and imaginative writers of the twentieth century. Here he muses on what the things we leave behind ¬- whether waxworks or ancient graffiti, enigmatic maps or a crumbling Roman column – tell us about the greater truths of the world, space and time.

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)